03/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 shtator 1999

Zani lufton vetëm përfundon në burg

Luftë në Mifol, rikthehet banda e famshme, terrorizojnë fshatin dhe plagosin dy vetë Kapoj­a i Vlorës nuk arriti të çajë rrethimin Luftë në Mifol, rikthehet banda e famshme, terrorizojnë fshatin dhe plagosin dy vetë Zani lufton vetëm përfundon në burg Kapoj­a i Vlorës nuk arriti të çajë rrethimin faqe 10

Qeveria nuk e beson Hollbrukun

Në një hark kohor prej dy ditësh, pushtetmbajtësve në Shqipëri u erdhën dy goditje të njëpasnjëshme nga ambasadori amerikan në OKB, Riçard Hollbruk. E nga ishte nëpërmjet përjashtimit në momentin e fundit

beson Hollbrukun

Në një hark kohor prej dy ditësh, pushtetmbajtësve në Shqipëri u erdhën dy goditje të njëpasnjëshme nga ambasadori amerikan në OKB, Riçard Hollbruk. E para ishte nëpërmjet përjashtimit në momentin e fundit të Tiranës nga itinerari i turneut të tij ballkanik dhe e dyta, duke futur Shqipërinë në kategorinë e atyre vendeve ballkanike, ku në polici dhe forcat e sigurimit shërbejnë mafiozë. OKB, Riçard Hollbruk. E para ishte nëpërmjet përjashtimit në momentin e fundit të Tiranës nga itinerari i turneut të tij ballkanik dhe e dyta, duke futur Shqipërinë në kategorinë e atyre vendeve ballkanike, ku në polici dhe forcat e sigurimit shërbejnë mafiozë. Natyrisht vlerësimet e diplomatit të shquar amerikan nuk mund të kenë karakter thjesht personal e aq më tepër, nuk mund të jenë pjellë e fantazisë së tij. Ato, pa as më të voglin dyshim, janë sintezë e informacioneve të hollësishme të mbledhura në Shqipëri dhe shprehje e qëndrimit të administratës amerikane. Nga ana tjetër, shqiptarëve të cilët po provojnë mbi kurrizin e tyre prej një kohe të gjatë pasojat e mungesës së rendit, të korrupsionit në radhët e policisë dhe strukturave të tjera u është dukur sikur ambasadori Hollbruk të ketë folur me gojën e tyre. Normalisht, pritej që deklaratat e Hollbrukut duh[e]j të shkaktonin një alarm të vërtetë në qeveri dhe organizma të tjera shtetërore duke u vënë në lëvizje, fillimisht për të parë shkallën e pranisë së këtij realiteti dhe pastaj për të marrë masat e duhura. Por, mënyra me të cilën kanë reaguar institucionet e ndryshme të shtetit shqiptar, të cilët kanë shprehur habi, duke u vënë dhe në rolin e të paditurit, madje reaguar dhe me një farë mllefi ndaj atyre që guxuan t’ia bënin të njohur publik të gjerë opinionin e zotit Hollbruk për strukturat që duhet të garantojnë sigurinë e shtetasve, tregon se zyrtarëve tanë u “kanë djegur” ato që tha Hollbruku në Sarajevë. Nga një mënyrë e tillë të reaguar, duke mos marrë mundimin për të përgënjeshtruar “njëriun e Ballkanit” del se ata faktikisht nuk e vënë në diskutim ato që deklaroi ai lidhur me praninë e mafiozëve në strukturat e rendit. Por, kryesorja është se përpjekjet dhe kujdesi për të mbuluar një realitet të tillë shqetësues tregojnë se zyrtarët shqiptarë ndjehen të pafuqishëm ose nuk duan vetë të ndryshojnë policinë nga mafiozët ose nuk duan vetë të ndryshojnë gjë në këtë drejtim. Dhe përballë një mungese dëshire lidhur me këtë, zë vend dyshimi se ekziston mundësia që segmente të ndryshëm të pushtetit kanë kontribuar në tufën o kriminalëve ordinerë në rend, SHIK, dogana e gjykata, ndoshta për t’i shpërblyer për ndonjë shërbim që ata mund t’u kenë bërë në të kaluarën. Dhe, kur pushteti siguron ekzistencën e tij falë bashkëpunimit me njerëzit e botës së krimit, nuk ka asnjë dyshim se vëndin e drejton mafia.

Shumaker: Këmba më e shtrenjtë se Ferrari

Faqe 25 Shumaker: Këmba më e shtrenjtë se Ferrari

Zbulohen shqiptarët që mashtr[?]ojnë Amerikën

Pas kërkesës së ambasadës për verifikim në Prokurori “Shqipëria është vend diktatorial me të përndjekur politikë”. Kjo është pasaporta e r[?] që një pjesë e refugjatëve kanë përdorur për të qëndruar në SHBA. Por duket se lojës i ka ardhur fundi. Pasi e ka pranuar këtë argument për një kohë të gjatë që pas vitit 1991, Amerika ka vendosur të kontrollojë dëshmitë e shqiptarëve që kanë kërkuar azil politik. Dhe përgjigjja ka qenë në dëm të refugjatëve. Ata nuk kanë qenë të përndjekur politikisht, por njerëz fare normalë që nuk i përkasin asnjë partie. Pas kësaj ata do të detyrohen të kthehen në Shqipëri pa e patur më të drejtën për t’u kthyer në “tokën e premtuar” faqe 7

Nano kërkon krijimin e një gjykate në PS

faqe 2