10/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 shtator 1999

Italia: Gabuam që ju ndihmuam

“Nuk keni ndjekur politikë miqësore me ne” — faqe 2 — Senatorët e Apenineve shfryjnë inatin me politikën e jashtme shqiptare

Pakti nuk gjen impakt

Debati i djeshëm lidhur me Paktin e Stabilitetit, rëndësia e të cilit për të ardhmen e vendit tonë, tashmë është e njohur, nxorri edhe një herë në pah paaftësinë e klasës politike shqiptare për të kërkuar dhe rriedhimisht për të arritur në një impakt. Është fakt i njohur që Pakti i Stabilitetit për karakterin e tij nuk mund t’i përkasë vetëm një kategorie të caktuar shqiptarësh, e quajturi kjo qeveri, pozitë apo opozitë. Si pasojë qëndrimi ndaj tij duhet të ishte fryt i një serie të gjatë diskutimesh e debatesh konstruktive për të arritur tek varianti optimal. Konkretisht, Shqipëria sot, po vuan, veç të tjerash edhe paaftësinë e hartimit të projekteve për të ndjerë ndihmat e ndryshme që premton faktori ndërkombëtar. Të gjitha këto i dikton klasa politike shqiptare arritjen në mënyrë urgjente të një pakti për Paktin e Stabilitetit. Më e pakta, faktori ndërkombëtar, duke përfshirë dhe “Miqtë” qofshin këta dhe personalë, duke u ndodhur përballë mos-përputhjes në qëndrimet dhe reagimet e pozitës dhe opozitës si dhe përkohshmërinë e qëndrimit në pushtet të një grupimi të caktuar, do të mendojë se në ndryshimin më të parë politik në Shqipëri, gjithçka duhet nisur nga e para. Në fakt, eksperienca e ka bërë të njohur zellin e shqiptarëve për të filluar procesin e “çrrënjosjes” më të marrë pushtetin. Duke pasur parasysh këto sidhe pasojat e rënda të përjetuara si rrjedhim i konflikteve politike, mendohej se dje, shqiptarët do të kishin rastin të shihnin në sallën e parlamentit një spektakël të ndryshëm nga ai që janë mësuar të shohin gjatë këtyre viteve. Disa konvergime gjatë periudhës së krizës në Kosovë ishin një faktor tjetër që të bënte me shpresë në këtë drejtim. Por, për fat të keq, edhe dje përfaqësuesit e kampeve të ndryshëm të politikës shqiptare nuk i shpëcatuan traditës. Ashtu siç ka ndodhur dhe në të kaluarën debati i djeshëm në parlament hyri shumë shpejt në hullinë shkëmbimit të akuzave reciproke, përmbajtja e të cilave nuk kishte as më të voglën lidhje me Paktin e Stabilitetit dhe mënyrën e reaguarit nga kuadër të tij. Pavarësisht nga e drejta e pamohueshme e opozitës për të stigmatizuar metat, shkeljet dhe abuzimet e qeverisë, dje nuk ishte as vendi dhe as momenti për të kërkuar llogari për probleme që nuk kishin të bënin në mënyrë të drejtpërdrejtë me Paktin e Stabilitetit. Nëse opozita ishte nisur për të sulmuar qeverinë dhe punën e saj, në vetë qëndrimet e saj ndaj Paktit të Stabilitetit duke përfshirë dhe ekspozonë e djeshme të Majkos, kishte jo pak gjëra për të kritikuar. Por duke hedhur në tryezën e debatit probleme të tjera gjatë kjo dhe vrasja e Hajdarit të çojnë në përfundimin se kemi të bëjmë me një krizë alternativash nga ana e opozitës. Nuk mund të lihet pa kritikuar dhe paaftësia e pushtetit në krijimin e hapësirave të nevojshme opozitës për të shkuar drejt pakteve të brendshëm pa të cilët nuk mund të mendohen paktat më të huajë.

Soros: Ballkani, vetëm i bashkuar në Evropë

Soros: Ballkani, vetëm i bashkuar në Evropë. Faqe 5

Koha Jonë hap anketën: Njerëzit e Shekullit

Përfundimi i shekullit XX, mungesa e një rendi objektiv në figurat historike dhe vlerësimi sa më real i kontributit të shqiptarëve për Atdheun e tyre, nxiti redaksinë tonë për të inicuar një anketë mbarëkombëtare, për shqiptarët më të shquar gjatë këtij Shekulli dhe pak më gjerë të mijëvjeçarit të dytë që përfundon për pak më shumë se tre muaj. Gjatë kësaj kohe në të gjitha mediat e Koha Jonë dhe nëpërmjet internetit, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëzit e Shekullit dhe Mijëvjeçarit që ata mendojnë se kanë kontribuar më shumë për kombin tonë. Për më tepër lexoni në faqen 25

Durrës, vret gruan në sy të fëmijëve

Faqe 8