06/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 janar 2000

Pse hesht kryeministri ndaj piramidës së fundit “2K”?

Ministri i Financave Angjeli hesht, Farudin Arapit i kërcënohet jeta nëse insiston në këtë çështje. Ministri i Privatizimeve, Zef Preçi, heziton të publikojë fakte. Vetëm Mustafa Kërçuku është i vendosur në çështjen “2K” faqe 2-3

Meidani firmos për një grua

ALEKSANDËR ÇIPA Presidenti Meidani ka firmosur dje shkarkimin e prokuroruar të Prokurores së rrethit të Tiranës, Dolorez Velaj, dhe të zëvendësit të saj. Firma e hedhur pas propozimit të përsëritur për të tretën herë nga shefi i organit shqiptar të Akuzës Rakipit, natyrshëm nxjerr në pah edhe diçka nga marrëdhëniet reale brenda piramidës së Drejtësisë. Në pamje të parë duket sikur kjo firmë premton shënimin e ndryshimit të dukshëm në organin shqiptar të Akuzës, pasi është hera e parë që në periudhën kohore të dy vjetëve të mbarsur me akuza për Prokurorinë shqiptare, gjendet dikush për t’u ndëshkuar, qoftë edhe administrativisht. Megjithatë, është një ndëshkim që i parë me vëmendje, ende nuk justifikon vlerën e një reagimi të plotë institucional. Aq më tepër që kjo prokurori pothuajse në të gjitha nivelet hierarkike të saj, ka dhënë shumë prova dëshmitesh dhe çështjesh të humbura. Morali i saj institucional përballë sfidës në vazhdim që i bën krimi i pandëshkuar, në të vërtetë do të meritoonte edhe më tepër ndëshkime dhe ekzekutime kuadri. Pra, në përballje me realitetin e mosndryshuar të prokurorisë, firma e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e prokurores Velaj mund të vlerësohet vetëm si një nojëmë (shenjë) e pamjaftueshme dhe publikisht e pamotivuar për të ndrequr atë. Por ndryshime emrash njoftohen edhe nga dikasteri i Rendit. Ministri Poçi i ka përcjellë kreut të Ekzekutivit shkresën për disa emërime dhe lëvizje të reja në nivele të ndryshme drejtimi brenda dikasterit dhe drejtorive rajonale të policisë. Në kontekst të gjendjes dhe panoramës vijore të rendit në vend, propozohet ministri mund të duket të ndryshme. Megjithatë, vonesat e kryeministrit në firmosjen e emrave që propozohen apo sugjerohen së paku japin provën e mospërdorimit si në traditë të “kartës së kuadrit” brenda kësaj ministrie. Për Poçin, aktualisht sugjerueshëm mbetet lëvizja në nivele lokale të disa drejtuesve të policisë. Në këtë reagim ku përfshihet vetëm lëvizja-kuadër, për kryesisht veprimin, i fuqishëm i Rendit në vatrat delikate, ministri e bën edhe më të lehtë justifikimin ndaj çdo ndryshimi mbi brenda dikasterit. Fjala e lëvizjeve emërore e rëndë në institucionin e Prokurorisë dhe në Ministrinë e Rendit, së paku janë një përpjekje e rikthyer institucionale. Mirëpo, ndërsa institucion i Rendit ka justifikim një realitet të ndryshuar, ai i Prokurorisë mbetet tepër i zbuar. Në këtë ndryshim gjendjes mes dy organeve, firma e Presidentit për shkarkimin e vetmes kryeprokurore rrëthi, nuk premton ndryshim. Dhe si në disa herë të tjera kjo firmë, në vend të ekzekutimit për ndryshim, jep provën e vetvetes në shenjë, sikur mund të thuhet ndryshe, ky është një ndëshkim “burrëror” i një gruaje që s’mund të mbante as më shumë e as më pak nga barra e Prokurorisë së sotme.

Poçi heq majën e “Briskut”

Faqe 8 Poçi heq majën e “Briskut”

Njoftim në ndihmë të kreditorëve të firmës “2K”

Meqë firma “2K”, e akuzuar si piramidë nga qeveria, nuk pranon publikisht se ka borxh ndaj njerëzve të thjeshtë, atëherë gazeta “Koha Jonë” hap rubrikën “Në ndihmë të kreditorëve të “2K”. Të gjithë personat që kanë depozituar lekë, apo letra me vlerë në llogarinë e Koço Kokëdhimës, i akuzuar si piramida e fundit në Shqipëri, mund të dërgojnë çdo ditë në redaksinë e gazetës “KJ” kopjen e kontratës që kanë me këtë firmë, në mënyrë që të ndihmojmë në kthimin e shumave që Kokëdhima ka ndaj kreditorëve të tij. Kjo kërkesë vlen edhe për avokatin e Hajdin Sejdisë, që endet nëpër Tiranë, prej dy vitesh, që t’i marrë Kokëdhimës 1.2 milionë dollarë. Bëhet fjalë le të trokasin në zyrën e Farudin Arapit, në redaksinë e “Koha Jonë”, në mënyrë që të kontribuojmë në kthimin e shumave që firma u ka borxh kreditorëve. Për çdo rast mund të faksioni kontratën tuaj edhe në numrin 042/47004 ose 042/47005.

TELEBINGO

9 Janar 2000 • 100 MINL-BINGO me nga 100 mijë lekë • 5 TELE-BINGO me nga 10 milion • 1 MAGIC-BINGO me 5 milion • 1 STAR-BINGO me 1.5 milion

Njoftim

Njoftohet agjensia e marketingut e kompanisë “REA” të shlyejë detyrimet e publicitetit të bërë në gazetën “Koha Jonë” për periudhën shtator 1999. Agjensia e marketingut “Koha Jonë”