Policët tradhtojnë ambasadën amerikane
Trafikantët shpëtojnë prej spiunëve që punojnë në rend
Informacioni i ardhhur nga shërbimet sekrete të SHBA, shihet tek mbartësit e drogës
faqe 8
Fshatarësia diplomatike
Diplomaticus
Pa pritur as të mësojnë, pa le më të analizojnë, rezuI tatet e vizitës në Itali të kryeministrit të ri të Shqipërisë, Ilir Meta, nga disa segmente të politikës shqiptare hapën thesin e gurëve dhe nisën të qëllojnë kokrrat, pemët dhe tokën e politikës qeveritare. Kritere të sulmit nisën me faktin se kryeministri zgjodhi për të bërë vizitën e tij të parë jashtë shtetit fqinjin e Adriatikut, i cili ishte i pari që i bëri ftesën dhe i vetmi shet fqinj, anëtar i shtata dhjetës më të industrializuar të botës. Mentaliteti fshatarak, i ndërtuar mbi dyshimin e lindur pse u bë vizita tek fqinji i katit të dytë dhe jo tek fqinji i katit të parë, i dha krahë përsijatjeve në rrëzë të vidhit, se kryeministri përfashka rymën proitaliane, se u ngjall prapë xhelozia e Greqisë, etj. Si- doqë të kish te ndërmarrë hapin e vizitës kryeministri, ush- tat e kritikëve ishin mprehur me kohë: po të shkonte në Greqi do të quhej progrek, po të shkonte në Turqi do të quhej proturk, etj. Mirëpo politika e jashtme nuk është si shtëpia - qerre e Nastradinit, që e kthen te kush i sugjeron fshatarët. Kënaqësia e parë e fshatarësisë diplomatike të këtij lloji është se ka gjetur pozicionin, ku jo vetëm Ilir Meta, por as edhe një kryeministër tjetër pas tij, nuk do të dijë të dalë, sepse gjithmonë do të ketë një shtet ku do të bëhet vizita e parë. Kënaqësia e dytë e fshatarësisë diplomatike është se ajo nuk e quan të nevojshme të dëgjojë se çfarë rezultatesh ka pasur apo nuk ka pasur vizita e kryeministrit. Fshatarësia diplomatike, pa i pasur fare i shumëzën me zero dhe nuk nguron të sulmojë si palën italiane, edhe atë shqiptare, vetëm që të dalë tek fiksacioni se të dy palët e kanë në hilë. Kënaqësia e tretë e fshatarësisë diplomatike është të rrëket me veten e saj se si Shqipëria duhet të fusë në grindje italianët me grekët, apo evropianët me amerikanët, sepse në kurset kundër analfabetizmit, ajo ka mësuar shfrytëzimin e kontradiktave në gjirin e armikut. Është vërtetë një realitet, megjithëse iidhur, që segmente të caktuara të politikës shqiptare, ndjehen ende rahat tek konceptet enveriste të izolimit ndërkombëtar si zgjedhja më e mirë e një politike të jashtme. Në këto segmente tentohet o mirë e një politike shqiptare e sindromës së armikut deri në kokëngjeshje mbi atë gjallë e sindromës së armikut për shtetet perëndimore dhe marrëzia arrin deri tek zhvarrja e gogolit neokolonialist. Ka një koicidencë jo të rastësishme, që segmente të kësaj natyre janë edhe në krahun e majtë, edhe në krahun e djathtë të politikës shqiptare. Që do të thotë se këto segmente kanë dëshirën të lidhin diku objektiva e tjera, derisa me një kokëdallje patabolike sulmojnë hapat dhe politikën e forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët tanë anëtarë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Klinton
KAMPIONI
I LIRISË
Mit ing në Tiranë, Klinton të vijë edhe në Shqipëri
faqe 9
Të anulohen ankandet hajdute
Ministri Preçi kërkon rishikimin e privatizimit
I nisur nga statistikat skandaloze që i janë trashëguar në zyrën e tij, ministri i ri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit ka kërkuar menjëherë rishikimin e privatizimit dhe sidomos të pjesës më të pajustifikueshme të tij, atë të ankandit pa çmim fillestar. “Procedurat e privatizimit me ankand pa çmim fillestar të paketave shtetërore të disa shoqërive kanë sjellë shumë pak të ardhhu- ra për arkën e shtetit nga shitja me çmime simbolike”. Kështu shkruhet në një pjesë të kërkesës që ministri i Privatizimit i ka dërguar kryeministrit Ilir Meta. Nga ana e tij kryeministri pritet të kthejë përgjigje pozitive sapo të shohë që pasuria kombëtare është falur muajin e fundit.
faqe 15
Grupi i Miqve të Shqipërisë: “Jemi të kënaqur me kryeministrin Meta”
Dje “Grupi i Miqve të Shqipërisë” shprehu përkrahjen e hapur për qeverinë e kryesuar nga Meta si dhe për miratimin e dy ligjeve nga parlamenti shqiptar për “Autonominë Lokale” dhe për “Statusin e Nëpunësit Civil”, ligje të cilat, sipas Grupit të Miqve, duhej të ishin miratuar muaj më parë. Megjithatë, “Grupi i Miqve të Shqipërisë”, shpreh kënaqësinë që qeveria e re vuri në plan të parë insistimin për miratimin e këtyre dy ligjeve tepër të rëndësishme. Kryeministri Meta ka deklaruar se “do të vendosë Ligjin, duke përdorur, qoftë edhe dhunën e ligjit” ndaj Miqëve janë të kënaqur nga kjo vendosmëri, e cila nuk duhet të venitet në muajt e ardhshëm.