23/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 nëntor 1999

filloi rruga “Kukës - Morinë”

Qeveria vendosi mbrëmë që 12 milionë dollarët e dhuruar nga qeveria e sHBA t'i akordojë për segmentin e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë faqe 3

Berisha, i fituari i dialogut

Nga Gavrosh Levonja Pak ditë më parë, duke bërë propozimin për organizimin e një tryeze lidhur me Paktin e Stabilitetit, Nano ishte i pari nga protagonistët e politikës shqiptare që tregoi se kishte kapur mesazhet e lëshuara nga vetë ide- ideatorët e këtij pakti. Sipas këtyre, kur është fjala për Shqipërinë, arritja e objektivave, as nuk mund të mendohet pa një bashkëpunim pozitë-opozitë, apo më saktë, arritja e një pakti PS-PD. Objektivat e Paktit të Stabilitetit nuk mund të realizohen brenda një harku kohor në kufijtë e një apo dy mandatesh elektorale. Mjafton vetëm ky fakt për t’u imponuar dy të mëdhenjve të politikës shqiptare që të ulen në bisedime për të rënë dakord lidhur me piketat e zbatimit të detyrave që shtron Pakti i Stabilitetit. Socialistët, gjë që pritej, jo vetëm janë shprehur të gatshëm për fillimin e një dialogu me demokratët e Berishës, por nuk është çudi që të kenë përgatitur edhe ndonjë model platforme për ta diskutuar me liderët e PD-së. Ndërsa në kampin e PD-së, vihet re një farë hezitimi. Ndoshta pasi krerët e saj mund t’i tremben ndonjë “kurthi” të Nanos. Por, më shumë mundësi ka që lidershipi i PD-së pret kthimin e Berishës për të bërë publike opcionet e veta. Duke pasur parasysh situatën brenda vendit, vështirësitë e qeverisjes së socialistëve, të detyruar për të nxjerrë në skenë qeverinë e tyre të katërt, rritjen e konsensusit për opozitën si dhe këmbënguljen e Perëndimit për një dialog imediat PD-PS, demokratët janë të interesuar për të pranuar dialog në të gjitha format, brenda apo jashtë institucioneve, mjafton që të ndodhen në kushte të barabarta me kundërshtarët e tyre. Veç të tjerash kjo përputhet dhe me sloganin e Berishës për “luftë në të gjitha frontet”. Me këtë, Berisha, duke treguar se është njëri i dialogut, do të zhvendësonte akuzat në adresë të tij pas zhvillimeve të lidhura me kongresin e fundit të PD-së. Por, më shumë se kaq, duke u privuar nga një armë e tillë, “disidentët” në PD, do të mbeteshin përfundimisht në plan të dytë si një faktor i parëndësishëm. Përsa i përket socialistëve, Berisha ka rastin t’u imponojë idetë dhe opcionet e tij, që nëse nuk do të pranoheshin do t’i demaskonin ata dhe ideja e dialogut do të demaskohej vetëm si një farsë. Duke nisur nga gama e gjerë e problemeve që përfshin Pakti i Stabilitetit, Berisha ka një rast ideal për të rihedhur në tryezë paktin për rendin apo atë kundër korrupsionit të krijuar dikur nga krerët e koalicionit në pushtet. Në këto kushte, qëndrimi ndaj propozimeve të liderit demokrat, ka gjasa të shumta të krijojë terrenin për kompromis, kaq shumë të kërkuar nga koalicioni qeverisës dhe në të njëjtën kohë në gjirin e koalicionit qeverisës dhe në kampin e PD-së.

Privatizimi, mungojnë 1.3 miliardë lekë

faqe 15 Mbrëmë në mbledhjen e Qeverisë “Meta” shkarkime dhe emërime zv.ministrash. Fillon stina e njerëzve të rinj në administratën e lartë Shkarkohet zv.ministri i Transporteve, Pëllumb Vladi i akuzuar nga Kontrolli i Shtetit Përsëri dora e Metës preu disa koka zv.ministrash. Mbrëmë në mbledhjen e qeverisë kryeministri shkarkoi zv.ministrin e Transporteve Pëllumb Vladi, i cili është akuzuar nga Kontrolli i Shtetit për shkelje të ligjit. Në vend të tij u emërua ekonomisti Albert Çaqi, 36 vjeç, njohës i disa gjuhëve të huaja. Kryeministri Meta deklaroi mbrëmë se do të shkarkojë çdo zyrtar apo ministër që Kontrolli i Shtetit (që i përket opozitës) i dokumenton shkeljet e ligjit apo i jep fakte korrupsioni. Gjithashtu prefekt i Tiranës emërohet Taulant Dedja, 32 vjeç, ndërsa i njohuri, gazetari Ben Blushi, 30 vjeç, emërohet zv.ministër i Punëve të Jashtme. Dy zv.ministra e Shëndetësisë janë shkarkuar po sonte nga kryeministri dhe vetëm Gjergji Koja, 27 vjeç, i cili njihet si një drejtues i zoti, emërohet zv.ministër i Shëndetësisë. Mësohet se brenda pak ditësh kryeministri do të analizojë punën e disa ministrave të përfolur si dhe tre zv.ministrave që kanë probleme me prokurorinë dhe nëse, u shpreh Meta, do të dalin të përlyer, atëherë do t’i shkarkojë që të merret prokuroria.