24/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 shtator 1999

Evropa: Lamtumirë Berisha, mirësevejen kryetari Pollo

Doris Pack, kryetarja e delegacionit evropian për rajonin mbështet të rinjtë e politikës . Evropa: Lamtumirë Berisha, mirësevejen kryetari Pollo. Delegacioni në Kongresin e PD-së do mbështesë të riun. faqe 3

Telefoni integron Shqipërinë

. Gavrosh Levonja. Duke lënë mënjanë formulat e kortezisë reciproke dhe ligjëratat stereotipe të politikanëve shqiptarë që lidhen me integrimin, demokracinë, lidhjet dhe miqësitë tradicionale me vendin e mysafirit të radhës që ka ardhur për vizitë, gjëja më pozitive e vizitës së kancelarit gjerman Shrëder, ishte marrëveshja lidhur me “privatizimin e rrjetit të telekomunikacionit celular”. Përfshirja në privatizimin e AMC-së edhe të gjigandit gjerman “Deutsche Telekom”, tregon se megjithë peripeticë që po shoqërojnë Shqipërinë gjatë këtyre viteve, interesimi i investitorëve seriozë vazhdon të jetë i pranishëm. Por më e rëndësishmja është se prania e një partneri serioz si kompania gjermane, i mbyll shtigjet për firmat e dyshimta dhe mashtruese të cilat, në esencë, nuk ndryshojnë shumë nga piramidat e dikurshme shqiptare. Duhet pranuar se Shqipëria, si pasojë e mungesës së eksperiencës por dhe e prirjes për t’u zhytur në korrupsion të zyrtarëve tanë, zakonisht, ka qenë pre e firmave mashtruese të cilat kanë futur në xhep fondet e akorduara vendit tonë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe vende të veçanta. Gjithashtu, angazhimi i Telekomit gjerman në privatizimin e AMC-së, në radhë të parë, duke pasur parasysh karakterin zyrtar të hyrjes së tij në lojë, do të zvogëlonte në minimum mundësitë për korrupsion të zyrtarëve shqiptarë duke përfshirë dhe ata më të lartët. Nga ana tjetër, vendosja dhe intensifikimi i lidhjeve me kompanitë dhe firmat e një vendi si Gjermania, e cila është “lokomotiva” e Bashkimit Evropian, në një farë mënyre kontribuon dhe në zvogëlimin e hendekut relativisht të madh që ndan Shqipërinë nga vendet e zhvilluara të Evropës. Por, nuk mund të injorohet fakti tepër i rëndësishëm që prania ekonomike gjermane në Ballkan, ashtu si dhe në pjesën tjetër të Evropës Lindore, po përjeton një periudhë ekspansioni. Rrjedhimisht, hapja e dyerve dhe bashkëpunimi me kompanitë gjermane do të kontribuonte dhe në krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët me fqinjët tanë ballkanikë, gjë që përbën një nga pikat kryesore të stabilitetit. Veç këtyre, prania në Shqipëri e një firme serioze gjermane e cila ka gjasa të mëdha të përfshihet dhe nga simotra të tjera, do ta shtojë interesin edhe të operatorëve ekonomikë të vendeve të tjera. Megjithatë, gjithçka do të varej nga serioziteti me të cilin do të trajtohet kjo nga zyrtarët shqiptarë. Eksperienca ka treguar se do të ishte gabim po të mos tregohemi optimistë të matur.

Sekreti i Ronaldos, do të bëhet baba

. Faqe 23 Sekreti i Ronaldos, do të bëhet baba

Vritet i gjithë fshati për një dashuri

. faqe 11

TV KOHA nis ciklin:

Sot në orën 21.00 Ridvan Bode përballë Ferdinand Xhaferit për Kongresin e PD-së

TELEBINGO

26 Shtator 1999 * 15 çmime me nga 1.000.000 lekë të reja * Një autoveturë * Një udhëtim turistik, 500.000 lekë të reja * 100 çmime Mini-Bingo me vlerë 10.000 lekë të reja