10/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 nëntor 1999

Meta: Rendin ose largohuni

Kryeministri kërkon rend të plotë në të gjithë territorin e vendit. “Do t’ju kontrolloj çdo ditë” “Çdo qytetar që nuk respekton ligjin quhet armik i qetësisë” faqe 5

Kënaqësia e antarësimit apo problematika e integrimit

Nga Koço Danaj Kongresi i Internacionales Socialiste pranoi në radhët e tij Partinë Socialiste. Diskutimet e politikanëve, për votë konsultative apo

Problematika e integrimit

Kongresi i Internacionales Socialiste pranoi në radhët e tij Partinë Socialiste. për votë konsultative apo deliberative, nuk janë gjë tjetër veçse fluska propagandistike. Tashmë e majta shqiptare ka dy parti në Internacionalen Socialiste. Por vëmendjen e tërheq një fenomen tjetër, i cili ka të bëjë me konceptin e integrimit euro-atlantik të politikës shqiptare. Në këtë kongres, problematika e të cilit ju ishte bërë e njohur partive të majta shqiptare, u trajtuan dhe diskutuan probleme të një rëndësie të veçantë, që kanë të bëjnë me integrimin europian dhe të ardhmen të majtës europiane. Por këtë problematikë opinioni i majtë shqiptar dhe ai publik në tërësi e mori vesh nga agjensitë e huaja. Askush prej politikanëve të Partisë Socialiste dhe Social Demokrate, as propaganda e së majtës shqiptare në përgjithësi nuk i bënë jehonë kësaj problematike. Të parët shkuan në kongres për t'u pranuar dhe propaganda e tyre para kongresit i bëri vetëm pranim si akt, ndërsa të dytët, duke qenë anëtarë, shkuan për të kryer një ceremoni. Ka ardhur koha që të hiqet dorë nga propaganda e tejkaluar për lista anëtarësimi apo mburrje se “ne jemi anëtarësuar qysh në 1992-shin”. Problemi duhet parë më thellë. Partia Socialiste gjatë viteve që ishte në opozitë dhe periudhës që është në pushtet ka krijuar një përvojë të sajën me formimin e koalicionit “Aleanca për Shtetin”. Në Kongresin e Internacionales Socialiste, u dukën qartë dy rryma brenda së majtës europiane, Rryma e Tonit Blerit dhe Gerhard Shrëderit për një kalim të së majtës drejt qendrës së majtë dhe rryma e socialistëve francezë për një rinovim të së majtës brenda vetë gjirit të saj. Siç u pa në materialet që ju paraqitën Kongresit, nuk ishin nocione teorike, por fryt i një realiteti praktik të luftuar nga Bleri, Shrëderi, apo Zhospeni. Në esencë, problematika e Kongresit të Internacionales Socialiste kishte të bënte me të ardhmen e Evropës dhe botës. Kësisoj publiku shqiptar në përgjithësi dhe ai i majtë në veçanti ka nevojë të dijë, se cili është sot dhe cili do të jetë nesër qëndrimi i partive të majta në Shqipëri ndaj problematikës së shtruar për diskutim në këtë kongres. Diskutimi i këtyre problemeve madhore që ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në marrëdhëniet dhe politikën euro-atlantike është parësor. Ndërsa intervistat dhe diskutimet mbi anëtarësimin dhe flazat e saj flasin për një mentalitet të vjetër të politikanëve të së majtës shqiptare, për mentalitetin e vitit 1992. Për të majtën shqiptare, problemi kryesor në fundin e shekullit, nuk është lista e anëtarësimit, por realiteti i integrimit konkret në politikë, marrëdhëniet dhe strukturat euro-atlantike. Cili do të jetë qëndrimi i të majtës shqiptare ndaj këtyre dy rrymave. Cili do të përkrahë dhe aplikojë ajo, cila rrymë do t'i shërbente më mirë ndërtimit të shtetit shqiptar dhe së drejtës dhe mirqënies ekonomike? Këta ka nevojë të dijë opinioni publik shqiptar dhe jo propagandën mbi të drejtat “konsultative” apo të drejtat “deliberative”.

Berlin, festë tek porta ku komunistët vdisnin

Brandenburg Gate, porta që lidh Berlinin lindor me perëndimorin foto REUTERS faqe 16&17 Brandenburg Gate, porta që lidh Berlinin lindor me perëndimorin. foto REUTERS

Rrëfimi i parë i Vehbi Alimuçës

Vefa kishte bashkëpunuar me katër banka në Tiranë Për herë të parë pas një heshtjeje të gjatë, Vehbi Alimuçaj, i lodhur nga qëndrimi në burg, ka vendosur të tregojë historitë e Holdingut ku kanë lënë paratë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Historia e parë që ka vendosur të tregojë lidhej me ngjarjet e shkurt-marsit 1997, kur Agim Shehu, ish zv.ministri i Rendit vendosi që me helikopterët e VEFA-s të sulmonte protestuesit. Në udhëtimin me helikopterin e VEFA-s ba, por unë i thashë se nuk hapet xhami, ndaj dhe bombat nuk u hodhën”. Kjo ishte dëshmia e parë. Ato që pritet të bëhen kanë të bëjnë me veprimtarinë ekonomike të Vehbiut. faqe 7