Si guxon të tallet me shqiptarët ambasada italiane në Tiranë?!
Konsulli i vonon vizat për t'i shitur, apo për racizëm ndaj shqiptarëve?
Ndryshe nga ambasadat e tjera në Tiranë, konsullata italiane luan me hallet e qytetarëve shqiptarë të cilët presin me javë të tëra edhe kur i kanë dokumentat e rregullta dhe nuk marrin përgjigje
faqe 2
Mafia e vizave
Deri tani, është shkruar e folur shumë për trafikun ilegal të shqiptarëve në vendet perëndimore, trafik ky i imponuar, si nga krizat dhe situatat e vështira që ka përjetuar vendi gjatë këtyre viteve, edhe nga kufizimet e repta të vendeve të BE, që po i bëjnë gjithnjë e më hermetike kufijtë e tyre për evropianët e Lindjes.
Një realitet i tillë ka çuar në lulëzimin e asaj që prej vitesh njihet si “mafia e klandestinëve”, e cila fillon që me shitésit e vizave e pasaportave për të përfunduar tek skafistët. Por, nga kjo dëshirë e imponuar e shqiptarëve për të braktisur vendin e tyre, më shumë se trafikantët e zakonshëm, po fitojnë pjesëtarët e asaj që me të drejtë është quajtur si “mafia e ambasadave”. Kupola e kësaj mafie janë pikërisht zyrtarë të caktuar të ambasadave të vendeve perëndimore, ku shqiptarët shpresojnë të gjejnë “Tokën e premtuar”. Është fjala për ata që kanë monopolën e dhënies së vizave, gjë që e kanë shndërruar në një biznes me fitime përrallore, që do t’i kishte zili kushdo dhe në vendet e tyre me standart të lartë jetese.
Vetë mediat perëndimore kanë publikuar fakte konkrete që hedhin dritë mbi shumat marramendëse, që duhet t’u paguhen njerëzve të disa prej ambasadave perëndimore si ajo italiane e ndonjë tjetër për të marrë një vizë. Duke parë radhën pa mbarim të atyre që presin për vizë me javë të tëra, duke gjykuar nga ankesat e tyre, kampione në këtë biznes ilegal vizash është Ambasada Italiane. Por jo gjithçka mbaron me kaq. Këta mafiozë të veshur me petkun e diplomatit e kanë shtrirë biznesin me viza edhe në rastet kur qytetarët disponojnë të gjithë dokumentacionin për të marrë vizë, konform ligjeve të shtetit përkatës. Prej tyre mëson sa duhet të paguash për të futur dokumentat, sa për të përshpejtuar proceset apo dhe për të shmangur pengesat artificiale. Jo rrallë apo dhe herë janë larguar diplomatë trafikantë nga Tirana. Në këtë kushte, hipotezat për lidhje të mafies së ambasadave me skafistët bëhen të besueshme. Dhe kjo ambasadave shoqërohet me korrektësinë dhe kortezinë e rezervuar në kësi rastesh në përfaqësitë diplomatike britanike e sidomos ato amerikane, që, edhe pse nuk punon me kasidetat të plota, u ka ardhur në ndihmë shqiptarëve.
E djathta greke dhe europiane mbështet të majtin shqiptar Meta
Surprizë
Dje ambasadori grek në Tiranë kërkoi takim me kryeministrin Meta.
Përfaqësuesi grek kishte sjellë një mesazh të liderit të opozitës greke, “Demokracia e Re” zotit Karamanlis, i cili përshëndeste kryeministrin e majtë shqiptar z. Meta. Në Greqi janë në pushtet të majtët, ndërsa ambasadori i vendit fqinj solli një përshëndetje të së djathtës greke, përveç asaj të kryeministrit Simitis që kreu i ekzekutivit shqiptar e kishte marrë që ditën e parë të zgjedhjes. Po kështu edhe Doris Pack, e njohur si mbështetëse e madhe e PD-së nga Europa, po dje shprehu përkrahje për kryeministrin e ri shqiptar. Vetëm e djathta e PD-së së Berishës ende nuk shprehet për bashkëpunimin me Metën, duke ruajtur gjithësesi rolin e saj opozitar. Nisur nga dy takimet e djeshme lindin disa sugjerime për vetë kryeministrin tonë 30 vjeçar.
Së pari, të mos vetëkënaqet nga përkrahja e madhe ndërkombëtare, pasi kemi një shembull jo pozitiv, siç ishte Majko, i cili në vend që të baltonte këpucët në tokën shqiptare, kërkonte në fotografi me liderët botërorë. Së dyti, fakti që një ambasador i huaj vjen dhe i sjell një mesazh nga opozita, duhet të vërë para përgjegjësisë morale e ligjore të gjithë ambasadat tona, të cilat, kur shkon Berisha apo liderë të tjerë të opozitës jashtë shtetit, as jo vetëm pushtetarët, por edhe opozitarët. Së treti, kryeministri duhet të pastrojë shumicën e ambasadave tona, të cilat janë mbushur me miq, apo me të paaftë, si dhe me lidhje nepotike me pushtetarët. “Koha Jonë”, duke qenë një përkrahëse e kryeministrit Meta, nuk do të thotë që të mos kritikojë egër fenomenet negative të qeverisjes. Dhe këtë gjë, sapo fillojmë ta kryejmë, nëse duam shtet ligjor dhe përparim ekonomik. “Koha Jonë” nuk ka kërkuar për të privatizuar asgjë dhe as që do ta bëjë një gjë të tillë, ashtu siç bëjnë disa botues të tjerë, që shtypin e përdorin për të vjedhur apo privatizuar pasurinë kombëtare.
Gazeta “Koha Jonë” mbetet opozencë e çdo qeverie, të majtë apo të djathtë që do të qeverisë Shqipërinë.
KJ
Qytetare shqiptare duke pritur para ambasadës italiane për vizë