31/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

31 korrik 1999

Celularët e politikanëve drejtojnë kontrabandën

Akuzë edhe policisë: Ata që ne kërkojmë t'i arrestojë, i ndihmon të arratisen Agim Tirana dhe Bilbil Mete, njerëzit kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme, lëshojnë akuzat publike dhe në një seminar për krimin ekonomik faqe 16-17 Helikopteri i rrëzuar dje në fshatin Ndroq të Tiranës foto REUTERS

Korrupsioni, gjithçka fillon tek politika

“Pushtimi” nga ana e forcave të rendit të qytetit të Shkodrës të godinës së gjykatës në shenjë proteste kundër korrupsionit që ka mb bytur sistemin e drejtësisë shqiptare do të shënonte fillimin e një ndeshjeje midis këtyre dy strukturave të shtetit, me akuza të ndërsjella për korrupsion, ndeshje e cila nuk dihet sa mund të zgjasë dhe ç’përfundim do të ketë. Por, pa u shuar jehona e aktit të policëve të Shkodrës, përfaqësues të drejtësisë akuzojnë struktura të policisë për të njëjtën gjë, pra, për korrupsion. Në të vërtetë, duke pasur parasysh realitetin e këtyre viteve akuzat e të dyja palëve kanë plotësisht të drejta. Në Shqipëri ekzistojnë si gjyqtarë apo prokurorë të korruptuar, por edhe policë të prekur nga kjo sëmundje. Sigurisht, nuk mund të futen të gjithë në një thes. Policë dhe gjykatës të ndershëm sigurisht që nuk mungojnë, por e keqja është se këta janë të mposhtur totalisht nga të korruptuarit. Kjo, si dhe lulëzimi i korrupsionit si në drejtësi ashtu dhe në polici, institucionet më të rëndësishme në luftën kundër krimit, është pasojë direkte e politikës, e politikanëve të korruptuar. Konkretisht, në seminarin e djeshëm mbi krimin ekonomik, përfaqësuesit e organit të prokurorisë, akuzuan hapur politikanë që “drejtojnë kontrabandën me celularë”, gjë që në të vërtetë dihet prej shumë kohësh. Mjafton të përmendim faktin se edhe “an kader” për poste të rëndësishme në polici, dogana, pa përjashtuar sistemin e drejtësisë, për të cilat paguhen shuma që shkojnë deri në 100 mijë dollarë, zhvillohen në mjediset e politikës. Janë, ministra dhe eksponentë të partive në pushtet, ata që vendosin për poste të tilla të lakmuar, gjë që të bën të kuptosh se ku shkojnë paratë me të cilat blihen postet në fjalë. Por, ndonëse të gjitha këto dihen, deri më sot asnjë politikan i përfolur në këtë drejtim, nuk është vënë përballë provash dhe faktesh konkrete duke mos bërë fjalë për të ballë shkuar më tej. Pra, duke pasur parasysh një rol të tillë të politikës në inkurajimin e fenomenit të korrupsionit, lufta kundër tij nuk mund të imagjinohet pa përfshirë klasën e politikanëve, madje gjithçka duhet të fillojë këtu. Përsa i përket kësaj, tashmë ka ikur një herë e mirë koha e përgjithësimeve dhe duke lënë vendin vënies së gishtit mbi emra të caktuar. Dhe pas kësaj, t’i vijë radha masave konkrete duke ndëshkuar të gjithë zyrtarët me damkën e të korruptuarit. Dhe shembulli i parë duhet të jetë nga ekzekutivi, pasi normalisht këto drejtim është mirë të vijë nga ekzekutivi, pasi normalisht është shkeljet bëhen me firmat e disa prej njerëzve të tij.

Tragjedi në ajër: Rrëzohet në pyll helikopteri i policisë

Një polic vdes në vend, pesë të tjerë plagosen Ndiqte një bandë që kishte grabitur 50 milionë lekë — faqe 8

Mbyllet Samiti për Ballkanin

Mbaroi epoka e luftërave për kufijtë, tani për njerëzit e gadishullit të grindjeve erdhi koha e paqes dhe punës faqe 2-3