29/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 dhjetor 1999

Ministri Poçi bllokoi kontrabandistët grekë. Greqia zyrtare reagoi pabesisht: E zbriti nga vetura në Kapshicë

Media greke fillon fushatën kundër Shqipërisë faqe 2-3

Meidani, Kina, Kosova dhe Serbia

Vizita e paradokohshme e presidentit Meidani në Kinë u propaganda nga mediat zyrtare dhe ato pro-qeveritare si një sukses i madh. Veç aspektit deklarativ, ku nuk mungonte evokimi i “miqësisë” së hershme midis dy vendeve që u fol se tani po “hyn në një fazë të re”, u përmendën dhe marrëveshje nga më të ndryshmet ku Kina komuniste do të ishte në rolin e një partneri kryesor në ndërtimin e disa objekteve të rëndësishme. Në këtë mënyrë, njoftime të tilla të dhëna nga burime zyrtare sikur e zbusnin disi paradoksin e krijuar midis orientimit perëndimor të politikës shqiptare dhe rolit që po synohet t’i jepet Pekinit nga qarqe të caktuara në politikën shqiptare. Por, megjithatë, po të kihet parasysh se vizita e kreut të shtetit shqiptar u realizua pas vizitës së rusit Boris Jelcin dhe serbit Zhivadin Jovanoviç, ministër i Jashtëm i Beogradit, konkludohet menjëherë se për atë vizitë është zgjedhur një moment i gabuar. Konkretisht, duke e vlerësuar vizitën e presidentit Meidani në planin e politikës së jashtme, sido-mos kur është fjala për Kosovën, duhet thënë se kemi të bëjmë me një fiasko të vërtetë. Aq më e dukshme është kjo po të kujtojmë deklaratat e Meidanit lidhur me raportet Kinë-Tajvan, ku jo vetëm e njohu zyrtarisht Tajvanin si pjesë të pandashme të Kinës, jo vetëm hodhi poshtë kategorikisht çdo hipotezë për ndonjë dialog të mundshëm Kinë-Tajpeh, po nuk mungoi të shprehej optimist përsa i përket një bashkimi shumë të shpejtë të Tajvanit me Kinën. Por këtyre qëndrimeve të presidentit shqiptar, zyrtarët kinezë nuk iu përgjigjën me të njëjtën monedhë kur erdhi puna tek Kosova. Me t’u larguar Meidani nga Pekini, udhëheqësit kinezë i shprehën ministrit të Jashtëm jugosllav që mbërriti atje menjëherë pas largimit të Meidanit, se mbështesin integritetin territorial të Jugosllavisë, gjë që në gjuhën e politikës territoriale të Jugosllavisë, gjë që në gjuhën e politikës së Pekinit do të thotë që Kosova është pjesë e pandarë e Jugosllavisë, përkatësisht, Serbisë. Për këtë mos u çuditni, Pekini iu buta mikut nga Beogradi mos mjaftonte kjo, Pekini iu bëta mikut nga Beogradi mos mjaftonte kjo, Pekini iu bëta mikut nga Beogradi, që në vitin e ardhshëm Kina do të vinte veton kundër zgjerimit së mandatit të trupave të NATO-s në Kosovë, gjë që presupozon zëvendësimin e tyre prej policisë dhe ushtrisë serbe.

Ministri dhe makina e tij e vjedhur

Shpallen fituesit e anketës “Njerëzit e Shekullit”

20 mijë pjesëmarrës zgjodhën figurat kryesore të historisë Enver Hoxha, Ismail Qemali, Fatos Nano, Nënë Tereza, Fan Noli, Ahmet Zogu, Sali Berisha, Kadri Roshi, Avni Rustemi dhe Ismail Kadare - Faqe 18-23

Njoftim

Njoftojmë agjensinë e marketingut të kompanisë “REA” të shlyejë detyrimin për publicitetin e bërë në gazetën “Koha Jonë” për periudhën e shtatorit të vitit 1999. Agjensia e marketingut “Koha Jonë”