28/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 nëntor 1999

Shfarosen Hakajt, aleatët e Nebatit

Banda e veshur si skuadër e Briskut ekzekuton me breshëri kallashnikovi Trashëgimtari i fundit u ekzekutua dje në mëngjes Banda e veshur si skuadër e Briskut ekzekuton me breshëri kallashnikovi Shfarosen Hakajt, aleatët e Nebatit Trashëgimtari i fundit u ekzekutua dje në mëngjes faqe 3

Prokuroria, pabarësisht, kundër Ilir Metës

Nga Enton Abilekaj Dje, çështja e korupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes ka kaluar çdo cak. Një gjeneral madhor ka dalë në rrugë dhe ka dhënë një konferencë shtypi, për të treguar se ç’ka bërë eprori i tij. Ai është një ushtarak dhe ligji e pengon të dalë publikisht për të nxjerrë dokumentat e Ministrisë së Mbrojtjes, pavarësisht nëse çështja është apo jo e drejtë. Ai duhet të shkonte në prokurori dhe të deklaronte shkeljet, por jo publikisht, pasi është ushtarak. Megjithatë dje gjenerali deklaroi se kishte komunikuar me Presidentin dhe kryeministrin Majko për çështjen e tenderave të Ministrisë së Mbrojtjes, por ata nuk kishin reaguar. Dhe ky mosreagim e ka shtyrë të dalë për të treguar dokumentat nëpër rrugë e Tiranës. Skandali tjetër vjen nga Prokuroria, e cila po e nxit çështjen e tenderave pikërisht në momentet kur vetë kryeministri e ka vënë Hajdaragën përpara përgjegjësisë për shpërdorime. Ajo që ndodhi me Prokurorinë është aq e çuditshme sa të bën të dyshosh. Për më shumë se një vit kanë mbajtur dokumentat në sirtarët e tyre të dyshimtë, pa deklaruar asnjë fjalë për skandalet e ministrit të Mbrojtjes. Në muajt e parë të vitit, pikërisht atëherë kur ushtria duhet të mendonte më shumë për kufirin se për tenderat, skandalet e tenderave u publikuan. Dhe më pas heshtje. Përse apo për t’i bërë presion Metës?! Por kryeministri njihet si dorë e fortë dhe e vendosur, ndaj ai e ka ndarë mendjen për të bërë shtet ligjor, ndonëse segmente të prokurorisë duan t’ia ulin tempin. Meta, këto ditë ka prekur pika të forta të medias së korruptuar si dhe të mafias politike, kështu që po reagohet me “drejtësi” (!) ndaj punës së tij. Por Meta do të kundërsulmojë egër me fakte dhe prokurorinë dhe këdo që prek ligjin. Megjithatë le të vazhdojmë. Pas disa muajsh dhe pikërisht në tetor-nëntor u rihap çështja e tenderave për të implikuar vetëm drejtorin e drejtorisë ekonomike, i cili u shkarkua nga kryeministri Meta. Në kohën e ndërtimit të qeverisë “Meta”, kur shtypi u interesua nëse vetë ministri ishte i implikuar në çështjen e tenderave, vetë prokuroria e mohoi. Dhe papritur, në një moment “magjik” kur kryeministri deklaron se për të luftuar korrupsionin dhe shpërdorimet nuk do të kursejë asnjë ministër (përfshi edhe Hajdaragën), por as edhe ndonjë institucion tjetër të inkriminuar, Prokuroria e Përgjithshme del me deklarata skandaloze ku deklaron se ata që gjenerali i deklaroi dje njiheshin prej kohësh dhe se ministri është i implikuar direkt në skandale. Pas gjithë kësaj, i vetmi shpjegim është që Prokuroria luan vetëm lojë politike, në politike, në këtë rast destabilizimit të qeverisë. Ky akt të rikujton gjestin e saj në arenën e bujshme të 6-ës së mbrojtur me aq zhurmë nga opozita gjatë verës ’98. Mesa duket prokuroria shqiptare e ka veshur tërësisht këtë rol dhe ka shërbyer si at dhe goditës e pabesë për interesa politike. Edhe kësaj here ajo luan lojë politike në favor të rrëmbimit të armës antikorrupsion në duart e veta, edhe pse shumë mirë mund të akuzohet për bashkëpunim me krimin duke heshtur për më shumë se një vit. Pikërisht për këtë, çështja e madhe që është hapur nuk duhet të shpjegohet vetëm me tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe me politikën që bën organi i akuzës i komanduar nga interesa politike dhe jopolitike, por gjithsesi jashtë interesave të Shqipërisë. Përpara se të akuzohet Ministri duhet të akuzohet prokuroria, skandalet e së cilës kanë rezultuar gjithmonë fluska sapuni, kanë rezultuar gjithmonë fryt i interesave politike, kanë rezultuar disa herë edhe kundër interesave të vendit dhe për momentin e caktuar. Rasti i fundit edhe një here ekspozon moralin e çuditshëm të këtij organi që mund të thuhet se përsëritshëm jep prova e tërheqim të shtetit që ringrihet. Përfundimisht duhet kryeministri-Prokurori sapo ka filluar, ndonëse historia e një pale parashikohet se kujt do t’i përkasë.

Generali i ushtrisë së vjedhur

faqe 4-5 Gjeneral Çikallëshi, duke folur dje para gazetarëve, në një konferencë shtypi në terren foto P. ILO Gjeneral Çikallëshi, duke folur dje para gazetarëve, në një konferencë shtypi në terren. foto P. ILO

PD, lufta e tretë për festën e Çlirimit

Partia e opozitës insist on për datën 28 nëntor Partia e opozitës insiston për datën 28 nëntor PD, lufta e tretë për festën e Çlirimit Nuk do të përfundojë kurrë lufta në Shqipëri për datën e vërtetë të Çlirimit. Kemi mbetur pa histori dhe pa besim tek historia pikërisht për këtë moskuptim mes PD dhe pjesës tjetër të politikës dhe shoqërisë. Për herë të tretë partia më e madhe e opozitës ka sfiduar Presidentin dhe Kushtetutën duke mos e njohur datën 29 nëntor si festën e Çlirimit. Liderët demokratë i janë përgjigjur festës së Meidanit për festën kombëtare me një aktivitet paralel në të njëjtën orë të së dielës, për të larguar sa më shumë njerëz të mundur nga solemniteti i një feste që nuk ka pse të diskutohet. Ndërsa Presidenti e shmangu sherrin e 29 nëntorit, PD po ndahet edhe për 28 nëntorin, festën tonë kombëtare. faqe 10-11

Ministri Ruka: Si riprodhohet vetvetja

faqe 16-17

Kur ka ikur gjermani i fundit nga Shqipëria

Humor nga Filip Çakuli , faqe 30-31