Zbulohet qeveria e re “MAJKO 2”
Kompromisi i madh i Kryeministrit 31 vjeçar
Burime brenda Kryesisë së PS-së dhe Kryeministrisë nxjerrin sekretin e formulës së kabinetit të ri
faqe 3
Kush nuk e dëshiron Berishën në Parlament
Hapi i hedhur nga Partia Demokratike dhe lideri i saj, Sali Berisha për t’u rikthyer në Parlament, gjë që do të sanksionohet nga forumet e larta të saj pas pak ditësh, u prit me entuziazëm nga opinioni publik si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Me këtë lëvizje të opozitës kryesore të vendit jeta politike në vend fiton një farë normaliteti. Nga ana tjetër, hyrja e deputetëve të PD-së në sallën e Parlamentit, në një farë mënyre do t’i shërbejë mbajtjes gjallë të atij kohezioni midis forcave politike të vendit të krijuar gjatë muajave të fundit, me rastin e përballimit të krizës kosovare. Për këto arsye, si dhe për faktin që partitë e koalicionit qeveritar ishin ankuar vazhdimisht për mungesën e PD-së në parlament, ato duhet ta kishin mirëpritur një zhvillim të tillë. Por, qarqe të caktuara në radhët e PS-së dhe aleatëve të saj po japin shenja që tregojnë se nuk janë të interesuar për kthimin e opozitës në Parlament. Le të kujtojmë arrestimin e “gjashtëshes” së PD-së, në prag të një takimi të paralajmëruar Nano-Berisha. Edhe tani ka gjasa që të nxirren pengesa artificiale si p.sh. ajo që ka të bëjë me “mosdhënien e shpjegimeve për aktivitetin parlamentar”, ku i penalizuar është lideri i opozitës, Berisha. Mirëpo, këmbëngulja për zbatimin e një neni të kushtetutës me përmbajtje të tillë, në një kohë kur kushtetuta nuk zbatohet për gjëra shumë më të rëndësishme, do të hedhë gjithçka në erë. Edhe ai që e njeh politikën shqiptare në mënyrën më sipërfaqësore e ka të qartë që një penalizim i Berishës si reagim të parë do të kishte solidarizimin me të të gjithë deputetëve demokratë, të cilët do t’i riktheheshin praktikës së bojkotit. Kjo sigurisht do të risillte edhe një herë klimën e tensioneve, por këtë radhë topi i përgjegjësisë do të mbetej në fushën e socialistëve. Në këtë mënyrë, do të komprometohej përfundimisht vij[a?] e bashkëpunimit pozitë-opozitë, një nga shtyllat ku Majko ka mbështetur suksesin si në qeverisje, ashtu dhe në betejat brenda radhëve të partisë. Madje, kjo të bën të dyshosh se mungesa e tolerancës në rastin në fjalë, kur shteti tregohet “bujar” me kriminelët më të rëndomtë, lidhet me qëllime të caktuara. Por, nuk mund të përjashtohet fakti që në radhët e pozitës ka jo pak elementë të interesuar për ta mbajtur opozitën jashtë Parlamentit. Kjo, jo vetëm që të lënë më të lirë për të nxjerrë ligje e marrë vendime në mbrojtje të interesave të tyre, por edhe të mësuar me parlamentin njëngjyrësh të kohës së Enverit.
POLITIKA
Lind “rebelët” Godo: Interpelancat të jenë ndryshe, pas rrëfimit të minis-
ministrave duhet të votojë Parlamenti — faqe 4 RENdi Rrëfimi i një adoleshenti. Vrau tim atë për t’u bërë si Chuck Norris në filmat me Vietnamin — faqe 7 REFUGJATËT 200 fshatarë sulmojnë dhe bastisin ndihmat e kosovarëve në një kamp në Shkodër — faqe 12 SOCIALE Qeveria miraton kredinë greke. Ja kush fiton nga të pastrehët e fajdove — faqe 22
Njoftim
Sot në ora 11.00, në hotel Rogner, kryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë z. Ylli Rakipi, botuesi i gazetës “Albania”, jep një konferencë shtypi në lidhje me uzurpimin e postit të tij nga kryeredaktori i gazetës “55”, Fahri Balliu, në ditët që zoti Rakipi ishte në Kinë në krye të një delegacioni gazetarësh.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë gazetarët.
L.G.SH.