30/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 tetor 1999

Dekretohet qeveria e dosjeve të hapura

Nga vagonat e Metës tek orizi i Hajdaragës faqe 3

PS, dasma e dytë për gruan e parë

Mentor Kikia Në një fshat gjëmone muzika dhe dikush pyeti fqinjîn se kush martohej. “Sinani - i tha fqinji. Po me kë martohet? Me gruan e parë” - u përgjigj fqinji. Me pak ndryshime, për fatin tonë të keq, i njëjti dialog bëhet sot edhe në vendet rreth Shqipërisë. Për këtë herë “dhëndrri” është kryetari partie dhe “nusja” është qeveria. Pas disa ditë ankthi, dje kanë marrë fund edhe dilemat për kabinetin e ri të qeverisë që do të drejtojë vendin tonë. Dhe është po ajo, “gruaja e parë”. Me gjithë të këqijat dhe të mirat që kishte. Ndërsa neve nuk na mbeti tjetër gjë, veçse të mësojmë se gjërat nuk paskan qenë dhe aq shumë të koklavitura. E gjithë lufta për “qeverinë e re”, nuk kishte të bënte me faktin se si do të zbulohe-shin njerëzit më të mirë që duhet të zgjidhen për të nxjerrë vendin nga karnagia e fundit evropiane. E gjitha kishte qenë një përpjekje për të mos prishur interesat e klaneve që kanë formuar parti politike e grupe mbrenda partive. Ka tre ditë që shtypi ka publikuar disa variante kabinetesh. Dhe pas çdo varianti, ata që bënin marrëveshjet para se të bëheshin bashkë për të rëzuar Majkon, bërtisnin: “Nuk e kishim lënë kështu shoku Nano”. Ndërsa dje, në zyrat e “mëdha” të politikës ka patur serish sherr me këto vari-ante. Të ikë apo jo filan ministër, kush e propozon, i kujt grupi është? Dhe më në fund, gjërat duket se janë unjis-grupi është? Dhe më në fund, gjërat duket se janë unjis-dhe arritën të ishin sikurse ishin. Në kabinet do të jenë edhe një dyzinë ministrash, për institucionet e të cilëve ka dosje të hapura nga ana e prokurorisë. Nga gjithë kjo lojë, që çon në mënyrë të rregullt në korrupsion e pushtet, dhe njerëzve të thjeshtë që mbajnë sytë “lart”, qëllimi ka qenë vetëm një; të bëhet një qeveri që të kënaqë mi ka qenë vetëm një; të bëhet një qeveri që të kënaqë të gjitha klanet. Askush të mos mbetet i zhgënjyer. Pasi që gjithë klanet. Askush të mos mbetet i zhgënjyer. Pasi që gjithë klanet e tyre. Pak ditë më parë, në Finlandë, Shqipërisë iu shty për në mes të dhjetorit nënshkrimi i marrëveshjes së aso-ciimit me Bashkimin Evropian. Maqedonia e kaloi këtë Prag, ndërsa neve na u dha një shans, që në vërtetë nuk është gjë tjetër veçse një paralajmërim, ndoshta i fundit. Korrupsioni, kontrabanda, krimi ordiner e ai mafioz... Këtu Shqipëria duhet të bëntë kthesë, nëse dëshi-ron... Këtu Shqipëria duhet të bëntë kthesë. Por me kë? Curric-dumi i qeveritarëve tanë është fare i shkurtër; Diplomuar për... ministër... Në qeveri tashmë ndryshoi vetëm kryeministri. A thua ishte ky shkarkari i hezitimit evropi-an për të na pranuar dhe mjegulla që kthente horë pas here në Shkup zyrtarët e lartë amerikanë që planifikonin vizita për në Tiranë?

Qeveria kërkon të mbyllë dosjen Shuli

faqe 16 Vazhdon vizita në Danimarkë me ftesë të qeverisë Qeveria kërkon të mbyllë dosjen Shuli

Deputeti Lesi takon drejtuesit e mediave

Vizita e deputetëve Nikollë Lesi, Kiço Blushi, Vili Min-arolli dhe Halil Lalaj, dje është përqendruar në pikën më interesante. Katër deputetët shqiptarë, të ftuar nga qeveria daneze, kanë vizituar televizionin Publik dhe televizionet private të Danimarkës. Në takimet e zhvilluara me drejtuesit e televizioneve, deputeti Lesi u interesua për marrëdhëniet e medias me shtetin, për programet satelitore dhe për marrëdhëniet e ndërsjellta të mediave brenda dhe jashtë vendit. Në takimet që kanë patur në parlamentin danez, deputetët shqiptarë janë gjendur përballë një interesimi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën dhe për zhvillimet e fundit në këto treva shqiptare. Vizita do të vazhdojë deri të hënën me një program mjaft të ngjeshur. re.po

TELEBINGO

shorti i madh 31 Tetor 1999 • 100 Mini-Bingo me nga 100.000 lekë të vjetra • 20 Tele-Bingo me nga dhjetë milion lekë të vjetra • 1 Magic-Bingo me pesë milion lekë të vjetra • 1 Star-Bingo me 1.5 milion lekë të vjetra