Kryetari i PS i ka propozuar vendin e Majkos kryetarit të FRESSH. Fillon ndarja në qeveri
Malaj shpall kandidaturën për sekretar i përgjithshëm
faqe 3
Kryetari i PS i ka propozuar vendin e Majkos kryetarit të FRESSH. Fillon ndarja në qeveri
Majko i izoluar
Meta kryeministër
Malaj shpall kandidaturën për sekretar i përgjithshëm
faqe 3
Majko, vetmia e madhe
Pas humbjes së betejës me Nanon në kongres, ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë nga dita kur kongresi i socialistëve uli siparin, po vihet re një rënie e shpejtë e mbështetjes që kryeministri Majko kishte deri në kongres nga faktori i jashtëm. Kështu, pas reagimit pak a shumë “diplomatik” të ambasadorit amerikan, i cili deklaroi se “SHBA nuk mbështesin individë të veçantë”, i erdhi radha kryepërfaqësuesit të Italisë në Shqipëri, vendit që historikisht ka qenë në rolin e kujdestarit të Shqipërisë për të kontaktuar me Nanon akoma pa përfunduar të gjitha procedurat e zgjedhjeve në kongres. Fill, pas tij i erdhi radha ambasadorit francez i cili shprehu mbështetjen e vendit të tij lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri duke pasur parasysh përfundimet e kongresit të tretë të PS-së. Fillimisht duhet thënë se mbështetja që i u dha Majkos dhe kabinetit të tij gjatë muajve të mëparshëm nuk kishte të bënte me aftësitë e këtij apo ndonjë simpati specifike. Ajo mbështetje ka qenë e lidhur kryesisht me ngjarjet në Kosovë dhe në rajon. Të huajt, në radhë të parë amerikanët ishin të interesuar jo vetëm për një Shqipëri të qëndrueshme gjatë muajve të ofensivës së NATO-s kundër Jugosllavisë së Millosheviçit, por preferonin t’i kishin në rolin e partnerëve politikë që të njihnin vetëm fjalën “yes”. Pikërisht kjo bëri që Majko të qëndronte duke menduar se mbështetja për qeverinë e kryesuar prej tij ishte fryt i afësive të tij dhe ekipit që ai kryesonte. Mirëpo, faktori ndërkombëtar që është i interesuar për Shqipërinë dhe rajonin tonë nuk mund të mbështetet në individë që nuk kanë përkrahjen e një pjesë të konsiderueshme të elektoratit, pra që nuk janë faktor i rëndësishëm në jetën e vendit, por tek ajo pjesë politikansh që gëzojnë popullaritet dhe kanë influencë në vend. Kështu, kongresi socialist, i cili nxorri fitimtar Nanon, njëkohësisht shënoi edhe fundin e mbështetjes së faktorët të jashtëm të këtij kryeministri. Konkretisht, tashmë Nano është kryeministri Majko. Konkretisht, tashmë Nano është ... [pjesa tjetër e tekstit është e vështirë të lexohet]
Agim Bardha, kampioni shqiptar në Amerikë
Faqe 22
Agim Bardha me mikun e tij Kevin Kostner
Foto P.Ilo
Agim Bardha me mikun e tij Kevin Kostner. Foto P.Ilo
Naneo-Majko dhe Berisha-Pollo drejt Prishtinës
Fillon rruga e kryeqyteteve shqiptare
Sot Tirana do të lidhet për herë të parë direkt me Prishtinën. Ngjarja historike është pasojë e një biznesi të kompanisë Ada Air, që do të nisë sot fluturimin drejt kryeqytetit të dytë shqiptar në Ballkan. Nesër do të ketë një tjetër fluturim, që do të jetë edhe ceremonia zyrtare e nisjes së fluturimeve. Kompania Shqiptare Albania Airlines do të nisë zyrtarisht lidhjen Tiranë-Prishtinë dhe avioni i parë ka lënë vendet bosh për katër protagonistët kryesorë të politikës shqiptare. Në dy sediljet e para të krahut të majtë janë ftuar Nano dhe Majko, ndërsa në sediljet e para të krahut të djathtë janë ftuar Berisha dhe Pollo.
Qysh sot ky fluturim duket se do të jetë spektakolar, sidomos për politikanët shqiptarë që ende nuk e ka njohur shtrëngimin e dorës mes kundërshtarëve politikë.
NJOFTIM
Numrat fitues të shortit të pluhurit larës “ESSEX AUTOMAT” të zhvilluar gjatë drejtpërdrejtë në orën 18.00 të telearbëria janë
0382 3001 2991 2138 2671 3244
0830 1208 3072 3607 1324 0635 3213
2230 0815 3173 0245 0363 0600
Fituesit mund të tërheqin dhurata duke kontaktuar me Tel 042 41963. Kompania njofton se shorti tjetër do të hidhet në datën 15 Dhjetor 1999