Stafi i Sekretarit të Përgjithshëm, i paaftë për përgatitjen e programit
Kryesia: Gjyq Majkos për forcat speciale
Kryeministri do të tregojë sot në KPD dhunuesin e PS
faqe 3
Demokracia dhe partia - shtet
GAVROSH LEVONJA
Në kushtet aktuale, kur politikanët shqiptarë ndodhen akoma nën peshën e rëndë të mentalitetit që i shikon pazgjidhshmërisht binomin parti-shtet, ideja për një “divorc” rigoroz të funksioneve shtetërore nga ato partiake është domosdoshmëri për hedhjen e hapave të mëtejshëm në rrugën e demokratizimit të jetës së vendit. Shfrytëzimi i funksioneve shtetërore për të forcuar pozitat në parti dhe anasjelltas kanë qenë një fenomen i rëndomtë në këto vite. Eksperienca e deritanishme duke filluar nga vitet e qeverisjes së Berishës për të ardhur tek Nano e deri tek Majko, ka qenë e mjaftueshme përsa i përket të provuarit të efekteve negative që sjell unifikimi i funksioneve partiake me ato shtetërore. Ndoshta, është për shkak të kësaj që Nano ka filluar t’i mëshojë së tepërmi idesë së ndarjes së posteve të kryetarit të partisë dhe kryeministrit. Nga ana tjetër, edhe Berisha, të paktën deri tani, veç dëshirës për të qëndruar në krye të partisë, nuk po tregon as më të voglën ambicie për t’u rikthyer në krye të shtetit apo dhe të qeverisë, në rast të një fitoreje të PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, duke mos u angazhuar krejt në një partie të maxhorancës në funksione shtetërore, kjo parti do të jetë në gjendje të kritikojë me efektivitet qeverinë e saj duke paguar minimalisht faturën e gabimeve të qeverisjes. Mbi të gjitha, duhet pasur parasysh se dëshimi i një kryeministri që njëkohësisht është dhe kryetar partie, në kuptimin dhe dëshimin e programit të saj, gjë që do të thotë se duhet shkruar drejt zgjedhjeve të reja. Duket se eksponentët socialistë, të besuar nga konfliktet mes tyre dhe nga mentaliteti klanor nuk janë të ndërgjegjshëm për këto. Konkretisht, Majko, ndëra është kryeministër, nuk mungon të marrë nën sqetull dhe barrën e drejtimit të partisë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për ministrin Poci, i cili ndërsa është i angazhuar në një luftë dhëmb për dhëmb me krimin, nuk e shikon të udhës të heqë dorë nga posti i kryetarit të degës më të madhe të PS-së për t’i kushtuar punës në qeveri. Nga ana tjetër, Majkos, të përfshirë nga ethet e manisë për të kontrolluar gjithçka, nuk i bën përshtypje fakti se po dëmton imazhin e tij si “politikan i së ardhmes” duke bërë që të stigmatizohet si një “minihitler”. Ndërsa në aspektin pragmatik, ai nuk e ka kuptuar se ideja e ndarjes së posteve partiake nga ato qeveritare e hedhur nga rivalë i tij në betejën për postin e kryetarit në PS, është më shumë një kartë në favor të tij, pasi në këtë mënyrë nuk do t’i cënohej posti i kryeministrit. Ndërkohë, nëse Majko do të humb[?]e poz[?]n e kryeministrit, të pakëtin vetëm si pasojë logjike e kundërshtimit të idesë së Nanos,
Që të mos vdesin për bukë
Faqe 12-19
Një femije që ka braktisur shkollën për të siguruar bukën e gojës
Foto L.Filopati
Kapet banda “5 dyqanet”
Arrestohen në Korçë, transferohen në Elbasan
Banda me e madhe e Korçës, e drejtuar nga tetë kriminelë të rrezikshëm, ka rënë dje në duart e policisë. Në ndihmë të korçarëve ka shkuar i famshmi i Elbasanit, komisari Kosenii, i cili pas kapjes i ka futur në qelitë e veta, për ta patur të sigurtë burgimin e tyre. Kështu Kosenii tashmë mban në qelitë e tij haldat më të famshme të Shqipërisë. Banda e Mand[?] deles, ajo e Nehat Kullës, banda e Cërrikut, e Gramshit dhe së fundi banda e “5 dyqaneve” janë në duart e tij aspak të buta. Ndoshta edhe banditëve të kapur rishtaz do t’u rezervohet i njëjti trajtim me atë të Kullës, i cili u fut në t[u]çinë me ujë të ndenjur dhe u rrah deri në thyerjen e dorës, pa bërë as më të voglin kundërshtim.
faqe 11
Shqipëria ka nevojë për liberaldemokracinë e Nanos
Nga Koço Danaj faqe 6-7
TELEBINGO
10 Tetor 1999
• 100 Mini-Bingo me nga 10.000 lekë (të reja)
• 5 Tele-Bingo me nga 1.000.000 lekë (të reja)
• 1 Magic-Bingo me 500.000 lekë (të reja)
• 1 Star-Bingo me 150.000 lekë (të reja)