Nga SHBA ultimatum: Rendi dhe korrupsioni ndryshe asnjë kacidhe
Raporti i Brukselit: Në Shqipëri gjendja shumë shqetësuese
Klinton dërgon emisar(in) Loy: Verifiko ç'ndodh në Shqipëri
faqe 2
Pas kulaçit, radha e shkopit
Periudha e inkurajimit dhe e mbështetjes të faktorit ndërkombëtar për qeverinë Majko, që zgjati pak më shumë nga ç'ishte parashikuar për shkak të zhvillimeve në Kosovë, duket se ka marrë fund duke ia lënë vendin konstatimeve, vërejtjeve dhe kritikave për situatën e pakënaqshme që sundon në vend. Entuziazmi për faktorin shqiptar, i krijuar tek të huajt në periudhën e luftës në Kosovë, shpejt është zëvendësuar me zymtësinë dhe pesimizmin që i shkakton kujtdo realiteti shqiptar. Vetëm pak ditë më parë ishin “Miqtë”, ata që shprehën hapur shqetësimin e tyre për rendin dhe korrupsionin e pakrahasueshëm, dy sëmundjet që e bëjnë Shqipërinë një vend të papërshtatshëm për investime dhe biznese të ndershme. Gjithashtu, dy ditë më parë, pak a shumë të njëjtat gjëra, madje më shkoqur, u vunë në dukje në Bruksel në një mbledhje të Komisionit Europian për t'ia lënë radhën një përfaqësuesi të administratës amerikane, i cili e bëri të qartë që nëse Shqipëria nuk do të jetë në gjendje të përmbushë kushtet e vëna që lidhen me funksionimin e shtetit dhe zbatimin e ligjit, rrezikon të mbetet pa asnjë mbështetje. Duke pasur parasysh sinjale të tilla, mund të thuhet se qeveria “Majko” tashmë ndodhet para periudhës më kritike gjatë gjithë ekzistencës së saj. “Miqtë” dhe faktori i jashtëm që e ka përkrahur pa asnjë rezervë gjatë gjithë këtyre muajve, tashmë pret vetëm rezultate me të cilat qeveria duhet të justifikojë këtë mbështetje. Në fakt, duke qenë qeveria që ka pasur përkrahje më shumë se çdo qeveri tjetër, çdo pretekst që mund të përdorej si argument nga Majko dhe ndihmësit e tij për të justifikuar realitetin shqetësues në vend, është vënë më tepër në jetë bindës. Për më tepër kur në këtë periudhë edhe opozita nuk mund të akuzohet për “agresivitet”, pa përmendur ndonjë rast kur ka ofruar bashkëpunimin. Nëse Majko nuk do të jetë në gjendje të luftojë korrupsionin dhe të vendosë rendin qoftë dhe në parametrat minimale, kjo do të ishte fatale dhe zhgënjimi i madh pas iluzioneve të krijuara tani së fundi për ndihmën e pakursyer perëndimore, mund të rikthehen ngjarjet e vitit 1997. Në këtë situatë, “dora e fortë” dhe sjellja në qeveri e pikëpamjeve të atyre faktorëve të domosdoshëm për të përballuar këtë sfidë të vështirë. Nëse Majko, e ndien se e ka të vështirë të sigurojë suksesin, duhet të ndryshojë sa nuk është vonë kabinetin qoftë dhe në bazë të një formule tjetër qeverisjeje.
Kryeministri Majko dhe ambasadori amerikan në Tiranë Frowick
Sulm me armë mbi kampet
Në Shkodër dhe Vlorë, një i vrarë dhe disa të plagosur
— faqe 8
Sulm me armë mbi kampet
Nga mikpritja, tek harbutëria e grabitjeve
Fqinji shfaros një familje
Patos, vritet babai, djali, vajza dhe plagosen dy fëmijë të tjerë
faqe 5