23/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 shtator 1999

Shrëder: Na dhatë AMC do t’ju japim Evropën

“Privatizimi i celularëve, gjithçka që mund të arrihej” Kancelari gjerman arrin qëllimin e vizitës në Shqipëri. Shpërthen miqësia shqiptaro-gjermane faqe 3

Kush janë bandat e vërteta

Pas vërejtjeve që mori në grupin parlamentar të PS-së, për arrestimet te “njëanshme” të bandave kriminale, Ministria e Rendit është duke përgatitur listën e arrestimeve të “bandave blu”. Edhe drejtues të prokurorisë thanë dje, duke mos i quajtur të PS-së bandat e arrestuara deri tani, se policia duhet të vërë dorë edhe mbi ata të PD-së që kërkohen për llogari të 14 shtatorit. Debati në grupin e deputetëve socialistë, i cili në fakt ishte motivuar me solidaritetin e tyre për punën e policisë, ka nxjerrë në skenë një problem që ka kohë që përflitet. Kanë apo jo gjyq kriminelët? Vetë ministri Poçi ka thënë se të gjithë janë njësoj për policinë. Por nuk ka rezultuar tamam kështu. Njerëzit e PS, disa nga eksponentët e bandave që tashmë kanë përfunduar në qeli, i kanë etiketuar si “tanët”. Dhe nuk janë ndjerë mirë, kur të tjerë banditë, që nuk bëjnë pjesë në kampin e tyre rozë, janë ende të lirë. Dhe kjo është e vërtetë. Por një e vërtetë që tashmë i tregon shumë e shumë. Kriminelët dhe bandat paskan një koracë politike. Në fakt, gjatë fushatave elektorale, në pranverë të vitit 1997, por edhe më parë e më pas, shumë politikanë, të kuq, rozë, blu apo çfarëdolloj ngjyre tjetër, janë parë të shoqërohen në publik nga njerëz që bashkëqytetarët e tyre i njihnin si “të fortët e qytetit”. Madje, edhe më të fortë e bënin pasi “bosët” e tyre morën detyra të larta shtetërore. Përkatësia politike e bandave është përfolur që në ndeshjet e mëdha mes grupeve të është përfolur që në ndeshjet e mëdha mes grupeve të Vlorës. Të gjithë e pranojnë në këtë qytet, se Kakami, Gaxhai e Zani, ishin shndërruar në armiq, jo thjesht për ndarje zonash influence. Porse shumë shpejt, pasi u armatosën, ata filluan të bëhen mburojë dhe të gjithë mbështetje politike të ndryshme. Zani me koalicionin mbështetës politik të ndryshëm. Zani me koalicionin aktual qeverisës, ndërsa Kakami me PD-në. Dhe tashmë dihet rezultati i gjithë kësaj armiqësie. Përveç Zanit më dihet rezultati i gjithë kësaj armiqësie. Përveç Zanit në Gaxhait që janë në burg, të gjithë të tjerët që përbëjnë bandat thuajse janë vrarë. Dhe bashkë me ta, edhe shumë njerëz të pafajshëm që gjendeshin në zonën e luftimeve. Në shumë raste PD protestonte për arrestimin e “aktivistëve të saj” nga ana e policisë. “Aktivistë”, të cilët nuk ishin veçse autorë krimesh. Ndërsa nga kampi tjetër vinim akuza se “PD mbron kriminelët”. Por pavarësisht nga e fundit rozë, për arrestimin vetëm të bandave të tyre, duket se tregon se bandat e vërteta nuk janë ato që kanë bërë apo bëjnë batërdi me armë në rrugë.

Majko përjashton gazetën “Koha Jonë” nga takimi me kancelarin gjerman

Monika e Hajdaragës Faqe 27 Vetëm Berisha nuk lejonte gazetarët e “KJ” në pallatin e Brigadave Majko përjashton gazetën “Koha Jonë” nga takimi me kancelarin gjerman Mbrëmë gazetat kryesore të gazetave dhe televizionet të Shqipërisë morën pjesë në takimin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, të ftuar nga kryeministri Majko për t’u takuar me kancelarin gjerman Shrëder. Vetëm gazeta “Koha Jonë”, radio “KOHA” dhe TV “KOHA” nuk u lejuan të merrnin pjesë, pasi Majko kishte urdhëruar zhvendosjen e tij të shtyhej që të mos jepej asnjë ftesë për kompaninë e medias “Koha Jonë”, meqë ajo ka botuar fak(e) rreth përthyrjes së kryeministrit në shekullin ligjor të fabrikës së tullave në Vorë. Natyrisht që një vjen keq që nuk u lej(a)uam të marrim pjesë në takimin me kancelarin gjerman, të paktën që ta urojmë për qëndrimin e tij në favor të çështjen e Kosovës gjatë sulmeve të NATO-s. Përjashtimin e gazetës “Koha Jonë” vetë Berisha e ka bërë në vitet 92-97, ndonëse ne e ftojmë Majkon që të lerë mënjanë inatin me “Koha Jonë”, pasi çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila po heton për skandalin “Majko dhe fabrika e tullave në Vorë”. Po të përdorim të njëjtën logjikë si të Majkos, atëherë “Koha Jonë” nuk do të bënte asgjë nga veprimtaria e kryeministrit tonë, akoma të njomë, i cili në librezën e tij të punës ka të shënuar vetëm fjalët: “Kryeministër i Shqipërisë”, pasi asnjëherë nuk ka punuar në punë të tjera. Monika e Hajdaragës. Faqe 27.