02/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 tetor 1999

Dimri i fundit me Berishën

Delegatët e kryetarit votojnë për Pollon. Rizgjedhje e dhunshme e liderit të vjetër PD shkon e sigurtë në humbjen e zgjedhjeve lokale faqe 2

Rasti i humbur i Meidanit

GAVROSH LEVONJA

Dasma e shqiptarëve të mëdhenj

Dasma e shqiptarëve të mëdhenj

Hasri Pllumbaj i Meidanit

GAVROSH LEVONJA Situata inkandeshente dhe sidomos zhvillimet e papritura në vigjilje të kongresit të Partisë Demokratike me siguri kanë bërë që të mos bjerë në sy mungesa e një mesazhi përshëndetës nga ana e presidentit të Republikës për kongresin e partisë më të madhe të opozitës, në kohën që është bërë e ditur se zoti Meidani gjatë ditë të kongresit socialist do të ndodhet në Itali. Po le të ndalemi tek kongresi që sapo përfundoi, ai i demokratëve. Dihet që kongresi është ngjarja më e rëndësishme për një parti dhe pavarësisht nga përmbajtja dhe ndikimi që mund të ketë ai në jetën e vendit, mesazhi i përshëndetjes qoftë dhe formalisht nga ana e një institucioni si presidenti që në bazë të kushtetutës duhet të kujdeset dhe për unitetin e kombit është një veprim i natyrshëm. Madje duke pasur parasysh klimën e tensionuar që ka dominuar klimën politike në Shqipëri, mund të thuhet se është domosdoshmëri. Çdo justifikim, duke përfshirë dhe atë që lidhet me preferencën “për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të partive” nuk bind kërkënd. Vështirë se një urim me terma të përgjithshme nga ana e presidentit Meidani do të ndryshonte rrjedhën e zhvillimeve të kongresit të demokratëve. Por, duke pasur parasysh nevojën që ka vendi për një opozitë sa të fuqishme aq dhe konstruktive, një përshëndetje nga ana e presidentit të Republikës duke përcjellë mesazhe paqeje e bashkëpunimi do të kishte pa dyshim një ndikim qoftë dhe minimal duke i shërbyer materializimit të dëshirave të opozitës për të dhënë kontributin e saj të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e problemeve nga pozita ku ndodhet. Meidani ndoshta mund t’i kujtohet që tre vjet më parë, një president “intransigjent” si Sali Berisha, nuk ngurroi t’i dërgonte kongresit të atëhershëm të socialistëve një mesazh përshëndetjeje duke u bërë thirrje për reformim të shpejtë. Duke qëndruar inert ndaj kongresit të demokratëve, presidenti Meidani humbi dhe një rast tjetër për të vendosur identitetin e tij përtej një politikani të zakonshëm, një president i cili ndoshta mund të jetë më pranë opozitës. Mbi të gjitha, duke pasur parasysh dhe pafuqinë e forcave politike të krahëve të kundërt për të gjetur rrugët dhe mënyrat e dialogimit mes tyre, presidenti i Republikës duhej të kishte qenë katalizatori kryesor në këtë drejtim. Vlerësimet e bëra nga zoti Meidani në Slloveni për partitë politike shqiptare sigurisht do të kishin qenë shumë më të dobishme po t’u dëgjoheshin vetë këtyre të fundit qoftë dhe nëpërmjet ndonjë mesazhi përshëndetës siç mund të ishte ai me rastin e zhvillimit të kongreseve.

Dashtë e Shqipëtareve te Medhenj

Bexhet Pacolli, Ana Oxa dhe Rexhep Çeliku Fotot ekskluzive nga Roland Tasho Bexhet Pacolli, Ana Oxa dhe Rexhep Çeliku. Fotot ekskluzive nga Roland Tasho.

Zv.ambasadori amerikan takon Fatos Nanon

Kandidati për kryetar të PS, aktualisht ish kryetari i kësaj partie Fatos Nano është takuar dje pasdite me zv.ambasadorin amerikan në Tiranë z.Shnajder. Takimi është shoqëruar me një drekë, e cila në të tilla raste quhet drekë pune. Sipas pohimeve të Nanos për “KJ” në këtë drekë pune nuk kanë munguar çështjet politike. Nano nuk konfirmoi se cili nga të dy ka patur oreks politik në të madh, por nënvizoi se është diskutuar për situatën politike në vend si dhe për situatën që ekziston aktualisht në dy partitë më të mëdha në vend. Nano është shprehur se askush nuk duhet të spekullojë me takime të tilla dhe të krijojë idenë e gabuar për një mbështetje nga ana e SHBA-së të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar në PS. Sipas ishkryetarit socialist zv.ambasadori ka pohuar se mirëkupton çdo lëvizje që ndihmon në modernizimin e PS. Por Nanos i është kërkuar nga miku amerikan platforma që ai ka parashtruar për ndryshime në PS. Mirkuptimi sipas Nanos ka qenë i plotë midis tij dhe zv.ambasadorit amerikan në Tiranë. I pyetur për me tepër fakte rreth bisedës Nano nuk pranoi të sqaronte. Ai vetëm pranoi të thoshte: “U mirkuptuam”. Mimoza PICARI

Kadare shpallet Qytetar Nderi i Tiranës

faqe 27