14/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 shtator 1999

Nano: Fundi i durimit, do të rrëfej 14 shtatorin

Ish kryeministri zgjedh Fierin për të nxjerrë prapaskenat e një viti më parë Një vit më pas procesi hapet në PS dhe në koalicion Ish kryeministri zgjedh Fierin për të nxjerrë prapaskenat e një viti më parë Nano: Fundi i durimit, do të rrëfej 14 shtatorin Një vit më pas procesi hapet në PS dhe në koalicion faqe 4

Nano-Poçi apo Majko-Poçi

Më afrimin e datave të kongreseve të dy partive që dominojnë skenën politike shqiptare, po bëhen gjithnjë e më të pranueshme lëvizjet e grupeve, klaneve apo dhe pretendentëve të veçantë për të siguruar mbështetje maksimale për të shtuar probabilitetin për fitoren e dëshiruar. Përsa i përket PD-së, autoriteti i Berishës dhe njëfarë mosbesimi i kundërshtarëve të deklaruar të Berishës ndaj lëvizjes së papritur të Pollos, kanë bërë që në këtë parti të jetë një atmosferë relativisht e qetë në këtë drejtim. Krejt ndryshe paraqitet situata në Partinë Socialiste. Atje gjatë gjithë kohës po flitet për aleanca e pakta, ndonëse më të shumtën hipotetike, ndërmjet atyre që kanë shfaqur deri tani ambiciet e tyre për postin e kryetarit të mbetur vakant pas dorëheqjes së papritur të Nanos në fillim të këtij viti. Konkretisht, shumë është spekuluar me njoftime për lidhjet e mundshme Nano-Meta, Meta-Majko, dhe në një shkallë më të vogël ato që krahas këtyre emrave inkuadrojnë dhe ndonjë figurë tjetër të njohur si Islami, Dokle, Agolli etj, pavarësisht nga numri jo i madh i fansave të tyre në forumet e partisë. Por, sukseset e javëve të fundit të forcave të rendit me neutralizimin e disa prej kapobandave më në zë dhe sidomos pas takimit të ambasadorit amerikan me ministrin e Rendit, Poçi, ky ka filluar të shihet me interes nga ata që të kryegjyqojnë armët në betejë për postin e kryetarit më 9 tetor. Kjo, jo vetëm për të treguar se “mbështesin” ministrin e Rendit, po indirekt për t’u dukur se “janë në linjë” me Washingtonin. Kështu, do të ishte e logjikshme që Majko, Nano apo Meta, t’i rezervonin Poçit postin e kryeministrit për t’i siguruar vetes kolltukun e kryetarit të partisë. Madje hipotetaza për një pakt Majko-Poçi bëhet e besueshme pas lajmit për një vizitë të tyre në Washington. Por, ndërsa Majko dhe deri në një masë, Meta, mund ta kenë të vështirë të mposhtin tundimin për t’u larguar nga kreu i ekzekutivit, gjasat janë që do t’i mbetet Nanos të luajë kartën e “Poçit kryeministër”. Nano, ndryshe nga kundërshtarët e tij, tashmë e ka bërë publik faktin se nuk ushqen asnjë ambicie për t’u rikthyer në godinën e qeverisë, ndoshta edhe pse mund të mos i jenë shlyer kujtimet e 14 shtatorit të një viti më parë. Veç arsyeve të mësipërme, mbështetja e një kandidature të Spartak Poçit si kryeministër nga ana e Nanos diktohet dhe nga një rrethanë tjetër. Duke qenë se ministri i Nanos diktohet dhe nga një rrethanë tjetër. Duke qenë se ministri aktual i Rendit njihet si një nga kundërshtarët e hershëm të tij, hedhja e idesë që ai të vihet në krye të ekzekutivit, i shërben shlyerjes së idesë që ai të vihet në krye të ekzekutivit, i shërben shlyerjes së një borxhi ish-liderit të PS-së për t’u konfirmuar më tej si një politikan modern, pragmatik, pa paragjykime. Nga ana tjetër, injorimi i Nanos, do të shërbente për të minimizuar efektet e ndarjeve që ekzistojnë prej kohësh në parti. Nuk përjashtohet që në pakt Nano-Poçi, falë simpative të opozitës për herë të parë, të mund të bëjë që ish-kryeministri i rrëzuar disa herë, të dalë sërish më si “dele e zezë” nga opozita.

Si u shemb kulla e Nehatit

Faqe 7 Si u shemb kulla e Nehatit

Kukësi: NATO na braktisi

Rrugët kanë mbetur të minuara dhe të shkatërruara “Pavarësisht nga publiciteti që i është dhënë në media, trupat e AFOR-it kanë bërë një punë thuajse të papërfillshme në riparimin e rrugës së shkatërruar Kukës-Fushë Arrëz”. Është deklarata e fa... [?] Prefektit të Kukësit, në një takim me përfaqësues të ambasadës gjermane. Përfaqësuesi i qeverisë në Kukës, ka përfituar nga rasti t’u lutet gjermanëve të korrigjojnë punën e pabërë të misionit AFOR, megjithatë do të jetë shumë e vështirë që qeveria shqiptare të korrigjojë deklaratën e Prefektit të Kukësit. faqe 11

Pesë ballë trondisin Vlorën dhe Fierin

Banorët terrorizohen, por nuk pati pasoja Tërmeti vjen nga Jugu në Shqipëri faqe 8