Dokle: Nesër do të propozoj Metën kryeministër
Kryeministri jep dorëheqjen papritur. Njoftohet mbledhja urgjente e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues
faqe 3
Majko nuk habit njeri
Që Majko do të jepte dorëheqjen, kjo ishte diçka që pritej që prej mëngjesit të 10 tetorit kur numërimi i votave të delegatëve socialistë e nxorën atë humbës.
Ndosh[t]a, politikani i ri, të cilin ngjarjet e 14 shtatorit të një viti më parë, e katapultuan në krye të qeverisë, në planet e tij kishte vendosur për të rezistuar deri në fund. Kjo ndoshta duke menduar se ai ishte e vetm- vetmja zgjidhje për kushtet e vendit, por edhe me shpresën se “miqtë” e tij koniunkturalë do e mbështesin kundër Nanos, do të luanin çdo gur për ta mbajtur në krye të qeverisë me synimin për të mos i lënë hapësirë manovrave të kryetarit Nano. Gjithashtu, Majko mund të ketë ushqyer iluzione se si pasojë e rritjes së presionit të opozitës kundër Nanos, ky do të guxonte të hidhte ndonjë hap për të filluar procedurat e votëbesimit për të shkuar në shkarkimin e tij. Por gjithçka, lidhur me këto, u zhvillua në sens të kundërt. Disa prej ministrave dhe bashkëpunëtorëve të Majkos, falë eksperiencës së tyre, nuhatën se fundi i kabinetit ku bënin pjesë i kishte ditët e numëruara, prandaj u morën me përgatitjen e dorëheqjeve, paraqitja e të cilave filloi që dy ditë më parë. Kjo ka qenë kambana e alarmit që zgjoi Majkon duke e detyruar të ndiqte shembullin e ministrave të tij, megjithëse i sapo kthyer nga Sofia ku kishte shkuar për vizitë. Dhe, pas kësaj ka mbërritur zhgënjimi i dytë, më i madhi për Majkon. Me t’u dhënë lajmi se ai do t’i paraqiste presidentit Meidani dorëheqjen, askush nuk pati asnjë shenjë habie apo kundërshtimi. Të gjithë reaguan në mënyrë të tillë, sikur kishin kohë që po prisnin hap të tillë nga kryeministri. Kështu, nga Presidenca u bë e ditur se Presidenti do ta pranonte dorëheqjen, në kohën që sekretari i ri i përgjithshëm i P.S-së, Dokle ka kërkuar thirrjen me urgjencë të kryesisë dhe KPD-së për të filluar procedurat e zgjedhjes së njeriut që do të kërkohet të marrë mandatin për të krijuar një qeveri të re pa harruar të shtojë se “dorëheqja e Majkos i shërben ruajtjes së stabilitetit të vendit. Gjithashtu, përsai i përket opozitës, në aspektin propagandistik kjo do të bëjë zhurmë kundër rënies së propagandistik kjo do të bëjë zhurmë kundër rënies së qeverisë “eurosocialiste” duke dhënë alarmin për mundësinë e rikthimit të rrymës “enveriste”. Por në mundësin në e rikthimit të rrymës “enveriste”. Por në planin e mirëfilltë politik, dorëheqja e Majkos zgjeroi hapësirën e manovrës së saj. Më e pakta, opozita do të hapësirën edhe një herë në tryezë kartën e qeverisë “me bazë të gjerë”. Me këtë jo vetëm do të vinte në provë në provë sinqeritetin e Nanos për dialog dhe bërjen për t’u afruar shoqërisë civile, por e shikon edhe si një hap të rëndësishëm drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Poçi, sulmi i fundit për Havarin
Kontroll nga ministria për Komisarin e Tiranës
Pas shumë kërkesash, të parapranuara nga Majko për të shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë së Tiranës, Mithat Havari, Poçi ka vendosur të ndjekë rrugën më efikase.
Dje i ka dërguar një ekip kontrolli nga ministria, të kryesuar nga vetë zëvendësministri Yzeiri, për të gjetur gabimet e komisariatit të kryeqytetit e për ta larguar atë përfundimisht.
Nga puna e imët që ka bërë dje kontrolli, duket se dëshira për të gjetur gabime në policinë e Tiranës është e madhe. Dhe s’ka si të mos jetë e tillë, kur dihet që Havari ka qenë e vetmja “kockë e fortë” për Poçin, duke patur mbështetjen e kryeministrit Majko. Me ndryshimet në qeveri dhe me kontrollin e fundit ministri mund t’ia arrijë qëllimit.
fq. 8
Shet turizmin për cimento
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Drejtoria e Privatizimit
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
Drejtoria e Ndjekjes së Investimeve Turistike
Shet turizmin për cimento
Z. Hader Azem SELMANI
Rrëshen - MURRË
faqe 17
1. TARI HAKO
Prefekt i Prefekturës
Vlorë
1. BESNIK MEJDANI
President i Republikës
TIRANË
Shefi tunizian për çmimet
Lënda: Kërkesat tona aktuale të propozuara për ligjin. Rrjedhim.
Z. TARI HANNO
Prefekt i Prefekturës
VLORË
Z. MEDIN KELLI
Kryetar i Këshillit të Rrethit
VLORË
Z. MUBEN BENI
Kryetar i Këshillit të Bashkisë
ORIKUM
Z. SHEME KONDI
Kryetar i Bashkisë
Z. Hader Azem SELMANI
Rrjedhim: VLORË
Z. REKIP MEJDANI
Presidenti i Republikës
TIRANË
Z. SKËNDER GJINUSHI
Kryetar i Parlamentit
TIRANË
Z. PANDELI MAJKO
Kryetar i Këshillit të Ministrave
TIRANË
Z. VILI BUFI
Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Faksimile të shkresës së Sherif Bundos që kundërshton vendimin e Bufit dhe e Bufit që kundërshton pushtetarët lokalë