BERISHA tërhiqet nga mitingjet pa leje
Minarolli: Hajdarin do ta përkujtojmë vetëm me lule dhe qirinj
Pas ngjarjeve të fundit në Tropojë, Tepelenë, Roskovec dhe Burrel, lideri demokrat deklaron se do të marrë leje për çdo gjë në policinë e Poçit
[Pjesërisht e prerë] emra konkretë
Kritikat e bashkësisë ndërkombëtare, përsa i përket situatës në Shqipëri ku theksi është vënë tek mungesa e rendit dhe korrupsioni në përmasa skandaloze, në radhët e administratës shtetërore duket se kanë shërbyer për t’i nxjerrë edhe një herë fenomenet e mësipërme në rend të ditës.
Kështu, çdo ditë zyrtarë të lartë i sheh duke bërë konstatime për kontrabandën dhe ekzistencën shqetësuese të korrupsionit në të gjitha hallkat e strukturave shtetërore, të shoqëruara këto me ligjërata për domosdoshmërinë e luftës kundër këtyre fenomeneve. Këto janë të shoqëruara nga seminare, konferenca e simpoziume tema e të cilëve është “kontrabanda, korrupsioni dhe lufta kundër tyre”, ku nuk është munguar të flitet gjatë për pushtetarët që mbajnë në duar të gjitha fijet e kontrabandës që zhvillohet në Shqipëri. Por opinioni publik, ndoshta i imunizuar nga fushata të tilla, nuk ka si të mos i shohë me skepticizëm efektet e tyre. Në fakt për kontrabandë shtetërore, korrupsion, për zyrtarë të korruptuar ka vite që flitet, por e vërteta është se deri më sot nuk është formuluar asnjë padi konkrete qoftë edhe për emrat më të përfolur në këtë aspekt. Nuk dihet nëse ka munguar guximi apo kanë ndikuar faktorë të tjerë siç mund të ishte ndonjë lidhje e dyshimtë, që akuzat për korrupsion të mbeteshin gjithmonë jetë-jetimë, në dosjet e kyçura në sirtarë të ndonjë zyrtari. Rreth një javë më parë, policët e Shkodrës protestuan kundër drejtësisë duke “pushtuar” godinën e gjykatës së qytetit. Por do të kishte qenë mirë që policët e revoltuar mbi të gjitha të kishin publikuar edhe një listë me emrat e atyre që ishin bërë shkaktarë për t’i shtyrë deri në një akt të tillë. Po kështu, pak ditë më parë, ndërsa u fol me detaje dhe prova se kontrabanda drejtohej nga njerëz të ndodhur në nivele të larta të piramidës shtetërore, prokurorë që i bënë të ditura këto nuk përmendën qoftë edhe një emër të vetëm të ndonjë zyrtari të tillë i cili, në bazë të ligjit, meriton prangat. Nga ana tjetër, mësohet se nga prokuroria është nisur një listë me emra kryepolicësh të akuzuar për korrupsion e kontrabandë Presidencës dhe Kryeministrisë. Nëse njerëzit e prokurorisë do të ishin me të vërtetë të interesuar për eliminimin e korrupsionit dhe kontrabandës, duke u nisur nga mënjanësia e institucioneve të mësipërme në këtë aspekt, do të kishte qenë mirë që emra të tillë t’i bënin të njohur edhe në publik. Në këtë mënyrë veç gjasave më të mëdha për sukses, do të viheshin para përgjegjësisë edhe Presidenca apo Qeveria për mosangazhim në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës.
Flisni me emra konkretë
Kritikat e bashkësisë ndërkombëtare, përsa i përket situates në Shqipëri ku theksi është vënë tek mungesa e ren-
Fushata para kongreseve Grua në krye të PS e PD, zgjidhja më e mirë për kohën
Fushata para kongreseve
Grua në krye të PS e PD, zgjidhja më e mirë për kohën
faqe 5
Masakra e Tropojës Varrosen viktimat. RENEA vë nën kontroll qytetin e terrorizuar
Masakra e Tropojës
Varrosen viktimat. RENEA vë nën kontroll qytetin e terrorizuar
faqe 2
Korrupsioni Një listë me policë të dyshimtë në tavolinën e Majkos dhe Meidanit
Korrupsioni
Një listë me policë të dyshimtë në tavolinën e Majkos dhe Meidanit
faqe 9