15/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 janar 2000

Ministri i Kulturës Edi Rama: E mbështes fort Zana Çelën

Artistët në prag të grevës kombëtare kundër ministrit Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit protestojnë kundër drejtoreshës, ndërsa ministri është në anën e saj faqe 27

Ankthi i fundit ballkanik

ALEKSANDËR ÇIPA Në Ballkan ka mbetur ende një “ishull lufte”. Kështu cilësohet prej vëzhguesve më të ndjeshëm gjendja e ndezur që ka mbërthyer Malin e Zi cili përpëlitet me zgjuarsi për shkëputje nga kthetrat e së mbeturës Jugosllavi, ose më saktë nga kthetrat e regjimit të kaltërsi të Beogradit. Mirëpo nervozimi i orëve të fundit të pushtetit, gjithmonë mbetet i rrezikshëm, pasi ata që “digjojnë” veprën e mbetur të ikjes së tyre, nuk ndjejnë dhimbësur dhe lidhen me qëndrimin në karrige të pushtetit, deri në shkatërrim të shumëçkaje. Jashtë këtij rast nuk ka se si të mbetet edhe kreu politik i Serbisë zyrtare, Milosheviçi. Në rezidencën e vet presidenciale, duket se letrat që mbartin brapështinë e fundit kanë të shumëshënuar Malin e Zi, këtë republikë që sipas njerëzve që i shërbejnë dhe në “cast të fundit” ai gjatë këtij epilogu politik e cilëson si “pikën e dobët që e sëm bon më tepër”. Mirëpo, ky “separatizëm” i Podgoricës i orvatuar me kujdes nga lidershipi i ri i këtij vendi dhe nga faktori ndërkombëtar, përkon me një mundësi dhe gjendje më delikate të këtij vendi që po ushqen sidoqoftë situatën dhe qëndresën, deri në ekzekutim të ndryshimit. “Dhëmbët” e makinës së rëndë e shtypëse të Milosheviçit, janë mprehur për kafshim të fundit. Dhe në këtë gjest epilogues të jetës së tij diktatoriale, personazhi tragjik i politikës ballkanike s’e ka për gjë të menaxhojë sërish edhe përgjegjake. Diplomacia perëndimore zyrtarisht ka paralajmëruar kryeqytetet ballkanike për “një marrje masash dhe përgjegjësi eventuale”. Paralelisht me këtë njoftim-këshillues duket se kanë rrjedhur edhe masat përgatitore për një emergjencë humanitare. Në Portin e Durrësit kanë mbërritur disa kontingjente ndihmash si dhe mjete që të rikujtojnë episodet paralajmëruese të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova vitin e shkuar. Ndërkohë që në pikëpamjen luftëra masat kanë qenë dhe mbeten të realizuara në mënyrë të paakthyeshme. Megjithatë në kanceloritë e NATO-s dhe sipas diplomacisë amerikane, shqetësimi po një orë e fundit një angazhim më intensiv. Zbritja e nësekretarit amerikan të politikës për Mbrojtjen Slocombe në Tiranë, (e para vizitë amerikane e paanulluar në gjashtë muajt e fundit) jo vetëm që shënon një rikthim komunikimesh nga afër me kryeqytetin tonë zyrtar të Washingtonit, por sipas vetë zyrtarit “...do të shoqërohet edhe nga shumë vizita të tjera...” “Ndërkohë deklarimi për shtimin e prezencës amerikane dhe të NATO-s në Shqipërinë nga vetë presidenti Meidani, lehtë të kuptohet çartë nëtekst si Shënjë kryetë në këtë skaj ballkanik. Brenda këtij konteksti mbeten edhe takimet e ditës së fundit të zëvendësministrit të Jashtëm shqiptar Bushidha dhe deklarimi Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Robertson për një zbritje të afërt në Tiranë. Gjithshka merr formën e shenjave paralajmëruese se era e krismave dhe rrëmujës serbe mbeten kërcënuese për fqinjën tonë veriore të mpakur, i cili kërkon të heqë veten nga kthetrat e së keqes së fundit në gadishull. Sidoqoftë masat humanitare dhe të organizmave të njohura më së shumti flasin për përjashtimin e kriz- mave dhe fluturimeve bombarduese. Por e keqja e mbetur, në ikjen e saj, mbetet e tillë deri në humbjen fatale.

Kontrolli i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Faqe 4

Killëri i Tiranës, në liri të plotë

“Njerëz në polici e njoftojnë për kurthet që i ngrihen” Me dy granata në brez, killeri i pesë viktimave të fundit në kryeqytet, lëviz lirshëm, edhe pse është tani për tani personi më i kërkuar nga agjentë e policisë. Një informacion sekret ka mbërritur ditët e fundit në Drejtorinë e Policisë nga agjentët që janë vënë në ndjekje të tij, për vendodhjen dhe lëvizjet e autorit të dy ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit në Tiranë, pranë Presidencës dhe prapa Hotel “Diplomati”. Burimi zyrtar i Drejtorisë së Policisë në Prefekturën e Tiranës, pohon se është vërtetuar plotësisht që pesë vrasjet e fundit janë kryer nga një dorë e vetme. Tashmë “përbindëshi” që pret kokat e përziera në trafik ndodhet në kryeqytet. Faqe 10

Nesër në “KJ” do të lexoni

Turqia një nga aleatët strategjikë të Shqipërisë