Ismail Kadare: Politikanë të papërgjegjshëm po e bëjnë Shqipërinë turpin e Europës
Intervistë ekskluzive për “KJ” nga Parisi e shkrimtarit të madh Kadare për situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë
A ka fytyrë Rugova të dalë para popullit të tij kur vetë bën plazh në bregdetin italian?
faqe 16-17
Ultimatum i “Miqve” për qeverinë “Majko”
Njoftimet e ardhura nga takimi i djeshëm në “Miqve të Shqipërisë” zhvilluar në Bruksel ishin një kambanë alarmi për qeverinë shqiptare.
Ato pak vlerësime pozitive për gjendjen në Shqipëri, kryesisht kishin të bënin me qëndrimin e qeverisë shqiptare, gjatë periudhës së fushatës së NATO-s kundër Jugosllavisë. Por, kjo nuk mund të radhitet tek “meritat” e qeverisë pasi ishte e pamundur të mbahej qëndrime të tjera, veç mbështetjes së NATO-s dhe SHBA apo strehimit të bashkëkombasve tanë të dëbuar nga Millosheviçi. Dje “Miqtë” shprehën paqenagësinë për gjendjen në Shqipëri dhe zhgënjimin për paaftësinë e qeverisë për të realizuar detyrimet e saj ndaj elektoratit, por edhe faktorit ndërkombëtar. Kritikat e miqve shtrihen për një gamë shumë të gjerë problemesh, e cila fillonte që me ngadalësinë në zbatimin e reformës, në procesin e privatizimit, për transparencën e skemave piramidale, trafikun e paligjshëm dhe kontrabandën, kriminalitetin në përgjithësi dhe gjendjen skandaloze të drejtësisë, për paaftësi në administrimin e ndihmës së huaj për të ardhur tek kanceri i shtetit shqiptar; korrupsioni dhe mungesa e rendit. Duke u lidhur me vlerësime negative në fushat të cilëve u përkasin problemet e mësipërme që do të shqetësojnë serioz për “Miqtë”, kush do ta ketë drejtë të pyesë: Për çfarë mund të krenohet qeveria lidhur me punën e saj? E vërteta është se jo vetëm “Miqtë e Shqipërisë”, po kushdo që ka një lidhje sado të vogël me Shqipërinë në mënyrë fare të hapur u kanë vënë në peshë në dukje të gjitha fenomenet negative të mësipërme, lulëzimi i të cilëve ka qenë i përbashkët mungesën e shtetit.
Ndoshta më shumë rëndësi për shqiptarët kanë pasojat e një situate të tillë, pasi kësaj Shqipërie pa shtet askush nuk ka pse t’i hedhë sytë. Konkretisht ndryshe nga fqinjët, vendi ynë, falë paaftësisë qeveritare duket se nuk po përfiton nga “dritarja e mundësisë historike” që iu hap me rastin e luftës për Kosovën. Konkretisht, sinjalet e ardhura dje nga Brukseli, janë një ultimatum i hapur për Majkon dhe ekipin e tij. Në rast se qeveria ka kapërcen kornizat e fjalëve për t’u hedhur në veprime konkrete në përpjekje për të shëruar gjendjen tepër shqetësuese, ndodhet përballë rrezikut të braktisjes së përfundimtar nga faktori ndërkombëtar, pra dhe nga “Miqtë e Shqipërisë”. Pas vlerësimeve të djeshme të “Miqve”, tkurrja e fondeve për Shqipërinë apo largimi i pjesës dërrmuese të personelit të NATO-s shihen me një sy tjetër. Sidoqoftë, për njerëzit e kabinetit “Majko” ka ardhur koha e llogarive. Tani më shumë se kurrë Majko duhet të hapë heshtje skemat “Aleancës për Shtet” duke kërkuar dhe ndihmën e opozitës. Madje, ky hap do të ishte dhe një përgjigje për aktin e rikthimit të saj në parlament. Shqipëria dhe ata që jetojnë në këtë shtet nuk janë të detyruar të mbeten peng i koalicioneve apo klaneve që dominojnë politikën shqiptare. Nuk ka përse kryeministri Majko, i papërzier në lojëra të pista, të djegë karrierën e tij për hir të neglizhencës për të bërë operacione të forta në qeveri. Në të kundërt ai dhe kabineti i tij do të marrin rrokullimën dhe vështirë se mund t’i shpëtojë njeri. Majko mori dje vërejtjen e parë publike. Të dytën nuk duhet ta presë që t’i vijë nga ambasadori i ri amerikan, i cili mbërrin në Tiranë rreth datës 8 shtator.
Presidenca dhe qeveria nuk deklarojnë pasurinë
Komisioni i verifikimit akuzon zyrtarët e lartë — faqe 16
Presidenca dhe qeveria nuk deklarojnë pasurinë