01/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 dhjetor 1999

Puçi institucional ndaj kryeministrit

Shantazhe të forta të përfaqësuesve të akuzës mbi qeverinë e re Ilir Meta: “Puçistët do t’i trajtojmë si puçistë” Shantazhe të forta të përfaqësuesve të akuzës mbi qeverinë e re Puçi institucional ndaj kryeministrit Ilir Meta: “Puçistët do t’i trajtojmë si puçistë” faqe 3

“Evropianizimi”, gjuha e përbashkët e shqiptarëve

Nga Gavrosh Levonja Duke pasur parasysh motivet që çuan në ideimin e Paktit të Stabilitetit, mënyrën e implementimit si dhe hapësirën që do të përfshijë, nuk ka asnjë dyshim se faktori shqiptar ka një rëndësi të dorës së parë rastin më të mirë të tregojë vlerat e tij reale si një element pozitiv dhe i domosdoshëm në realizimin e projekteve të komunitetit ndërkombëtar për rajonin. Mirëpo, gjithçka në këtë aspekt do të mbetet në kufijtë e dëshirave dhe utopisë nëse faktorit shqiptar do t’i mungojë aftësia për të bashkëpunuar duke i orientuar të gjitha energjitë e tij në rrjedhat që dëshirojnë perëndimorët. Duket që kjo e ka nxitur liderin socialist, Nano, që të iniciojë institucionalizimin e kontakteve të rregullta me politikanë të Kosovës dhe Maqedonisë. Në fakt, shpesh është folur për nevojën e “një gjuhë të përbashkët” mes shqiptarëve, po-zakonisht kjo lidhej me zgjidhjen e çështjes kombëtare, ku si opsion përfshihej dhe ai i përfshirjes së gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por, sot, duke pasur në konsideratë kahun e zhvillimeve të viteve të fundit në Europë dhe ndikimin e tyre në Ballkan, nevoja e gjetjes së “gjuhës së përbashkët” është e lidhur me nocionet moderne të shprehura nëpërmjet termash të tillë si “evropianizim”, “demokratizim”, “bashkëjetesë”, etj. Madje, nëse imazhi, “demokratizimi”, “bashkëjetesa” e problematikat kombëtarë do t’i riktheheshim zgjidhjes së problemit kombëtar të shqiptarëve, zgjidhja ideale do të gjendej pikërisht brenda kuadrit të proceseve integruese dhe demokratike, vështrimi i të cilave në rajonin tonë është iminent. Ndoshta, këtë mund të ketë pasur parasysh dhe lideri i opozitës Berisha, lidhur me idenë e një federate apo konfederate që të përfshinte gjithë shqiptarët. Në këto kushte, kontaktet midis përfaqësuesve të botës shqiptare, duke përfshirë pa dyshim dhe njerëzit që bëjnë politikën në trevat ku jetojnë shqiptarët, duhet të vijnë duke u intensifikuar. Kjo, për të përçuar tek njëri tjetri ide të reja dhe mesazhe emancipuese, të cilat, veç të tjerash, do t’i çlirojnë kombet që kanë kanë bashkëjetuar dhe bashkëjetojnë me shqiptarët nga frika dhe ankthi i realizimit të “Shqipërisë së Madhe”. Nga ana tjetër, nëse flitet për të ardhmen e rajonit, nocioni i bashkëjetesës duhet t’i kalojë dukshëm nocionit i bashkëjetesës duhet t’i kalojë dukshëm nocioni i bashkëjetesës së faktorit shqiptar. Vetëm duke treguar se janë të predispozuar për të bashkëjetuar në harmoni dhe me të tjerët, shqiptarët, të çliruar nga komplekset dhe fantazmat nacionaliste të lidhura me të kaluarën, do të ktheheshin në një lloj strumbullari në realizimin e objektivave të Paktit të Stabilitetit.

Kosova, festa e lirisë së vërtetë

Speciale festat, në faqet 15-17

Droga, diktaturë kundër trafikut

Ministria e Rendit harton një projektligj të rreptë Ligje të rrepta për trafikun e drogës në Shqipëri. Një projekt i ri është hartuar nga specialistët e Ministrisë së Rendit, e që synon frenimin e trafikut të narkotikëve. Sipas projektligjit, i cili tashmë është në diskutim në disa ministri dhe në prokurori, nëse një qytetar shteti është përfshirë në trafik, ai merr një dënshim taksativ, me 25 vjet burg. Por masa të rrepta janë parashikuar edhe për lokalet në të cilat shpërndahet droga, apo shërbejnë si baza të të droguarve. Për ta, projektligji, që pritet të bëhet një si bazë parashikon sanksione të rrepta ekonomike. Nëse në një lokal kapet shpërndarës droge, atëherë ndaj pronarit vendosen gjoba, sekuestrohet lokali, apo i hiqet licensa e aktivitetit. Sa, nëse kapen të droguar në një institucion shtetëror, atëherë ky institucion mbyllet. Ndryshime janë bërë edhe për organizimin e operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike. Me korrjen e kanabisit, në arat e kultivuesve shqiptarë, tashmë nuk do të merret policia, por ushtria, duke qenë se ajo ka më shumë mjete në dispozicion. faqe 8-9

Sot e gjithë bota kundër SIDA-s

- faqe 21 -