Nga Greqia në Itali pa kalim në Tiranë
Lidhet në erë edhe plani i fundit për ardhjen e Presidentit të SHBA
faqe 3
Ekstremitetet janë vetëm një bumerang
Deklarata e vënë në gojën e Ministrit Milo (“do të ishte katastrofike nëse do të prishej kjo qeveri”) nuk mund të jetë më shumë se dëshmi se ai ende nuk ka kuptuar thelbin e postit që mban prej dy vitesh.
Për shumë arsye:
Një diplomat klasi si Hill nuk mund të japë asnjëherë një qëndrim të tillë kategorik, që është njëkohësisht dhe një vlerësim sa i pamotivuar aq dhe në kundërvënie me qëndrimet e deklaruara të përfaqësuesve të qeverisë amerikane, të cilët asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kanë dhënë vlerësime “en block” për të gjithë kabinetin M[?]lo. Nuk është rasti për të kujtuar prononcimet për shpër[?] të tre ambasadorëve amerikanë që në mënyrë suk[?]sive kanë përmendur edhe emra të veçantë të kabinetit Majko. Edhe sikur ta kishin një mendim të tillë, kjo nuk mund të bëhej në prezencë të Milos, i cili deri më sot nuk është ftuar dhe as takuar asnjëherë me asnjë përfaqësues të lartë të Administratës Amerikane, aq më pak me homologen e tij Ollbrait, në një plan të respektuar bilateral apo homologësh. Të gjitha takimet e zhvilluara nga Milo kanë qenë ose në shoqërim të autoriteteve të larta të qeverisë dhe shtetit, ose në takime shumëpalëshe ku mostakimi nuk mund të justifikohet me etika diplomatike, apo qoftë edhe nga roli që Shqipëria duhet të luante dhe të luajë gjatë krizës dhe situatës aktuale rajonale.
Të marrësh për të vërtetë këtë vlerësim “en block” të qeverisë aktuale do të thotë që SHBA, janë kundër deklaratës të Grupit të Miqve të Shqipërisë të bërë para dy muajsh në Bruksel, e cila kërkon përmirësime në të gjithë qeverisjen. Interesi i madh dhe i mirëpritur i SHBA për zhvillimin e shëndetshëm të demokracisë në Shqipëri, përparimin ekonomik dhe stabilitetin e vendit është i lidhur me zhvillimin e vlerave demokratike, të një lidhur me zhvillimin e vlerave demokratike, të lirive civile, të zhvillimit të institucioneve, shtetit ligjor, luftës ndaj trafikut ilegale etj. Ashtu si vendosjes së raporteve të qëndrueshme dhe rritjes së mirë të bashkëpunimin rajonal.
Për SHBA, si mbështetësit më të paanshëm të politikës shqiptare, interesohen për stabilitetin dhe përparimin e vendit tonë në rajon, këtë e bëjnë në funksion të një zhvillimi të vlerave të demokracisë. Përpjekjeve për zhvillimin e vlerave të demokracisë, mendimore, me arësinë e individëve për të ndërtuar stabilitetin në tërësinë e vlerave që Pakti i Stabilitetit për të përcjellë në rajon.
Dua të bëhem miss Bota 2000
faqe 25
Dua të bëhem miss Bota 2000
Policia befas on Lazaratin
Arrestime në fshatin rebel. 10 të kërkuar në qeli
Aksioni i djeshëm i policisë dhe specialëve mund të quhet i bujshëm i ditëve të fundit.
10 lazaratas [?] pjesëtarë të grupit të madh rebel, gjenden në qeli me akuza të rënda, si marrja peng e punonjësit konsullor [?] javën e parë të marsit të këtij viti. Aksioni i djeshëm ishte hapi i parë i policisë drejt vënies së shtetit në fshatin që prej tre vjetësh nuk e njihte konceptin e ligjit. Ndërsa pritet që reagimi i rebelëve të ndihet në rrugën nacionale, forcat speciale të policisë e kanë situatën nën kontroll. Sidoqoftë situata pritet të acar[o]het me tej.
faqe 7
Sot Dita Kombëtare e Gjermanisë
3 tetori është një datë historike për popullin gjerman. Pas gati një gjysëm shekulli ndarjeje absurde, më 3 tetor të vitit 1990 u realizua bashkimi i Gjermanisë. Ky bashkim i dedikohet mbi të gjitha vitalitetit dhe aftësive të popullit gjerman, i cili me punën e tij bëri që Gjermania të vihej në rolin e liderit europian. Me këtë rast redaksia e gazetës “Koha Jone” i shpreh urimet më të mira popullit mik gjerman.
SOT NË TV KOHA
Sonte në ora 21.00 direkt në stacionin televiziv privat “TV Koha” ju ftojmë të ndiqni bisedën me deputetin dhe anëtarin e Kryesisë së PS, Dr. Sabit Brokaj. Drejton emisionin gazetarja Anila Basha