Meta kundër 20 deputetëve
Zbatimi i ligjit për ndërtimet pa leje, krijon konfliktin mes socialistëve
“Firmat e tyre nuk mund të dalin mbi ligjin”
Zbatimi i ligjit për ndërtimet pa leje, krijon konfliktin mes socialistëve
Meta kundër 20 deputetëve
“Firmat e tyre nuk mund të dalin mbi ligjin”
faqe 3
Degjenerimi i një dueli
Gavrosh Levonja
Debatet dhe polemikat në gjirin e një partie, qoftë dhe kur këto zhvillohen midis figurave kryesore të saj, sigurisht që
E njejta gjë
Debatet dhe polemikat në gjirin e një partie, qoftë dhe kur këto zhvillohen midis figurave kryesore të saj, sigurisht që janë të dobishme dhe përbëjnë një kontribut me vlerë përsa i përket emancipimit të saj.
sigurisht që janë të dobishme dhe përbëjnë një kontribut me vlerë përsa i përket emancipimit të saj. Gjatë këtyre dy muajve të fundit, pas vendimit të Pollos për të kandiduar kundër Berishës, në aparencë diçka e tillë po ndodh edhe në radhët e partisë më të madhe të opozitës. Mirëpo për fatin e keq të PD-së dhe të demokracisë në Shqipëri, duel midis Berishës dhe grupit të atyre që tashmë njihen si “reformatorë”, ka degjeneruar duke fituar fizionominë e një debati rrugaçe, përtej karakterit të mirëfilltë politik. Fillimisht, Pollo, pavarësisht nga kusuret e tij, akuzohet në mënyrën më të përgjegjshme si “agjent grek”?! Mirëpo formuluesit e një akuze të tillë, nuk llogarisin se më shumë se këdo me këtë goditet vetë Berisha, i cili, më e pakta paska qenë “sylesh” për deri sa paska mbajtur me vite të tëra pranë vetes, një njeri në shërbim të të huajve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe përsa i përket akuzave për “komunizëm” ndaj Pollos dhe “reformatorëve” të tjerë. Mbi të gjitha kjo flet për paaftësinë e PD-së, e cila ndonëse kanë kaluar kaq vite nuk paska qenë në gjendje të çrrënjosë komunizmin, as nga lidershipi i saj. Por ajo që po dëmton më së shumti partinë më të madhe të opozitës janë akuzat dhe kundërakuzat midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Berishës në aspektin financiar. Pak ditë më parë propaganda e PD-së, ka lëshuar një breshëri akuzash kundër Pollos lidhur me financimet në shuma të mëdha të bëra ndaj tij duke përfshirë dhe ato nga një biznesmen i njohur. Së pari, nuk ka asgjë të pamoralshme që një biznesmen të sponsorizojë një politikan apo një grupim politik të caktuar. Nëse akuzatorët pretendojnë për financime të paligjshme, kjo përbën një bumerang për vetë qeverisjen e PD-së, e cila paska favorizuar biznesmenë “mafjozë”, të cilët janë pasuruar në mënyra të paligjshme falë lidhjeve me krerë të PD-së. Së dyti, duke konsumuar prova të tilla Berishës i komprometohet karta e luftës kundër korrupsionit që pritet ta përdorë nga çasti në çast. Dhe, së treti, ç’ka është më e keqja, krahu i akuzuar, kundërpërgjigjet me të njëjtën armë duke hedhur në shesh akuza komprometuese ndaj Berishës. Si pasojë, lideri i opozitës, deri tani i papërfolur për korrupsion, në vend që të shpenzojë energjitë kundër kundërshtarëve të majtë, i duhet të merret me të tijët. Të paktën për të devijuar akuzat e ish-nëndhësit të tij. Pas këtyre akuzave të ndërsjella, tashmë vështirë se mund të flitet për një bashkëjetesë midis Berishës dhe kundërshtarëve të tij. Duke vazhduar në këtë rrugë, opozita, në një kohë që ka nevojë për unitet, po vetëshkatërrohet duke u siguruar të majtëve një periudhë të gjatë sundimi pa probleme, gjë që i sjell një dëm jo të vogël demokracisë në Shqipëri.
Kapen hajdutët e benzave
Vetëm në një ditë kishin vjedhur katër
Nga Tirana në Shkodër. Linja, tashmë e njohur e trafikut të makinave që shkonin në Malin e Zi, do të ndërpritet, të paktën për disa kohë.
Banda kryesore që vidhte makinat “Benz”, jo vetëm në Tiranë, është kapur dje nga policia kriminale. Një letësi i madh për të gjithë ata që paguanjë çdo natë për të ruajtur makinat, për ata që rrinin pothuajse zgjuar natën nga frika e vjedhjes së makinës dhe për ata që u kanë provuar të paktën një herë vjedhjen e Benz-it. Bossat e vjedhjes së benzave kanë qenë dy qytetarë të Tiranës dhe një i Shkodrës, të cilët janë neutralizuar dhe bllokuar të paktën për disa kohë. Ndoshta gjykata nuk do të guxojë t’i lirojë edhe këtë herë.
faqe 8