14/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 janar 2000

Pr ishet koalicioni PAD merr valixhet

Sekretari i Përgjithshëm i PAD akuzon: Ku futet Nano ka krisje spektakolare. Pashko: Nuk largohem nga qeverisja pse duan 3 vetë Sekretari i Përgjithshëm i PAD akuzon: Ku futet Nano ka krisje spektakolare Pr ishet koalicioni PAD merr valixhet Pashko: Nuk largohem nga qeverisja pse duan 3 vetë faqe 2-3

Patriotizmi pas Pilafit

Në zhurmën e madhe, që u ngrit me rastin e shkarkimit të dy ministrave të qeverisë Meta, ra në sy një tentativë për t'i dhënë të ngjyrës informacion patriotik. Një nga ministrat e shkarkuar deklaroi në konferencë shtypi se para 4 muajsh ai kishte ndaluar një tragjedi të madhe kombëtare të marrjes së disa depove nga një kompani greke e naftës. Pas këtij denoncimi patriotik u nxitua të eskaloh ej në vetëmburrjet për mbrojtjen e unitetit territorial të atdheut nga qarqe të dyshimta të huaja dhe bile edhe nga rreziku i copëtimit të vendit. Menjëherë pas kësaj opozita demokratike në Shqipëri, që kohët e fundit nuk mendon dhe herë përpara se të flasë, iu bashkëngjit apologjisë atdhetare të ministrave të shkarkuar. A ka efekt ky patriotizëm pas pilafit, aq më tepër që sipas llogarive të thjeshta i bie që akti heroik i “ministrit në fjalë, i presidentit dhe i tre ministrave të tjerë” në mbrojtje të atdheut paska ndodhur para katër muajsh pra në kohën e qeverisë së Pandeli Majkos. Njeriut të thjeshtë nuk mund të mos i vijë në kokë pyetja se përse ministri në fjalë nuk e shpalli rrezikun e atdheut qysh në qeverinë Majko. Përse nuk e shpalli edhe pasi iku Majko? Përse priti derisa të shkarkohej për motive jopatriotike nga qeveria tjetër dhe të nxito nte për më alarm patriotik? Në gjuhën e popullit të thjeshtë kjo quhet patriotizëm pas pilafit. A ka kjo ndonjë efekt. Nuk mendojmë se ka, sepse po të rishikosh tërë rastet e dorëheqjeve që janë bërë në këto vite, do të konstato hosh se ministra e zyrtarë të bojrare të ndryshme politike e partiake, të gjithë shpallin se i kanë hequr nga që kanë mbrojtur interesat e atdheut. Pse ky pasion për lojë patriotike? Kjo bëhet, sepse mendimi i shumë politikanëve të rëndësishëm shqiptare është se mund t’i bësh çfarë të duash këtij populli, mjafton t’i thuash se të tjerët po e shesin, kurse ti nuk ke shitur apo nuk po e shet, dhe e ke kaluar hendekun. Me një fjalë politikanë, që luajnë akoma edhe në vitin 2000 me kartën ksenofobe të Enverit. A zënë vend këto valë? Në këtë Shqipëri vërtet të varfër, por me një popull të pasur në informacion dhe në nivelin kulturor, zor të zërë vend. Është thënë dikur nga dikush se nacionalizmi është streha e fundit e politikanëve të dështuar, por Shqipëria po pasuron këtë përkufizim edhe në shtojcën se nacionalizmi është streha e fundit e politikanëve të shkarkuar.

Serbi i parë ngre flamurin në Tiranë

Shefi i hetimeve Tirana nis procedurat pas padisë faqe 24 Serbi i parë ngre flamurin në Tiranë

Prokuroria bllokon “natën” në Ministri

Dje u shënua data e nisjes së hetimit të parë të denoncuar nga një kryeministër për një ministër. Shefi i hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Agim Trana është nisur vetë drejt vendit të akuzës, Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe ka bllokuar dokumentacionin që ka të bëjë me licensimin e firmave të naftës. Zëf Preçi, ish ministri që vazhdon detyrën deri në emërimin e ministrit të ri, ka qenë vetë pritësi i hetuesit të tij. Tirana ka demonstruar kështu që prokuroria këtë radhë e ka marrë seriozisht një çështje që duket se do t’i mbetet historisë. Një njeri i ardhur nga shoqëria civile në qeveri largohet pas dy muajsh me akuzën për korrupsion dhe në kushtet e mosmbrojtjes nga asnjë forcë politike, gjendet edhe nën peshën psikologjike të burgut. faqe 7

Epidemia e gripit do të përhapet më shumë

faqe 21