30/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 shtator 1999

Berisha zgjedh veten, përsëritet marsi 1997

Perëndimi bojkot(on) Kongresin, Butka kandidati i emëruar …ollo jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet. Bashkë me të Demi e Xhaferri faqe 3

Kongresi i fundit i Berishës

Ai që pritej të ishte kongresi i rinovimit, i modernizim- …

i Berishës

Ai që pritej të ishte kongresi i rinovimit, i modernizimit të opozitës tek idealet e 1991-shit, pas zhvillimeve të paparashikuara të dy ditëve të fundit në PD, nuk është tjetër veçse një foshnje e vdekur. Tërheqja krejt e papritur e sfidantit të vetëm të Berishës për postin e kryetarit ka hedhur në erë të gjithë mundin dhe planet e Berishës për t’i kthyer vetes statusin e dikurshëm sidomos kur është fjala për faktorin e jashtëm, i cili ç’është e vërteta, ka reaguar pa entuziazëm ndaj disa lëvizjeve pozitive të ndërmarra nga njeriu me të cilin lidhet funksionimi i të gjitha qelizave të PD-së. Mjafton të përmendet vendimi i mbrëmshëm i Këshillit të Ambasadorëve të akredituar në Tiranë dhe mikeshës së PD-së, zonjës Doris Pack, për të mos marrë pjesë në kongresin e Berishës për të konkluduar se ky ka dështuar në këtë ndërmarrje të tij. I zënë në befasi nga kjo lëvizje paparashikueshme duke filluar nga guximi i të njoftuarit”, Vejsiu për ta kundërshtuar, madje dhe kërcënuar, për të përfunduar tek vendimi i djeshëm i Pollit për të tërhequr kandidaturën, Berisha ndodhet në një pozitë tejet kritike që mund të krahasohet në atë të ditëve të para të marsit të dy viteve më parë. P.sh. dje ai është ndodhur në dilemën për të zgjedhur midis variantit të konkurrimit me një kundërshtar emergjent apo për të mos lënë gjëstin askujt për t’i dhënë këtë rol. Të paktën, në rast të tillë do të ishte e pamundur të shmangeshin shkeljet procedurale. Emërimi në orët e vona të mbrëmjes të dëshmitarit të Uran Butkës për të kryer misionin e një kandidati formal të tipit “Dokle”, i stigmatizuar nga Berisha dhe gjatë këtyre ditëve, tregon se ky tashmë është i shqetësuar të bëjë vetëm lëvizje të detyruara. Megjithatë më shumë rëndësi ka fakti që kongresi i sotëm, duke u nisur nga kushtet në të cilat zhvillohet, nuk do të paraqesë asnjë vlerë edhe për një pjesë të konsiderueshme të elektoratit të PD-së, pa përmendur ata që do ta shikojnë si fundin e agonisë së tyre. Rrjedhimisht, për një kohë jo shumë të gjatë, partia kryesore e opozitës në Shqipëri do të reduktohet vetëm në një bandë fanatikësh të Berishës. Dhe në rrugë të tilla do të ishte qesharake që ajti të flasë për reforma, demokratizim, shkun për një parti të shekullit të ardhshëm. Përfundimisht, kongresi i sotëm i Berishës përfaqëson, në mundim të kotë, një lëvizje që më shumë do ta dëmtojë atë sesa mund t’i sjellë ndonjë përfitim.

Atentat Prefektit të Fierit - vëllait të Farudin Arapit

Farudin Arapi, kryeadministratori i fajdeve në konferencë shtypi Faqe 8

Humbet kryeredaktori i “ZP”

Berat, konferenca e PS-së Dje, kryeredaktori i “ZP”, deputeti socialist Erion Brace, i cili kishte kandiduar për t’u zgjedhur delegat në Kongresin e PS-së nuk u zgjodh nga delegatët e konferencës. Kryeredaktori i “ZP” njihet si një nga përkrahësit e fortë të kryeministrit Majko, kësisoj humbja e djeshme e kryeredaktorit të gazetës “ZP”, gazetë e cila ka sulmuar egër ish-liderin Nano, është një lloj barometri edhe për fatin e Majkos në Kongres. Megjithatë, burime të besuara, thanë se njerëzit e Majkos në PS do të provojnë konferencën e Tiranës për ta rikandiduar si delegat, ndonëse morali e kërkon që një kryeredaktor i tillë të japë dorëheqjen. Burime të konferencës së Beratit theksuan për “KJ” se dhe në Berat fituan kandidatët më besnikë ndaj Nanos, ashtu si në 70 % të konferencave të PS-së. Ndonfta reagimi socialist i Beratit erdhi edhe si pasojë e qëndrimit të gazetës socialiste “ZP” ndaj njeriut që mbajti PS-në në kohën që ishte në opozitë, pasi dihet se burgu i Nanos solli PS-në në pushtet. Tashmë “ZP” është monopoli i Majkos dhe kritike ndaj Nanos.

Ambasadorët nuk do të marrin pjesë në Kongresin e PD

Mbrëmë Këshilli i Ambasadorëve të Huaj në Tiranë ka vendosur, pas dorëheqjes së Genc Pollos nga kandidimi, që të mos marrin pjesë në Kongresin e PD. Gjithashtu e deleguar kryesore e Kongresit të PD, Doris Pack, mbrëmën sot në Tiranë por që mbremë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Kongres pas dorëheqjes së Genc Pollos. Ajo do të takohet vetëm me grupin e të moderuarve të PD.