Majko-Meta pakti i dytë kundër Nanos
Drejtuesit e rinj të qeverisë diskutojnë mundësinë e bashkimit në një kandidaturë. Meta kryetar i PS, Majko kryeministër
Drejtuesit e rinj të qeverisë diskutojnë mundësinë e bashkimit në një kandidaturë
Majko-Meta pakti i dytë kundër Nanos
Meta kryetar i PS, Majko kryeministër
faqe 3
Zot na ruaj nga tërmeti!
Pas tërmetit të djeshëm që goditi Greqinë pa dyshim që ballkanasit janë përfshirë nga një panik i përgjithshëm.
Shumica e tyre ndodhen nën peshën e ankthit që shkakton pyetja tmerruese: “Kush e ka radhën pas Athinës?” Secilit, qoftë ky bullgar, shqiptar, rumun apo serb, i duket sikur pas disa javësh apo ndoshta ditësh, nuk është çudi ta shohë veten nën gërmadha. Duke mos u merakosur shumë pas tërmit katastrofal që shkaktoi mijëra të vdekur dhe dëme materiale të pallogaritshme, me mendimin se Turqia është zonë tërmetesh, tani, nën pamjet e ndërtesave të Athinës që hidhin vallen e tmerrit nën lëkundjet afro gjashtëballëshe, është bërë shumë e vështirë gjetja e motiveve qetësues. Në mënyrë të veçantë, për disa arsye, më të shqetësuar duhet të jenë shqiptarët. Në radhë të parë, me qenë se në Greqi, aktualisht, jetojnë e punojnë gati gjysëm milion shqiptarë, mund të thuhet se Shqipëria që tani është prekur nga epidemia e tërmeteve që rrezikon të përfshijë gjithë këtë gadishull të trazuar edhe nga tronditje të formave të tjera. Që dje jo pak shqiptarë nga Shqipëria kanë vrapuar pranë aparateve telefonike apo janë gozhduar përballë televizorëve të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre që ndodhen në Greqi. Se dyti, lufta në Kosovë, masakrat serbe kundër popullsisë shqiptare bënë që shqiptarët jo shumë muaj më parë, ishin në qendër të një drame njerëzore, me pasoja ndoshta edhe më tragjike se ato që mund të shkaktojnë fatkeqësitë natyrore si tërmeti. Konkretisht, pamjet që vinin nga Turqia jo shumë kohë më parë, u kujtojnë shqiptarëve qoftë rrënojat që mbeteshin si pasojë e barbarive mesjetare serbe, si tenda ku strehoheshin kosovarët e dëbuar ashtu dhe karvanët me ndihma nga gjithë bota. Dhe, duke mos harruar problemet e përditëshme që cilësojnë shumicën e shqiptarëve të këtushëm, tani, akoma pa u mbyllur mirë plagët e shkaktuara në popullin e varfër, e shumë vetën përsëri nën ankthin e rrezikut të një katastrofe tjetër. Aq më i madh është ky ankth po të kihet parasysh se shqiptarët më shumë se kushdo tjetër nga fqinjët ballkanikë, po jetojnë me shpresa dhe iluzione për mrekulli të një pasuri e si falë Pakti i Stabilitetit. Dhe mjafton vetëm që do të sjellë për kapriço e natyrës mund të hedhë gjithçka mendimi se një kapriço e natyrës mund të hedhë gjithçka në erë për të krijuar një ide qoftë dhe të mjegullt të efektit psikologjik që shkakton frika se nesër mund të jetë radha e Shqipërisë për ta pësuar nga tërmeti. Për të gjitha e Shqipërisë për ta pësuar syte nga qielli duke përsëritur këto të gjithë i drejtojnë sytë nga qielli duke përsëritur refrenin “Zot na ruaj nga tërmeti”.
Falenderim
Përmirësimi shëndetësor, pas aksidentit automobilistik të familjes time në Greqi, më krijon mundësinë t’u shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre që u interesuan për kurimin tim të shpejtë dhe për trajtimin e vëmendshëm.
Mezi pres të falenderoj autoritetet më të larta greke, ekipin e mjekëve të spitalit të Janinës, autoritetet shqiptare, konsullin shqiptar në Janinë dhe në mënyrë të veçantë ministrin e Shëndetësisë, Leonard Solis.
Nikollë Lesi