Kina kërkon të pushtojë ushtarakisht Tajvanin
Rrezikohet prishja e marrëdhënieve SHBA-Kinë, nëse vendos forca e ushtrisë, ndërkohë që Tajvani firmosi të blejë 36 avionë me vlerë 5.6 miliardë dollarë nga amerikanët
faqe 2
Kriza e ndëshkimit
Mosndëshkimi i fajit është ajo që ka çuar shoqërinë shqiptare në një situatë të tillë si kjo e vitëve të fundit, ku nuk bëhet fjalë për zbatim të ligjit.
Të pushteti konsiderohet si një mjet biznesi për shumicën e politikanëve shqiptarë është e qartë për çdo qytetar. Edhe ajo luftë e egër deri në ekstrem që zhvillohet ndërmjet forcave politike më shumë se për programet, idealet apo botëkuptimet, synon futjen në dorë të posteve që “pjellin” para. Ishte mënyra e ndarjes së portofoleve ministeriale nga koalicioni “Aleanca për Shtet” dhe ato që karakterizuan qeverisjen e tij, që vulosën përfundimisht vërtetësinë e kësaj hipoteze. Me të vërtetë, kryeministri Majko dhe ndonjë bashkëpunëtor i tij i ndershëm të shqetësuar për përmasat e korrupsionit dhe të abuzimeve të zyrtarëve të lartë, i kanë shpallur luftë fenomeneve të tilla, por duke u ndeshur me realitetin pakush mund të ketë besim në suksesin e një fushate kundër zyrtarëve të kësaj kategorie. Se pari, kur flitet për ekzistencën e korrupsionit, abuzimeve dhe shkeljeve nga më të ndryshmet të ministrave dhe funksionarëve të administratës, akoma nuk është arritur të përdoren emrat e përveçëm. Gjithçka mbetet në kuadër të konstatimeve dhe të premtimeve boshe gjë që të bën të dyshosh në sinqeritetin e fushatave “antikorrupsion” të institucioneve të specializuara shtetërore. Për më tepër, duket sikur të gjitha bëhen për të qetësuar njerëzit e revoltuar ose që t’u merret vota për të ruajtur pushtetin ose më mirë privilegjet. Megjithatë, edhe kur vihet gishti mbi dikë, më e shumta shkohet deri tek shkarkimi i tij nga detyra pa e shtrënguar të paguajë për ato që ka bërë. Kështu, ndërsa nuk kanë qenë të pakta rastet kur për motive të tilla janë shkarkuar p.sh. drejtues doganash apo shefa policie, nuk dihet që ndonjë prej tyre të ketë përfunduar pas hekurave ose të paktën për t’i kthyer qoftë dhe një pjesë të asaj që ka fituar duke dëmtuar arkën e shtetit. Madje, në vend që të përballeshin me drejtësinë, rëndom, zyrtarëve të tillë, u gjendet një tjetër “vend pëllumbash”, ndoshta për sëri në administratë, ku, më e pakta mund të aktivizojnë gjithçka që kanë fituar me mënyra të paligjshme. Nuk është çudi që mungesa e ndëshkimit ndaj zyrtarëve që shkelin ligjin është një nga shkaqet kryesore të shndërrimit të korrupsionit në një ligj të pashkruar të administratës shtetërore. Nëse në kohën e diktaturës zyrtarët i trembeshin shkeljes së ligjeve, kjo lidhej me masat maksimale të dënimeve më të cilat paguanin abuzimet e tyre.
Fino: Majko si Berisha
Pas takimit të Kryeministrit me kryetarët e PS-së në rrethe — faqe 3
Kryeministri Majko gjatë takimit me kryetarin e PD, Berisha në 22 dhjetor 1998
Post-eklipsi Shqiptarët më të çuditshëm e botës. Të gjithë ngujohen brenda
faqe 7-8-9