19/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 nëntor 1999

Korrupsioni largon komisarët e policisë

Komisioni i dosjeve miraton drejtuesit e rinj Gati listat e largimit për gjysmën e drejtorëve të policisë nëpër Prefektura faqe 7

Po ikin britmat...

Aleksander Çipa Politika shqiptare duket se po jep shenjat e para të largimit nga përplasjet e egra individuale mes krerëve politikë. Në ikjen e fundit të kryeministrit Meta drejt samitit të OSBE-së në Stamboll, ndonëse në tone kërcënuese, kryetarit të opozitës Berisha iu adresua ftesa-thirrëse për pjesëmarrje në Komisionin Antikorrupsion. Shpejtësia për refuzim e kryetarit të demokratëve u pasua nga reagimi sërish i kryeministrit nga Stambolli se “ka ikur koha kur Berisha diktonte. I bëhet thirrje të respektojë ligjet dhe rregullat, në të kundërt rrezikon daljen nga loja”. Dhe pas këtij toni, njëri energjik i politikës shqiptare, pra Berisha, iu shmang si asnjë herë më parë, reagimit të vet agresiv. Madje pyetjes publike se ç’mendonte për kërcënimin e Metës, Berisha duke ikur drejt Francës iu shmang demonstrativisht me një përshëndetje spostuese, për simpatizantët para selisë së partisë. Pra, Berisha dhe Meta si kundërshtarë të drejtpërdrejtë në lojën e sotme politike kanë dhënë rastin e parë të largimit nga përplasja që pason zallamahinë dhe irriton jetën politike në vend. Megjithatë, konstatimi mbetet në rezervë: Kryetari i demokratëve vërtet ka ulur tonet një ditë më pas, duke mbërritur tek pohimi pranues i dialogut për luftë kundër korrupsionit në parlament. Por njëherazi ka refuzuar prezencën në Komisionin Antikorrupsion. “Kobur- ja rezervë” e tij në lojën politike, ndonëse nuk ka atë “thatë- sirë baruti” si dikur, le të hapur kushtin në lojë, për kryeministrin. Nga ana tjetër, kryetari socialist Nano, duke ndjekur aktin politik të shprehur përmes ftesës kryeministrore për përfshirje të opozitës në një Komision domethënës, mjaftohet në prononcim me shprehjen: “Në këtë lojë për dialog dhe bashkëpunim institucional”. Në këtë tablo, zërat e artikuluar të krerëve të sotëm politikë, më së fundi kanë gjetur tonet paralajmëruese të një klime të re. Në një pozicion sipas logjikës “në llogore”, më së fundi krijon përshtypjen e një shfaqjeje të re, në pamjen ditore të politikës. Ndoshta ky është epilogu i një zhvillimi të ri në skenën e rënduar gjer më sot. Hapat e parë të kryeministrit në cilësinë e Një-shit që administron pushtetin ekzekutiv kanë qenë të shënuar. Denoncimi përmes gjesteve ekzekutive i korrupsionit dhe korrupsionit në mekanizmin dhe godinat shtetërore, janë gjesti që le të përshtypjen qoftë edhe të dëshiruar që një konteksti nga opozita. Me këtë akt në lëvizje, kryeministri i ri, i imponon asaj e veçanërisht kryetarit të demokratëve largimin nga britmat politike. Shprehja e mëparshme e presidentit amerikan Klinton: “Përkrahën plotësisht luftën që po i bëhet kriminalitetit dhe korrupsionit...” ia adresuar për kryeministrin Meta gjatë duarshtrëngimit në Stamboll, janë veç të tjerash një “OK” e moral për ekzekutivin. Njëherësh ato janë aprovimi publik për vijimësinë e kësaj politike në ardhje i cili orienton normalitetin e luftës së ndërruar politike për këtë vend.

Klinton dje në Stamboll me kryeministrin Meta

Faqe 2 Klinton dje në Stamboll me kryeministrin Meta

Stuhia shkatërron fshatin

Prenjas, era ngre çatitë e shtëpive Pothuajse nuk ekziston më fshati Lëpushë, 35 km larg Prenjasit. Stuhia e fortë e erës e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm ka shkatërruar dhjetëra shtëpi, janë vrarë qindra gjedhë dhe janë dëmtuar qindra pemë frutore. Nuk logaritë dëmi i madh më shumë se mundësia e vazhdimit të jetës së fshatarëve, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim fizik. E gjithë katastrofa ndodhi gjatë natës duke gjdhirë mëngjesi i djeshëm, kur era e fortë rrëmbeu çatitë e shtëpive dhe shi i rrëmbyeshëm, mori përpara gjithçka gjeti. Kjo është arsyeja që një pjesë e batëcëve është zhdukur. faqe 9

Njoftim pune

Redaksia e “Koha Jonë” kërkon të punësojë një përkthyese (ose përkthyes) të gjuhës angleze. Preferohet të jetë diplomuar në fakultetin e gjuhës Angleze, të jetë i (e) moshës deri në 27 vjeç (e). Janë më të favorizuar kandidatët që zotërojnë edhe italishten. Të interesuarit të paraqiten nga ora 9.30-13.30 në zyrat e gazetës “Koha Jonë” duke filluar nga dita e sotme. Pagesa është e lartë. Kandidatët duhet të paraqesin diplomën ose dëshminë e gjuhës