Për 10 ditë do arrestohen ose ekzekutohen të gjithë terroristët në Shqipëri
Filloi ofensiva e forcave speciale të Ministrisë së Rendit në disa pika të nxehta të vendit pas urdhrit të kryeministrit
Emrat e personave të rrezikshëm mbahen sekret, njihen vetëm nga ministri i Rendit
Filloi ofensiva e forcave speciale të Ministrisë së Rendit në disa pika të nxehta të vendit pas urdhrit të kryeministrit
Për 10 ditë do arrestohen ose ekzekutohen të gjithë terroristët në Shqipëri
Emrat e personave të rrezikshëm mbahen sekret, njihen vetëm nga ministri i Rendit
faqe 5
Majko, ruju nga qeveritarët
Gjatë kësaj periudhe njëvjeçare të qeverisjes së Majkos, rrethi i kundërshtarëve me të cilët atij i është dashur të ballafaqohet, ka ardhur duke u ngushtuar.
Kështu, pas takimit me liderin e opozitës, Berisha, gjë që përkoi dhe me një zbutje të ndjeshme të vijës së ndjekur nga PD deri në atë moment, si kundërshtar kryesor i kryeministrit të ri, krejt papritur do të dilte ish-lideri i partisë së tij, Nano dhe njerëzit e tij. Sulmi i filluar nga Nano synon në një rikthim të shpejtë të tij në krye të partisë, pa shprehur ambicie të hapura për kolltukun e kryeministrit, i cili në fakt është synimi kryesor i politikanit të shquar, por të pafat socialist. Megjithatë, logjika e një sulmi të tillë është fare e qartë. Duke marrë kontrollin mbi partinë, Nano dhe grupi i tij e kanë fare të lehtë t’i imponohen Majkos dhe në momentin më të përshtatshëm për ta rrëzuar. Dhe tani, kur gjithë vëmendja e opinionit, në radhë të parë e elektoratit socialist është përqëndruar tek dueli Majko-Nano, pakkush mund t’i shkojë ndërmend se Majkos rreziku më i madh i vjen nga një drejtim tjetër. Sidat e rëndësishme që i duhet të përballojë ekipi qeveritar tani, pas përfundimit të luftës për Kosovën, veç të tjerash, kanë filluar të nxjerrin në pah praninë në qeveri të elementëve të paaftë apo të korruptuar, deri dhe të lidhur me qarqe të dyshimta finmash piramidale si “2K”, të cilën Farudin Arapi e ka akuzuar publikisht. Nga ana tjetër, konstatimet dhe vlerësimet e drejta të faktorit ndërkombëtar mbi fenomenet negative që dominojnë Shqipërinë e sotme, kanë nxjerrë si hap imediat ndryshimet në gjirin e qeverisë. Një hap i tillë nxitet dhe nga zbulimi i ndonjë skandali të bërë publik nga mediat e pavarura. Rrjedhimisht, ata ministra që i përkasin kësaj kategorie janë përfshirë nga paniku që shkakton frika e shkarkimit. Pikërisht, një frikë e tillë bën që ata të luajnë të gjithë gurët shkarimkit. Pikërisht, frika e tillë bëri që ata të luajnë të gjithë gurët për të mos humbur privilegjet e siguruara nga kolltuku ministerial apo të paktën më të fuqishëm se ky kolltuk. Të ndërgjegjshëm se “paratë” me Majkon vështirë se mund të jenë të suksesshme, në pjesë e këtyre ministrave duket se kanë zgjedhur rrugën për të goditur kryeministrin. Në fushatën “antiMajko” që po zhvillohet prej kohësh “nën rrogoz” janë angazhuar dhe qarqe jashtë qeverisë, në radhë të parë, liderë të caktuar të partive të djathta e përkasin mistrat që pritet të shkarkohen nga dita në ditë. Në këto kushte, për Majkon çdo vonesë për të vënë në jetë ndryshimet në kabinetin e tij do të jetë fatale. Me kalimin e kohës, duke u trashur gjërat, ai duke u gjendur para fakteve të kryera, do të ndjehet krejtësisht i paralizuar dhe mund ta shohë veten si një instrument në duart e mafiozëve politikë që veprojnë në kabinetin e drejtuar prej tij.
SHQIPËRIA: Kosova jo në Jugosllavi, ndryshe refuzojmë Paktin e Ballkanit
Takimi i Sarajevës për Paktin e Stabilitetit në Ballkan
SHQIPËRIA: Kosova jo në Jugosllavi, ndryshe refuzojmë Paktin e Ballkanit
Të gjitha projektet që i janë prezantuar dje Europës
Ja ç’kërkojmë në Sarajevë
Korridore, hekurudha, linja elektrike, telefonike ...
faqe 2-3
Takimi i Sarajevës për Paktin e Stabilitetit në Ballkan
foto REUTERS