Policët flenë me prostitutat
Për tre javë gjashtë femra në qelitë e R rogozhinës
Dyshime për implikimin e zbatuesve të ligjit në trafik. Ministria: Po hetojmë
Për tre javë gjashtë femra në qelitë e Rrogozhinës
faqe 7
Shpresa që vjen nga kufiri
Pas tragëve të kalbur nga moslverja, ka vetëm boshllëk.
Hyrja në Shqipëri, i lë gjithkujt ndjesinë e një vendi aq të varfër sa nuk mund të lejojë as tragët e kufirit, nuk mund të ndërtojë as një zyrë policie kufitare, nuk mund të gjejë as një strehë për doganierët që presin të habitur dhe nuk mund të blejë as kompjutera për të regjistruar çfarë hyn e çfarë del.
E gjithë kjo mund të shihet dhe të ndihet jo vetëm nga ata që hyjnë e dalin nga Shqipëria, të vuajtur të këtij vendi ose jo, por edhe nga ata që në zyrat e Tiranës, mbajnë me kompjuter të dhënat që vijnë që andej, edhe nga ata që i presin të dhënat edhe nga ata që kanë ngritur çdo fushatë elektorale flamurin e luftëtarit të korrupsionit për të gënjyer të shkretët njerëz që presin të forcohet Shteti, për t’u paguar pak më shumë, e për të parë se si zhytet vendi i tyre bashkë me Botën. E gjithë kjo përfytyrim shoqërohet me një shpresë që mezi del nga fyti i pesimizmit që ka pllakosur shqiptarët. Askush nuk beson më se kur kryeministri shkon në zyrat e Ministrisë së Rendit apo të Doganës, të vendoset rendi apo do të pushojë kontrabanda. Askush nuk beson se kur thuhet që Shqipëria do të shkojë drejt Evropës është nisur vërtet në atë drejtim. Sepse askush nuk beson se kur kapet krimineli nuk do të lirohet, askush nuk beson se kur kapet mania kontrabandë nuk do të lirohet, askush nuk beson se kur bëhet një marrëveshje nuk do të prishet, askush nuk beson se kur bëhet një privatizim nuk do të falet pasuria kombëtare, askush nuk beson se kur bëhet një tender nuk do të vidhet.
Në këtë klimë mosbesimi të plotë, deklaratat nuk kanë efekt pavarsisht nga optimizmi që mbajnë. Ka vetëm nevojë për veprim. Ka nevojë për njerëz që vërtet e kanë mbushur buxhetin e Shtetit, kur e kanë marrë përsipër t’i shërbejnë Shqipërisë. Ka garanci vetëm kur qeveria, për të treguar vendosmërinë për të realizuar planin e doganave, të planifikojë në Buxhetin e shtetit të vitit 2000, një plan shumë herë më të madh për të ardhurat nga doganat. Ka garanci kur qeveria, për të treguar vendosmërinë për vendosjen e rendit, të planifikojë një vërshim shumë herë më të madh investimesh të huaja dhe marrëveshjesh për Paktin e Stabilitetit dhe hyrjen në Bashkimin Evropian.
Vullneti i mirë i atyre që vijnë në pushtet e shohin varfërinë e arkës së Shtetit, duhet të mos lodhet rrugës për një vit, ashtu siç ka ndodhur 10 vjetët e fundit. Ndryshe njerëzit e zhgënjyer dhe nostalgjikë, që kanë filluar të shfaqen do të shtohen.
K.J.
Meta e Ago ulın të ardhurat e doganave
faqe 16-17
Kryeministri Meta duke hyrë në zyrat e doganave me drejtorin Ago
foto L. FILOPATI
Meidani: Shkarkime për gjyqtarët
Kryetari i KLD paralajmëron aksionin kundër korrupsionit
“Nuk do të kemi ngurrim për të shkarkuar ata gjyqtarë që ulin autoritetin e Shtetit në përgjithësi dhe të sistemit gjyqësor në veçanti”.
Për herë të parë, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është treguar i ashpër në deklaratat e tij kundër korrupsionit në Drejtësi. Ai ka premtuar se çdo hap i përfaqësuesve të drejtësisë do të jetë i kontrolluar dhe çdo gabim do të dënohet. Alarmi i Drejtësisë, mjaft i njohur për gjithë këto vite, ndezi dritën e fundit para dy ditësh, kur Gjyakata liroi brenda një ore edhe autorët e 14 shtatorit edhe bosin e fajdeve, Vehbi Alimuçën. Reagimi i djeshëm i Presidentit pritet të shoqërohet me një furtunë shkarkimesh.
faqe 5