Meta: Majko, ky diktator i vogël
Shpërthen konflikti në mbledhjen e qeverisë
Zëvendëskryeministri akuzon kreun e qeverisë për vendime arbitrare dhe të pakonsultuara
faqe 3
Politika në shërbim të mafias
Të dhënat e publikura atëherë, e tundën me tërë Shqipërinë. Të gjithë u tronditën nga zbulimi se ai (i akuzuari) kishte pasur marrëdhënie të veçanta me Bashkim Gazideden e kësisoj, grupet e tij bashkëpunëtore po tentonin të kontrollonin ministrinë e Brendshme dhe SHIK-un. Kësisoj, në emër të luftës kundër Presidentit të Republikës, segmente të caktuara të pushtetit, segmente të veçanta të shtetit po shfrytëzoheshin për luftën politike, për konflikte mes individësh dhe jo për interesat e vendit. Pra, mosekzistenca e kufijve ndarës mes shtetit dhe politikës kishte bërë që të forcohej dhe të zgjerohej trafiku, korrupsioni, mafia, duke pasur një përkrahje dhe mbështetje indirekte nga vetë qeveria. Dhe nuk mund të konsiderohet gjë e rastësishme fakti se disa muaj pas botimit të këtij shkrimi konkluzionet shkuan drejt të kundërtës. Kjo qeveri, me protagonistë të tillë që të kujtojnë ngjarjet më të rënda të komunizmit, ka prodhuar vrasje, ka realizuar grushte të vogla shteti dhe kjo është bërë më së shumti duke u frymëzuar nga kjo psikozë gjakmarrjeje e hakmarrjeje që ka shpërthyer nën ethet e luftës për pushtet. Për shkak se këto i sheh, vështirë se mund t’i lëmë shpifjet, rreshtat e shkruara në kurriz të atyre që janë përpjekur të çlirojnë veten nga korrupsioni, dhe hieja e liderëve me fytyrë peshkaqeni, sy dhelpre, kthetra xhelati, për të cilët vendi sot mban frymën. Për sa i përket raportit të politikës me mafian, tanimë mund të thuhet me siguri se ajo është jo vetëm e lidhur me të, por dhe në njëfarë mënyre shërbëtore e saj. Del qartë se për një gjë të tillë në garë për dominimin ekonomik e politik janë futur të gjitha strukturat e qeverisë, nga shërbimet më të fshehta deri te policia e rendit dhe ministritë e saj. Këto shërbime e organe të policisë kanë dështuar tërësisht nga paaftësia administrative dhe korrupsioni, por mbi të gjitha nga implikimi i drejtpërdrejtë në kontrabandë, janë bërë thjesht pjella e individëve zotërinjve. Më e keqja është se nga afër e larg aludicionet dëshmojnë se në njerëzimin e së ardhmes ne nuk do të jemi dot veçse skllevër. Hap pas hapi vendi po transformohet nga një shtet që ishte i ndërtuar me pasurinë kombëtare bazë dhe asaj të huaj. Kësaj të dytës i është bërë tashmë kolona vertebrale e gjithë shtetit. “Të ardhurat” në qendër dhe në periferi të Shqipërisë. Nga 1 deri në 6 miliardë dollarë. Pra, nëse konsiderohen qoftë dhe në vlerën më të ulët, barazojnë me vlerësimin mesatar të ndërtimit të infrastrukturës së tillë, aeroportin ndërkombëtar, e tillë janë shifrat. Në vendin tonë krimi ekonomik ka marrë përmasa të frikshme, por jo të pakontrollueshme. Nocioni i shtetit për pushtetin e politikës, të sfiduar nga korrupsioni e mafiozllëku, ka rënë apo jo? Përgjigjja vjen e drejtpërdrejtë: duke qenë se sot politika i mban të nënshtruara dhe në vartësi të plotë institucionet e shtetit, si dhe drejtësinë e saj dhe në saj të kësaj situate mund të mbrohen dhe sheh shpëtuar veprimtaritë nga kontrollet më shtrënguese, qoftë dhe nga policia, qoftë nga pushteti gjyqësor. Politika tashmë ka dalë në krye të këtij zinxhiri të gjatë dirigjimi të fortë dhe në dorë të të “fortëve”, kap pas kap, shet dhe bën. Kështu që si shkruan pasioni korruptiv i sistemit, vendi po bëhet dita-ditës gjithnjë e më i vështirë për të jetuar. Ky institucion me anë të shpifjeve e përgojimeve publike, si dhe ndihmës së plotë që ka marrë nga SHIK-u e policia, është shndërruar në një lloj protagonisti të këtij kaosi, i cili po i mban peng njerëzit. Për këtë kaq. Di Prete, duke qënë se socialistët janë marrëveshur me ambasadorët e huaj, duan të shpikin edhe shefa shqiptarë. Para së gjithash ata kanë nevojë të mënjanojnë çdo alibi për çdo vepër kriminale, për të shpërfillur ndonjë kritikë apo mosrespektim të autoritetit. Sigurisht që me këto fjalë nuk vihen në të njëjtin plan të gjithë njerëzit e drejtë, së cilët të njëjtën gjë do ta dinë njerëzit e huaj, sidomos ata që dinë historitë e së kaluarës dhe të së sotmes. Duhet qënë sa më shumë të ndjeshëm e sa më shumë të shqetësuar pas këtij muri,
Policia lirion pas 3 muajsh pengun grek
Vlorë, festë për herë të parë në komisariat
faqe 7
TELE-BINGO
e verës, 29 gusht 1999
Njëqind fitues me 50.000 lekë (të reja)
TELE-BINGO, 7.000.000 lekë (të reja)