Qytetet kryesore nuk votuan për të rinjtë, por për liderët historikë të tyre
Konferencat e djeshme konfirmuan autoritetin absolut të liderëve
faqe 2-4
Vota nuk del nga xhepi
Konferencat dhe aktivet e dy partive të mëdha, në Vlorë dhe Durrës për PS-në dhe sidomos ai i PD-së për Tiranën treguan në mënyrë të qartë se Sali Berisha dhe Fatos Nano do të dalin triumfatorë në sidat e tyre kundër gre-garëve të tyre të papërkohshëm. P[?]ollo dhe Majko. Fitorja PS dhe PD, të zhvilluara gjatë këtyre ditëve të fundit me shumë se për të analizuar veprimtaritë e degëve të partive kanë shërbyer si terren ku pretendentët për postet e kryetarëve kanë matur forcat midis tyre. Në këtë mënyrë, militantët partiakë kanë gjetur rastin të shprehin edhe një herë “besnikërinë” ndaj liderëve të tyre karizmatikë. Kështu ndodhi dhe dje, në Durrës, Vlorë me socialistët dhe në Tiranë me demokratët. Duke pasur parasysh qëndrimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet në politikën shqiptare sidhe sugjerimet për largimin nga skena politike të “elementëve të korruptuar e konfliktuoze”, që nënkuptonte Nanon dhe Berishën, deri pak kohë më parë mendohej se politika shqiptare do të fliste me gjuhën e Majkos e Metës nga njëri krah dhe Pollos nga krahu tjetër. Por duket se tradicionalizmi, një farë mosbesimi tek të rinjtë e pavënë në provë, si dhe ndonjë faktor tjetër, po ndikojnë që Berisha dhe Nano t’i japin tonin politikës shqiptare edhe për disa vjet. Në këtë aspekt duhet thënë se fryma konfliktuale që në një mënyrë ose tjetër shfaqet në politikën shqiptare, ka bërë që militantët e dy forcave kryesore të ndjehen më të mbrojtur nën ombrellat e Nanos dhe Berishës. Në këtë aspekt do të ishte gabim të lihej pa përmendur ndikimi i eksperiencës dhe aftësive të dy politikanëve që vazhdojnë të dominojnë politikën shqiptare. Duke qenë që vazhdimisht se largimi i njërit prej tyre do t’ia vështirësonte lojën tjetrit, mund të thuhet se Nano dhe Berisha kanë bërë një pakt në distancë. Kështu, fjalët e mira që Berisha thotë për Majkon nuk bëjnë gjë tjetër veçse përgënjeshtrojnë radhët e elektoratit socialist rreth Nanos duke e parë Majkon si një “renegat”, apo më keq akoma një instrument të liderit demokrat. Të njëjtin efekt bënte dhe mbështetja e Nanos ndaj kandidaturës së Pollos. Një fitore e sigurtë e Berishës javën e ardhshme, për arsye pothuajse e sigurtë e Berishës javën e ardhshme, për arsye pothuajse të sigurtë të Nanos pak ...? Por për sa i përket ndikimit jashtëm, duhet thënë se shqiptarët nuk janë më ata të 1991-shit që gjithçka që vjen nga jashtë e shikonin si të ardhur nga Olimpi. Në këto kushte vendimtar mbetet faktori i brendshëm, fakt për të cilin, më të ndërgjegjshëm ishin vetë Nano dhe Berisha. Ndoshta këtu kanë gabuar Majko dhe Pollo, të cilëve u mbetet të ngushëllohen me shpresën për të fituar apo mbetur në pushtet në vitet më vonë.
West
Formula pish formulën
Faqe 23
foto REUTERS
Mika Hakinen që so do të shijojë tymine Frentzen dhe Kullthard
Masakrohet një fëmijë 10 vjeç
Dje në mesditë u gjend kufomë para shtëpisë
Engjëllushi 10-vjeçar, nga fshati Cakran i Fierit, është gjetur i copëtuar me thika dhe armë të tjera, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.
I kishin lidhur në qafë një lak najloni, me të cilin e kishin mbytur më parë. Dhe pas mbytjes, të pangopur me atë që kishin bërë, kriminelët e kanë copëtuar derisa ka qenë e vështirë të njihet. Engjëlli kishte tre ditë që ishte zhdukur dhe familjarët e kërkonin. Vetë ata që e kishin marrë e çuan në shtëpi, por të masakruar dhe të ftohtë, pasi kishte kohë që e kishin ndarë nga jeta.