24/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 nëntor 1999

Korrupsioni evropian prish rrugët shqiptare

Korridori i 8, peng i firmave Sarandopulos e BE-HA-SE — faqe 14-15 Korridori i 8, peng i firmave Sarandopulos e BE-HA-SE faqe 14-15

Korrupsioni në trupin e “Miqve”

Ndërsa po flitet për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, për komisione e organizma të tjera për çrrënjosjen e tij, pakkush mund t’i ketë shkuar ndër mend se suksesi në këtë aspekt do të jetë i vështirë, për të mos thënë e pamundur nëse përballë kryqëzatës “antikorru- “antikorrupsion” grupet, organizmat, kompanitë apo dhe individët e huaj që merren ose punojnë në Shqipëri do të ishin të imunizuar prej saj. Pak ditë pasi kishte marrë detyrën e kreut të qeverisë, kryeministri, Meta, në një takim me “Miqtë e Shqipërisë” denoncoi përfaqësues të instucion-eve ndërkombëtare që mbulojnë Shqipërinë, ekspertë të ndryshëm, por dhe firma e kompani që marrin përsipër zbatimin e projekteve për Shqipërinë, për spekulime e abuzime. E vërteta është se një pjesë e mirë e organizmave të huaja që operojnë në Shqipëri nuk qëndrojnë më poshtë se zyrtarët shqiptarë përsa i përket korrupsionit dhe tendencës për fitime të paligjshme. Nëse fondet shumëmilionëshe të akorduara Shqipërisë përpiqen duke qenë pas objektive gjysmake fryt i një pune “shkele shko”, kjo në një masë të konsiderueshme është dhe “vepër” e të huajve që “fitojnë” tenderat apo ekskluzivitetet, sigurojnë të drejtën për të mbikqyrur doganat apo aktivitetet financiare në përgjithësi. Natyrisht, duke pasur parasysh lidhjet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtare, mbi të gjitha faktin se vendi ynë nuk është në gjendje të hedhë hapa përpara, pa asistencën e donacioneve ndërkombëtare si një nga linjat kryesore të korrupsionit është dhe ajo e bashkëveprimit të zyrtarëve shqiptarë me përfaqësues të huaj. Kështu, nuk ka si shpjegohet ndryshe që kundër firmave të huaja që shkelin kontratat me shtetin shqiptar, nuk u hyn gjemb në këmbë, madje vështirë që kundër tyre të kërkohet fillimi i ndonjë procesi. Gjithashtu, për arsye të ngjashme, edhe pse për një pjesë të këtyre kompanive është deklaruar nga zyrtarë shqiptarë se “nuk janë serioze” ato vazhdojnë të punojnë ose më saktë të fusin në xhep pjesën e tyre si më parë. Një rol negativ në këtë aspekt duket të luajnë dhe supervisorët e huaj, të cilët realisht janë mbikqyrësit e projekteve. Si pasojë, edhe në ndonjë rast të rrallë, kur përfaqësues të shtetit shqiptar ngrejnë zërin për moszbatimin e kësaj apo asaj pike të kontratës, në mbrojtjen e këtij zëri kontribuojnë dhe këta supervisorë, në kor me drejtuesit e firmave të huaja, sigurisht duke shfrytëzuar dhe nivelin e ulët shkencor të administratës sonë. Nëse do të flitej për një ndihmë nga jashtë lidhur me luftën kundër korrupsionit kjo më së shumti duhet të lidhej me luftën kundër tentakulave të spekulimeve që përqendrohen në këputjen e tentakulave të spekulimeve të huaj që mbushin xhepat me lëmoshat që i jepen ekonomisë shqiptare.

Klinton: Jetoni me serbët

faqe 5

Tregu shqiptar - hapësirë për korrupsion

Ministri i Privatizimit Zef Preçi flet për “Koha Jonë” “Jo çdo dokument që mban fjalën “strategji” mund të quhet strategji”. Kjo është konsiderata e Ministrit të ri të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit për atë që është bërë deri tani me shitjen e pasurisë kombëtare. Preçi duket se nuk është dakort me shumë prej vendimeve të Bufit, por, për më tepër, ai është i vendosur të ndjekë të gjitha shkeljet e reklamuara nga titullarët e Ministrisë. “Çdo shkelje që është bërë nga cilido titullar i Ministrisë do të ndiqet penalisht në Prokurori”, deklaroi ai, duke sfiduar pjesën tjetër të administratës që ka bërë me kohë kompromis me shkeljet që gjen nëpër dokumentat e paraardhësve, apo edhe bashkëpunëtorëve. Preçi ka shpjeguar edhe disa ide të tij për Privatizimin e mëtejshëm të pasurisë kombëtare. faqe 16-17

Njoftim pune

Redaksia e “Koha Jonë” kërkon të punësojë një përkthyese (ose përkthyes) të gjuhës angleze. Duhet patjetër të jetë diplomuar në fakultetin e gjuhës angleze ose ta ketë mbrojtur para komisionit përkatës. Të jetë i (ç) moshës deri në 27 vjeç (e), janë të favorizuar kandidatet që zotërojnë edhe italishten. Të interesuarit të paraqiten nga ora 9.30-13.30 në zyrat e gazetës “Koha Jonë” duke filluar nga dita e sotme. Pagesa është e lartë. Kandidatët duhet të paraqesin diplomën ose dëshminë e gjuhës.