20/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 korrik 1999

PS vendos: Nano ndalo fushatën! Po destabilizon partinë dhe rendin publik

Mbrëmë vonë mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste për t’u përgatitur për kongresin Në mitingjet e Nanos disa njerëz që kërkohen nga policia, si dhe ish doganierë faqe 2

SHBA, aleati strategjik i Shqipërisë

Në këto vite të pluralizmit politika e jashtme e Shqipërisë është shqyrtuar për luhatje të vazhdueshme përsa i përket orientimit të saj. Një herë është folur se përparësi është anëtarësimi në BE, pastaj kanë dalë në plan të parë marrëdhëniet me fqinjët duke mos harruar dhe të ashtuquajturit “miq tradicionalë”. Mjafton t’u referohesh të paktën deklaratave të politikanëve tanë dhe atyre që kanë drejtuar Shqipërinë deri në tetor të vitit të kaluar për të arritur në përfundimin e mësipërm. Kështu, në periudha të ndryshme është thënë se “ura e Shqipërisë për në Evropë është Athina” për të kaluar tek varianti sipas të cilit “Shqipëria duhet të integrohet në Europë nëpërmjet Italisë”, për të vazhduar me deklarata të ngjashme dhe në adresë të vendeve të tjera, antare të BE-së. Këto ndryshime zakonisht janë diktuar për arsye sekondare deri dhe personale, ku politikanët të ndryshëm dhe vetë të patriotizmit dhe synimit për të shkëlqyer vendit janë nisur nga interesat, nostalgji, apo dhe lidhjet e dyshimta me karak-ter personal. Por ngjarjet në Kosovë, sidomos gjatë këtyre kohëve të fundit, duhet t’ua kenë bërë të qartë politikanëve shqiptarë se cili duhet të jetë aleati kryesor i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar. Fakt është se, me përjashtim të SHBA dhe Britanisë së Madhe, të cilët mbështetën fuqimisht kauzën shqiptare, të tjerët, në radhë të parë ata fqinjë ose dhe të cilësuar si “miq tradicionalë”, heshtën për të vepruar në mbështetje të Shqipërisë, për kaluan pothuaj hapur me Beogradin siç ishte rasti i Greqisë dhe i lobit proserbë në Itali. Duke i shtuar kësaj dhe faktin tepër të rëndësishëm që SHBA është superfuqia e vetme politike dhe ekonomike në planetin tonë që vendos për fatet e botës, atëherë mbetet që politika e jashtme shqiptare të ketë vetëm një “yll polar” për t’u orientuar, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër duhet thënë se ndryshe nga vendet e tjera, duke përfshirë dhe aleatët e saj, Amerika nuk vuan nga ndonjë “dashuri e vjetër” për ndonjë nga fqinjët tanë për të cilën të sakrifikonte interesat e kombit shqiptar, siç ka ndodhur në të kaluarën. Përsa i përket disa deklaratave të ditëve të fundit të një politikani të njohur socialist me emrin Nano, në thellë të tij ka qenë ideja se dhe “lidhjet me Amerikën duhen zhvilluar nëpërmjet Romës apo Athinës” mund të thuhet se ka vend e kundërta. Duke kujtuar deklaratat e Presidentit Klinton dhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë se “Amerika ka interesa jetike në Kosovë” gjë që po e tregon konkretisht, do të ishte absurd pretendimi për të arritur tek ajo me bileta të blera tek të tjerët. Përsa i përket integrimit në BE, NATO apo gjëkjetë, Shqipëria do të shikohet me një sy krejt tjetër nga sa është parë deri tani nëse do të vendosë për të patur aleat strategjik SHBA, e cila para disa ditësh ka vendosur që Shqipëria të pranohet anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, gjë të cilën po e kërkon me vite Kina dhe shtete të tjera të fuqishme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe përsa i përket proceseve integruese me karakter rajonal. Për më tepër, në Ballkan është e vështirë, për të mos thënë e pamundur ideja e një federate, konfederate apo bashkimi tjetër, pa tutelën amerikane.

Fotos Nano kur gëzonte qetësinë e kryeministrit dhe kryetarit të PS

Wolfensohn: Bëni reformat në drejtësi, ndryshe bota do investojë gjekë

Presidenti i BB shkon në Bathore e Kukës faqe 17-18