Arapi përzë Vehbiun, vila është e shtetit
FALAS
KOHA JONË
E përditshme e pavarur Numri parë: 11 Maj 1991 Viti i tetë botimit 287 (1888) Çmimi 50 lekë, Greqi 390 dr., Gjermani 3DM, Itali 1500 lire, SHBA 2 USD E Mërkurë 8 Dhjetor 1999
Kryeadministratori i fajdeve i shkruan gjykatës: Vila e VEFA-s është konfiskuar nga Shteti
Arapi përzë Vehbiun, vila është e shtetit
“Shtëpi me qira për të kryer dënimin”
faqe 7
Kohë e vështirë për spekullatorët
Në ditët e fundit të qëndrimit të Ylli Bufit në krye të dikasterit që mbulon procesin e privatizimit, vëmendjen e opinionit e tërhoqi privatizimi i disa ndërmarrjeve pa çmim fillestar.
Kjo, ashtu siç pritej, u pasua nga aneksimi i tyre prej kompanisë pranëpresidenciale “2K Group”, të cilës nuk i kanë munguar favorët nga disa prej strukturave shtetërore edhe më parë. Nga mënyra “alla Bufi”, si u krye procesi i privatizimit të ndërmarrjeve në fjalë, më shumë kishim të bënim me një dhuratë të shtetit për një kompani, e cila akoma nuk i ka mbyllur “hesapet” me Komisionin e Transparencës për të hequr nga vetja hijen e dyshimit të të qenit piramidë. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh se Bufi ishte njëri nga ministrat më të kritikuar për korrupsion në qeveritë e mëparshme, kjo përbënte për kryeministrin e ri Meta, gurin kryesor të proves përsa i përket qëndrimit që do të mbante ndaj korrupsionit dhe zyrtarëve që do të imlikohen në afera të tilla. Veç kësaj, çdo indiferentizëm lidhur me privatizimet e fundit të bëra në periudhën “Bufi”, do të kishte pasoja për gjithë atë ç’ka kishte mbetur nga prona shtetërore. “2K Group”, apo dhe firma të tjera të mësuara me shfrytëzimin e lidhjeve me politikanë që nuk i shpëtojnë tundimit të korrupsionit, pas shtatë apo tetë ndërmarrjesh që i grabitën shtetit nën formën e privatizimit pa çmim fillestar, do të futeshin në pronësi të tyre edhe pasuri të tjera kombëtare. Ndoshta kjo e dyta mund të ketë nxitur kryeministrin Meta që të nxjerrë jashtë ligjit një formë të tillë privatizimi. Me këtë, ajo çka ka më shumë rëndësi është se i rikthehet besimi tek biznesmenët seriozë lidhur me zbatimin rigorozisht të rregullave të lojës nga ana e shtetit. Si pasojë, ato hapa që do të hidheshin tani e tutje në zhvillimin e biznesit në Shqipëri do të garantonte një zhvillim ekonomik jo artificial. Në fakt, hapi i djeshëm i Metës pason paralajmërimin e bërë “Miqve të Shqipërisë” lidhur me spekullimet e bëra nga firmat e huaja lidhur me fondet e destinuara për Shqipërinë. Këtyre u duhen shtuar dhe goditjet e bëra në dogana dhe sektorë të tjerë që lidhen me financat. Të gjitha këto paralajmërojnë një kohë të vështirë tani e tutje për spekulatorët, mashtruesit, por edhe për atë klasë politikanësh që e shikon pushtetin si një biznes. Së fundi, anulimi i praktikave të mësipërme për privatizimin krijon një precedent të rëndësishëm lidhur me anulimin e atyre pjesëve të legjislacionit ekonomik të krijuara enkas për të favorizuar biznesmenët mafiozë.
Shorti i Botërorit, Kombëtarja milionere
UEFA GROUP
9
2 ENGLAND
3 GREECE
4 FINLAND
5 ALBANIA
GERMANY
Shorti i Botërorit, Kombëtarja milionere
Faqe 16-17
Berisha dhunë kundër Pollos
Antimiting për 8 Dhjetorin tek studentët
Ka qenë vërtetë e tmerrshme ajo që ndodhi dje në Qytetin Studenti.
Berisha, njeriu që 9 vjet më parë i hyri rrugës së opozitës me urdhrin e Ramiz Alisë, vendosi t’i rikthehet metodave komuniste. Ai organizoi një antimiting makabër në Qytetin Studenti, ku një nga themeluesit e PD-së, Genc Pollo, bëri një takim përkujtimor për ditën e madhe të demokracisë. Që në fillim të takimit, halabakët e Berishës filluan të tregojnë forcën dhe të bërtasin për liderin e tyre, duke kërcënuar miqtë demokratë që kishin shkuar për t’i takuar. Ndryshe nga pjesa më e madhe e studentëve të interesuar për të dëgjuar disa intelektualë, ata bërtisnin dhe kërcënonin, duke fyer qytetin e intelektualëve të ardhshëm shqiptarë.
faqe 2
Viti 2000 përgjysmon taksën doganore
- faqe 15