14/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 korrik 1999

Ministria e Transporteve shitet për 500 mijë USD

Kompan ia greke paguan për të mbajtur monopolin Skandal me transportin e udhëtarëve mes Greqisë dhe Shqipërisë Kompania greke paguan për të mbajtur monopolin faqe 4-5

Çfarë tjetër pret Majko?

Skandali i radhës, në të cilin protagoniste është ministrja Shuli, tregon se shqetësimet e institucioneve ndërkombëtare lidhur me përmasat e kor-

Fundi i ‘Tan Kateshit’ kapos së Elbasanit

Shuhet “epoka” e të...

pret Majko?

korrupsionit në qeverinë shqiptare janë krejtësisht të mbështetura. Nga ana tjetër, skandali në fjalë të jep të drejtën të mendosh se vështirë të gjendet në kabinetin e kryesuar nga Majko ndonjë anëtar të tij që të mos e shikojë postin e tij si një mjet për të mbushur xhepat. Në këtë mënyrë, përforcohet bindja se ndarja e posteve në qeveritë shqiptare, më shumë se synimin për të zgjidhur problemet dhe për të çuar vendin përpara ka si kriter plotësimin e interesave të qarqeve të caktuara, lidhjet e të cilave shtrihen përtej politikës. Tashmë, për këdo është e qartë se debatet ndërmjet krerëve të koalicionit në pushtet për portofolet e dikastereve të caktuara bëhen vetëm për të mos humbur shumat marramendëse që burojnë nga marrja e vendimeve dhe hedhja e firmave që favorizojnë subjekte që “dinë të luajnë qerren”. Rasti “Shuli” dhe ato paraardhës si dhe këmbëngulja e aleatëve të “Aleancës për Shtet” për të mos lëshuar nga dora ministritë që u ishin dhënë, gjatë ndryshimeve të qeverive, a thua se i kishin të trashëguara nga dikush, komprometojnë dukshëm karakterin e koalicionit që drejton vendin prej dy vjetësh. Kështu, nuk mund të shpjegohet ndryshe këmbëngulja e Gjinushit deri dhe me kërcënim për prishje të koalicionit, fillimisht për të mbajtur Apostolin edhe në qeverinë Majko, e më pas për të mos lëshuar nga dora dikasterin e transporteve duke ia lënë anonimes Shuli. Dhe me të vërtetë, eksperienca e këtyre dy viteve ka treguar se Punët Publike dhe Transportet apo më saktë “Ministria e Tenderave” ka qenë dikasteri më i përfolur i kabineteve Nano dhe Majko duke filluar me shtrimrin e rrugëve, ndërtimet e veprave të rëndësishme, licensat për linja detare, ajrore, tokësore etj. Skandali i tanishëm, e detare, ajrore, tokësore etj. Skandali i tanishëm, ku një ministre shet interesat e shtetit vetëm për 500 mijë dollarë, është një rast flagrant ku kryeministri Majko duhet të reagojë energjikisht. Veç të tjerash, me këtë, ai do t’i tregonte Perëndimit se korrupsioni në Shqipëri nuk do ta ketë të gjatë, duke ulur dyshimet mbi fatin që mund të pësojnë ndihmat në Shqipëri. Në të kundërt, faktori ndërkombëtar mbart do të braktisë përfundimisht edhe vetë Majkon si të pafuqishëm për të luftuar kundër klaneve mafioze që janë konfiguruar në kupolën drejtuese.

kapos së Elbasanit

Shuhet “epoka” e të fortëve në qytetin ku mbretëron qetësia. Hollësitë e operacionit të policisë së Elbasanit që drejtohej nga kolonel Koseni për kapien e tmerrit të qytetit. Historia e rrallë e agjentëve që ndogën të jemen për të zbuluar strofkullën e Kateshit në kryeqytet. Kapobandoja i Elbasanit, Tan Kateshi faqe 9

Ka një shembull për vendosjen e rendit

Aleksandër Çipa Rënimi i qeverisë në Shqipëri në rastet më të shpeshta ka ndodhur për shkak të rënimit të rendit. Kjo krizë e tejzgjatur shqiptare kërcënon edhe qeverinë e radhës Majko. Madje konstatimi i ka paraprirë në këtë pikë kërkesa ultimative e faktor it ndërkombëtar, përmes misionarëve amerikane dhe atyre të KE-së. Kronika e krimeve ditore në Shqipëri mbetet po aq e pasur sa edhe në ditët e moscënies reale të shtetit në muajt e ’97-ës. Dhe prej saj frika qytetare ende mbetet reale. Shteti duket ende i dobët në ndëshjen e tij me krimin. Mirëpo përballë kësaj situate ekziston edhe rasti i shpresës. Në Elbasan policia shqiptare ka dhënë shembullin se polici në qytetin e katërt për nga numri i popullsisë, ka autoritetin e policit londinez. Nuk është ekzagjerim të thuhet, por policia e drejtuar nga kolonel Edmond Koseni në këtë qytet ka rifituar atë që policia shqiptare në masën më të madhe nuk e gëzon prej disa vjetësh. Rasti i fundit, i shënuar pas aksionit të drejtuar nga komisar Koseni me kapon e përfolur të qytetit, mbetet vërtetë një gjest afirmues për uniformat dhe institucionin e rendit në Elbasan. Nga ana tjetër ky rast evidenton “ishullin e shembullit” se si rikthehet forca goditëse e shtetit mbi krimin. Rasti i Elbasanit, duke mos gjykuar vetëm nga një arrestim i bujshëm si ai i dëshmit, tregon se rendi edhe mund të vendoset. Madje në një mënyrë shembullore. I përfolur fillimisht si brutal në një qytet kaotik, të gjithë kuptuan më pas se “brutaliteti” nuk ishte veçse diktatura e ligjit, të cilin ne kishim kohë që se njihnim. Dhe diktatura e ligjit nuk është kurrë diktaturë. Ndërsa në përgjithësi Shqipëria është në gjendjen mjerane të pasigurisë qytetare.