Kryeministri mbledh institucionet kryesore për të bllokuar firmat që gërryejnë lumëjtë
Meta kërkon vazhdimin e hetimeve për urën e Peshkatarit
faqe 3
Shqipëria, indiferenca e pafalshme me Kosovën
MENTOR KIKIA
Të tjerët thuajse e kanë pranuar faktin se Kosova tashmë është një shtet. Edhe pse “presidenti” është një njeri i caktuar nga OKB, që ka marrë përsipër administrimin e këtij shteti të sapokrijuar. Pranë UNMIK, kanë instaluar tashmë në Prishtinë zyrat e ndërlidhjes të gjitha shtetet që janë anëtare të NATO-s. Të njëjtin gjë kanë bërë edhe shtete që nuk bëjnë pjesë në Aleancë. Ndërsa, në mënyrë krejt të papakuptimte dhe të pafalshme, ata që ngurrojnë më shumë për të bërë të njëjtën gjë, jemi ne shqiptarët. Është caktuar selia, është rëndë edhe dakord që të instalohet përfaqësuesi diplomatik në Prishtinë, por fakti është se ende Shqipëria nuk ka një “ambasador” të saj në kryeqytetin e dytë saj. Gjatë vizitës së ministrit tonë të jashtëm Paskal Milo në Prishtinë, në vjeshtën e vitit të kaluar, u pranuan parimisht prezenca e një përfaqësuesi shqiptar atje. Ndërsa gjatë vizitës së administratorit të OKB-së në Kosovë, Kushner, në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar, kjo gjë u vendos dhe UNMIK priste vetëm lëvizjen e Tiranës.
Por çfarë ndodh në Tiranë dhe përse ngurohet për të bërë një gjë të tillë? Mësohet se ministri Milo e ka vënë gishtin mbi njeriun e tij që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kosovë. Mësohet gjithashtu se njeriu i Milos është anëtar i minoritetit grek në Shqipëri. Duke mos e cilësuar këtë një paradoks, mbërritja e tij në Prishtinë vonohet për shkak të zvarritjes së procedurave që çojnë në dekretimin e tij nga ana e Presidentit Meidani. Ka apo jo arsye në Tiranë për të justifikuar këto vonesa, për Prishtinën kjo nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka një fakt. Shqipëria duhet ta kishte njeriun e saj në doganën e Morinit dhe, sapo Kushner dha aprovimin e tij zyrtarist për hapjen e zyrës shqiptare në Prishtinë, ai duhej të udhëtonte brenda ditës. Edhe sikur selia të mos ishte gati. Jo se “ambasadori” shqiptar do të ishte zgjidhja e problemeve që ka sot Kosova, por një indiferencë e tillë kalon çdo cak dhe nuk mund të quhet më një gafë diplomatike. Tirana tashmë nuk mund të ketë kurajon të kërkojë një Kosovë shtet të pavarur, pas periudhës “koloniale”, kur vetë nuk respekton rregullin më elementar. Të ketë një njeri të saj në këtë shtet që është duke u farkëtuar. Gjithashtu, me këtë politikë të jashtme, ne nuk duhet të kemi as kurajon të pyesim se përse diplomacia amerikane avioni i “prishet” sapo lë Shkupin apo Prishtinën dhe hyn në qiellin shqiptar.
Juventus prish ëndrrën e Lacios
Faqe 23
Tentativë vjedhjeje në Thesar
Alarmohet policia, por nuk kishte pasoja
Gjendet i këputur dryni i derës prej betoni
faqe 7
Franca kërkon islamikun në burgjet shqiptare
faqe 7
Njoftim në ndihmë të kreditorëve të firmës “2K”
Meqë firma “2K”, e akuzuar si piramidë nga qeveria, nuk pranon publikisht se ka borxh ndaj njerëzve të thjeshtë, atëherë gazeta “Koha Jonë” hap rubrikën “Në ndihmë të kreditorëve të “2K”. Të gjithë personat që kanë depozituar lekë, apo letra me vlerë në llogarinë e Koço Kokëdhimës, i akuzuar si piramidë e fundit në Shqipëri, mund të dërgojnë çdo ditë në redaksinë e gazetës “KJ” kopjen e kontratës që kanë me këtë firmë, në mënyrë që të ndihmojmë në kthimin e shumave që Kokëdhima ka ndaj kreditorëve të tij.
Për çdo rast mund të faksoni kontratën tuaj edhe në numrat 042/47004 dhe 042/47005 ose mund të dërgoni letër në redaksi.