Këshilltari i Klintonit: Meta vazhdo luftën
“Jemi me ty kundër korrupsionit dhe trafiqeve ilegale”
Kristofer Hill, Këshilltari special i Presidentit Amerikan, telefonon kryeministrin shqiptar
faqe 2
“Princi” i Kosovës sot në Tiranë
Aleksandër Çipa Administratori i OKB-së për Kosovën Bernard Kushner mbërrin sot në Tiranë, duke shënuar kontaktin e parë zyrtar mes kryeqytetit tonë dhe emrit të mandatuar nga faktori ndërkombëtar për Prishtinën zyrtare. Për hir të këtij pozicioni, shkelja e zotit Kushner në Tiranë fiton një rëndësi dhe kuptim të mëvetëm. Një natë më parë në median serioze italiane, Kushner ndër të tjera deklaronte se situata në Kosovë pavarësisht nga problemet që mbart, paraqitet krejt më ndryshe nga ç’ka parë ai në vende të tjera të Botës, ku ka shërbyer si pionier dhe themelues i organizatës botërore “Mjekët pa kufij”. Pikërisht në këtë deklarim publik një natë para fluturimit për në Tiranë, Kushner shtoi përmes medias italiane se as që ekziston në Kosovë dhe Shqipëri rreziku i idesë së “Shqipërisë së madhe”. Ndërsa duke folur për perspektivën institucionale në vendin e paskrizës, shtoi se shqiptarët e Kosovës janë më të prirur drejt kësaj normaliteti për shkak të hapjes që kanë pasur ata në të shkuarën me Perëndimin. Në këtë konstatim, ai nuk la pa nënvizuar ndryshimin mes shqiptarëve të Shqipërisë me ata të vendit që ai vetë aktualisht i qeveris. I përmbledhur në një fjalë të vetme, misioni-Kushner në Kosovë ndër të tjera mund të quhet “Sjellësi i jetës institucionale”. Dhe në këtë rëndësi të tij pritja e sotme merr kuptimin e një reagimi në vijimësi, të politikës sonë zyrtare ndaj zgjidhjes së servirur nga faktori ndërkombëtar për Kosovën. Ndërsa në kontekst të frymës së re që politika rajonale po fiton, mbërritja e sotme e Kushnerit në Tiranë le shkas për të menduar se Kosova nuk mund të mbetet pa përfaqësim të mënjahershëm në lëvizjen e Paktit për Stabilitet. Është kjo arsyeja që ndoshta administratori i njohur i OKB-së ka gjetur orën e shpejtë për të mbërritur në Tiranë. Ndërkohë që mes dy vendeve të së njëjtës hapësirë, aktualisht janë evidentuar çështje dhe probleme të ndryshme. Sipas pohimeve nga njerëz që përgatiten axhendën e kësaj ardhjeje, takimet e Kushnerit me krerët e Tiranës zyrtare veç të tjerash do të konsistojnë në relacionin institucional mes dy kryeqyteteve. Në këtë akt zoti Kushner mbart edhe të parën ndërmarrje (qysh nga momenti i shmangies së konfliktit në Kosovë), për të ngritur strukturat e para institucionale në komunikimin larg paragjykimeve nga palë të tjera mes dy kryeqyteteve shqiptare. Ky kontakt ndodh pikërisht kur zëri i parë i faktorit ndërkombëtar, amerikanë, pak orë para mbërritjes përmes këshilltarit special të Klintonit, ambasadorit, Kristofer Hill i delegojnë kryeministrit shqiptar Meta mesazhin e mbështetjes për reformën institucionale të ndërmarrë. Pra, Kushner në mbërritjen e parë në Tiranë le të hapur premtimin e së ardhmes së afërt se vajtje-ardhjet e shqiptarëve në trojet e tyre kryesore ballkanike kanë tashmë shansin e shoqërimit me legjitimitet zyrtar. Në këtë prirje, ndoshta për herë të parë, zoti Kushner mund të shprehet në Tiranë se ç’bëhet realist me përgatitjen institucionale për të tejkaluar ose zgjidhur tranzicionin e Kosovës. Është i tillë sipas shumë diplomatëve mbetet edhe “thembër Akili”. Është kjo arsyeja që opinioni kosovar e sheh këtë misionar të mandatuar aktualisht, më shumë se të tillë: një kryeministër dhe një president real që ka në dorë jo vetëm tranzicionin e tyre, por edhe tejkalimin e dilemës me peshë historike.
Drejtori kap doganierët duke vjedhur
Natën në Kapshticë duke kontrolluar vetë
Ka qenë një histori krejt e padëgjuar ajo e Drejtorit të Përgjithshëm të doganave me vartësit e tij.
Petrit Ago, i sapoemëruar në drejtim të doganave, është nisur vetëm me makinën e tij në Kapshticë dhe ka qëndruar aty deri në orët e para të mëngjesit duke parë kalimet e kontrabandës. Dhe rezultati doli menjëherë. Kreu i ri i doganabandës. Dhe rezultati doli menjëherë. Kreu i ri i doganave u bind me sytë e vet që doganierët vidhnin. Ata ishin 10 dhe do të pushohen të gjithë nga puna. Ky është aksioni i parë që është shoqëruar edhe me një tjetër aksion në portin e Shëngjinit, ku është kapur një maune me naftë, nga kontrabanda e shumëpërfolur me licensa falso. Planet e doganave këtë herë duket se do të shkëputen nga negativiteti.