28/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 dhjetor 1999

Ç’duan shkollat greke në Himarë?

Kryeministri i Greqisë tenton aneksimin e butë të “Vorio Epirit” Athina zyrtare kërkon shtimin artificial të minoritetit grek në Shqipëri faqe 2

Ftohje pa takt e Greqisë

ALEKSANDËR ÇIPA Nga Athina zyrtare vijnë “erëra” të ftohta në drejtim të kryeqytetit shqiptar. Në median dhe shtypin grek të ditëve të fundit janë rikthyer titujt, deri diku edhe amoralë, në të cilat evidentohet dukshëm një ftohtësi që ka arsye të mos bëhet zyrtarisht publike. Megjith- Megjithatë, aparenca diplomatike gjithsesi e tradhton fshëhjen e këtij realiteti. Në 10 ditëshin e fundit të vitit, ndërsa axhenda e komunikimit zyrtar ka qenë e bollshme për t’i hedhur “velenxën” këtij fakti, njëherësh ka qenë e mjaftueshme për ta reflektuar pakënaqësinë greke. Megjithëse prej saj, incidenti i cinizmit administrativ me “Benzin” e sekuestruar të Ministrit Shqiptar të Rendit në Kapshicë është kaluar lehtë. Në Athinë pas “kuintave” të kortezisë zyrtare, gjatë bisedës Meta - Simitis, ftohja është pasuar me një heshtje të pazakontë të shtypit dhe medias vendase për këtë vizitë. Logjikisht mund të mos merret si pakujdesi administrative dërgimi i çarterit ushtarak grek në Rinas për mbartjen e delegacionit shqiptar, të cilit i mungonte komoditeti minimal për udhëtim! Por jashtë kësaj aparence, reflektues së tepërmi ka qenë vetë kryeministri Meta kur i ka mësuar zyrtarisht faktit se: “Greqia është partneri i dytë strategjik për Shqipërinë”. Ky konfirmim zyrtar i strategjisë së re diplomatike të Shqipërisë, përbën tashmë një përplasje, e cila mbetet e tillë edhe për ardhmërinë e 2000-ës në relacionin shqiptar me fqinjin jugor. Megjithatë, “PO-ja” shqiptare kësaj here është larg “NE-së” (po) greke. Përpos kësaj sfondi, në Athinë Kryeministri Meta ka gjetur krejt të përfaqësimit të njëjës politike të pakicës greke (përkatësisht kreut të OMONIA-s Dule dhe PBDNJ-së Melo), zbritja e të cilëve në të njëjtën kohë është justifikuar si rastësi. Por, përderisa në bisedën “kokë më kokë” Meta-Simitis ka ngritur çështjen e shkollave greke në Himarë, atëherë “dergata minoritare” në Athinë ka ditur t’i japë kryeministrit grek një “gozhdë” që sipas verbit të njohur të thuhej e “Nastradinit”. Por arsyeja e rikthyer në pretendicionin grek të sipërmarrjeve rajonale në kuadër të këtij Pakti, le të besohet se pakënaqësia greke për humbje “të kujdestarive” s’ka se si të fshihet. Kryeministri Meta në emër të diplomacisë shqiptare ka konfirmuar se prioriteti shqiptar për Italinë nuk është më një realitet i premtuar, por një angazhim i zyrtarizuar. Për strategjinë që imponon harta e re gjeopolitike e gadishullit, është e natyrshme që diplomacia jonë s’ mund të ruajë kompleksin e fituar (gjatë ardhjes deri në momentin e sotëm) nga leja e sillogjeve apo e instrumentave parashtetërore greke. Nuk mund të merret pa nëntëkëtin e vet edhe takimi, gjatë kësaj vizite, në “Grand Bretania” i kryeministrit Meta me ambasadorin amerikan në Athinë, Nikolas Bërns. “Kostumi” i paraqitjes së kryeministrit shqiptar kësaj here në Athinë, nuk ndryshon prej mëparshmes. Në leksikun e kryeministrit Meta, në dialogun me homologun Simitis, shpesh është përmendur togfjalëshi “strategji kombëtare”, pas së cilit shtrohet platforma e pretendimit për shtrirjen e “investimeve të Paktit” në pjesën e sipërme të kësaj strategjie. Në këtë sfond zhvillimesh dhe prirjesh të diplomacisë rajonale, Tirana zyrtare ka arsye të bollshme, por edhe këllqe të fituara, të respektojë guximin e humbjes së sloganeve diplomatike të deritanishme. Një reflektim ndaj kësaj, mund të merret edhe pohimi i zëvendësministrit të Jashtëm Blushi dy ditë më parë, i cili si asnjë herë tjetër, në të drejtën zyrtare shprehej se “diplomacia shqiptare e 2000-ës do të jetë më agresive”.

Shergu i fundit-Nder i Kombit

Faqe 24-25 Nesër në gazetën “Koha Jonë” do të lexoni: Pse ministri i Jashtëm Milo nuk mbron dinjitetin e ministrit të Rendit Poçi, të cilin grekët e zbritën në Kapshicë? Përse shtypi grek ironizon pas vizitës së Kryeministrit Meta, ministrin e Rendit shqiptar? Apo se vizita e Metës sfidoi krenarinë dhe pabesinë greke?!

Ditari i zi i një viti. Ja ngjarjet që tronditën vendin

Speciale 8-9