04/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 shtator 1999

Evropa prish paktin: Shqipëria larg nga BE

“Reforma të parealizuara dhe prapambetje e madhe” Komisioni i ri Evropian hedh poshtë projektin për anëtarësimin e afërt faqe 3

Shqipëria bën ligjin në Kosovë

Aspekti më pozitiv i gjithë aktivitetit të qeverisë shqiptare gjatë këtyre muajve të fundit është politika e ndjekur ndaj Kosovës. Sigurisht, këtu ka ndikuar edhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar falë të cilit është krijuar një terren i përshtatshëm që po favorizon në mënyrë të dukshme forcimin e lidhjeve të gjithanshme ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës. Kështu, qeveria e kryesuar nga Majko, pavarësisht nga problemet tepër të vështira brenda vendit, duke i shtuar dhe mungesën e eksperiencës, po i kushton një vëmendje të konsiderueshme zhvillimeve në Kosovë duke operuar me realizëm. Me largimin e strukturave të pushtetit serb dhe në mungesë të institucioneve të shqiptarëve të Kosovës, përsa i përket funksionimit të mekanizmave të një shteti normal, duhet thënë se është krijuar një vakum i madh. Megjithëse Kosova tani ndodhet nën një administrim ndërkombëtar, do të ishte naive të mendohej se strukturat e OKB, OSBE apo NATO-s do të ishin në gjendje të drejtonin e kontrollonin gjithë qelizat e jetës së atjeshme. Normalisht Kosova ka nevojë për specialistë në fusha të ndryshme si p.sh. arsimi etj, por edhe për asistencë të cilën më mirë se kushdo mund t’ia ofrojë vendi amë. Pikërisht këtë aspekt ka kapur Majko për të filluar ofensivën në drejtim të Kosovës për të mbushur vakumin e krijuar falë zhvillimeve të fundit. Vetëm pak kohë më parë, në falë zhvillimeve të fundit. Vetëm pak kohë më parë, në një takim me specialistë të arsimit shqiptar, ai kërkoi që të fillonte puna për unifikimin e sistemit arsimor në Shqipëri dhe Kosovë duke filluar me tekstet dhe programet arsimore dhe mbi të gjitha duke krijuar kushtet që mësues nga Shqipëria të shkojnë për të punuar në Kosovë. Pas një hapi të tillë, tani së fundi mësohet se është kërkuar që qytetarë nga Shqipëria të shkojnë në Kosovë për të ushtruar profesionin në zgjedhjen e çështjeve të atjeshme, madje edhe për të adaptuar legjislacionin shqiptar. Një prirje e tillë e cila mund të zgjerohet dhe në fusha të tjera, mbi të gjitha është në shërbim të të ardhmes duke qenë një investim pasi i përket homogjenizimit të faktorit shqiptar. Pa dyshim, në shërbim të kësaj është dhe ideja o koridorit shqiptar Durrës-Prishtinë. Sigurisht, realizimi i të gjitha këtyre që kanë të bëjnë me afrimin e shqiptarëve varet nga faktorë të tjerë, kryesisht nga ai ndërkombëtar dhe konjukturat që do të krijohen në të ardhmen në rajon.

Zani, me thes në kokë drejt Tiranës

Faqe 7 Zani, me thes në kokë drejt Tiranës

Maskat sulmojnë bosin e pijeve freskuese

Pronari i FRESH, Bezhani shpëton rastësisht Një bandë prej tre vetësh e ka sulmuar ndërsa po kthehej nga banka me 60 milionë lekë në makinë. Pas breshërisë të para Bezhani ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa banditët e kanë ndjekur duke e qëlluar pa ndërprerje. Një furgon policie që kaloi aty pranë ka qenë fati i tij që po i shndëriste prej disa minutash dhe e shpëtonte nga qindra plumbat që u derdhën mbi të. Por duket se gjurmëtarët e milionave nuk kanë qenë grabitës profesionistë, pasi ardhja e policisë e ka neutralizuar menjëherë sulmin e tyre, ndërsa ata vetë mbetën viktima. faqe 12

Kongresmeni i SHBA: Investime kur të vendoset rendi

faqe 6