Pazaret e Ilir Metës prishin Aleancën e parave të Shtetit
Plas sherri për ministrinë e Transportit, Shuli qëndron
faqe 2-5
Kryeministri i sapozgjedhur mban në qeveri të korruptuarit dhe hajdutët
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Qeveria dështon prej tregut të interesave
Gavrosh Levonja Mjafton t’i hedhësh një sy strukturës dhe njerëzve të qeverisë që do të drejtojë Ilir Meta për të arritur në përfundimin e pakëndshëm se asgjë nuk ka për të ndry- ndryshuar. Kjo për faktin se pothuajse të gjithë ministrat e Majkos i kanë ruajtur postet, pavarësisht se disa prej tyre kanë dështuar në realizimin e objektivave, në kohën që shkeljet ligjore dhe korrupsioni i disa të tjerëve ka qenë i dokumentuar plotësisht. Me përjashtim të Poçit e ndonjë tjetri, në qeverinë e Metës do të vazhdojnë të vegjetojnë disa fytyra që masës së gjerë të elektoratit, duke përfshirë dhe atë socialist, i shkaktojnë alergji. Nga ana tjetër, edhe ndryshimet, me përjashtim të Bufit dhe dikasterit të tij, kanë prekur sektorë pa peshë, si ai i pushtetit lokal apo informacionit, a thua se gjithë e keqja e qeverisjes së Majkos ishte përqendruar tek Rrapi, Demeti apo Ulqini. Në këtë mënyrë, e kryesorja është se gabimet, shkeljet dhe fajet të cilave u ka mëshuar gjatë gjithë kohës opozita dhe mediat vazhdojnë të mbeten jetime. Apo i vetmi që duhet të paguajë për të gjitha është Majko. Sipas logjikës së thjeshtë, kjo të çon pa vështirësi në konkluzionin se fenomenet negative të konstatuara gjatë këtyre dy viteve do të jenë përsëri të pranishme për të mos thënë se do të intensifikohen si pasojë e kursyerit të autorëve të tyre. Presidenti Meidani e cilësoi qeverinë e re si “qeveri të Paktit të Stabilitetit”, por fakti që kjo qeveri konsiderohet dhe si “e vazhdimësisë” fakti që kjo qeveri konsiderohet dhe si “e vazhdimësisë” përbën një iluzion të rrezikshëm. Kjo për faktin se një nga tiparet e asaj që quhet “vazhdimësi”, më së shumti, nuk ka si të mos lidhet me korrupsionin. “Miqtë e Shqipërisë” që në institucionet ndërkombëtare nuk kanë nguruar të akuzojnë qeverinë e Majkos dhe administratën shqiptare në përgjithësi për korrupsion në përmasa shqetësuese. Vetëm pak ditë më parë BE shtyu arritjen e një marrëveshjeje asociimi me Shqipërinë vetëm për shkak të korrupsionit dhe problemeve me administratën. Por duke pasur parasysh tendencën e liderit socialist Nano për kompromis në radhët e partisë së tij, përbërja e kabinetit që do të krijojë Meta të bën të mendosh se prirja për kompromis dhe vazhdimësi shtrihet dhe në konstruktimin e qeverisë. Me pak fjalë, ndërtimi i saj është duke u nisur nga synimi për të ngushëlluar me portofolë, “të zemëruarit” nga zhvillimet e fundit në PS, duke rregulluar ndonjë ekuilibër të prishur, pa përmendur ndikimin e raporteve me aleatët e vegjël, për të cilët u tregua kujdes që të mos u prekeshin portofolet. Përfundimisht, kjo dukе qenë një qeveri e tipit “për të kaluar radhën” më shumë se një qeveri që do të thëllojë më tej krizën që ka pllakosur vendin.
Dy vajza të mitura vrasin veten
Ilaçe dhe armë për t’u ndarë nga jeta
Nuk dihet pse ka ndodhur, por pasojat kanë qenë të rënda.
Një 13 vjeçare dhe një 15 vjeçare kanë vendosur të largohen nga jeta pa komunikuar me askënd, duke lënë në familjet e tyre, jo vetëm dhimbje, por edhe mister. Vajza 15 vjeç e ka zgjedhur në rrugë më të pazhurmshme vetëvrasjen me një grushth me helm, ndërsa tjetra ia ka kthyer automatin vetes në gjoks dhe ka shënuar kështu një zi të pafund për familjen dhe të afërmit e vet.
Më pas gjithçka është e kotë dhe e ftohtë. Hetimet e policisë dhe rruga për në banesën e fundit, sado serioze dhe solemne nuk mund ta plotësojnë boshllëkun që lanë dy vajzat e mitura dhe shqetësimin e njerëzve për ngjarje kaq tronditëse.
faqe 7
Brugël e vjedhjeve të Shulit
PERFORMANCE GUARANTEE LETTER
DEAR SIRS,
Brugël e vjedhjeve të Shulit
faqe 16-17
C. J. Spota
EUROBANK
KIBRIS EUROBANK
Banque Européenne d’Investissement | European Investment Bank
Republic of Albania
Ministry of Public Works and Transport,
General Road Directorate,
TIRANA-ALBANIA
PERFORMANCE GUARANTEE LETTER
DEAR SIRS,
WHEREAS BEŞAŞ İNŞ. TIC. LTD. ŞTI. [??] Ankara, Turkey
Subject: BPGL 98/18/22 ...