16/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 mars 2000

Nano: Kryeministri Meta të ikë nga kryetari FRESSH

Kryetari i Partisë Socialiste befason drejtuesit Eurosocialistë. Meta duhet t’i nënshtrohet statutit të ri “Bashkë me Poçin dhe Doklen të zgjedhë vetëm njërin nga funksionet” Kryetari i Partisë Socialiste befason drejtuesit Eurosocialistë. Meta duhet t’i nënshtrohet statutit të ri Nano: Kryeministri Meta të ikë nga kryetari FRESSH “Bashkë me Poçin dhe Doklen të zgjedhë vetëm njërin nga funksionet” faqe 3

Kulaçi për Bufin, kërbaçi për Preçin

Qëndrimi i vendosur i kryeministrit Meta ndaj shkeljeve e qëndrimeve të ministrave Zogaj e Preçi duhet vlerësuar pozitivisht duke u interpretuar si një përpjekje për vendosjen e shtetit ligjor. Lidhur me këtë, domethënës është fakti që kryeministri po kërkon deri dhe ndëshkimin e njëri prej tyre, duke kërkuar ndjekjen e çështjes së tij penalisht nga organet përkatëse. Në këtë mënyrë, duke pasur parasysh mënyrën e njëjtë të reagimit të tij edhe në raste të tjera me funksionarë të rangjeve më të ulëta, në opinion po kristalizohet bindja se kryeministri Meta “nuk të fal”. Pra, krejt ndryshe nga praktikat e deritanishme ku shkelësit e ligjit mjaftoheshin, e shumta, vetëm me një shkarkim nga detyra. Konkretisht, disa prej ministrave që kanë humbur postin për shkelje të ligjit dhe përfitime të paligjshme nuk kanë marrë asnjë dënim, madje vazhdojnë të ruajnë dhe privilegje në ndonjë institucion shtetëror. Mirëpo, pa u ulur aspak vlerat e këmbënguljes së Metës për t’i shkuar deri në fund veprimit të ligjit ndaj dy ministrave që shkarkoi tani së fundi, gjithçka do të ishte gjysmake nëse ai nuk do të kërkonte të përdorej i njëjti metër edhe për funksionarët dhe ministrat e qeverive të mëparshme abuzimet e të cilëve janë vërtetuar ose mund të vërtetohen në të ardhmen. Në qoftë se sot opinioni e sheh me një farë dyshimi këmbënguljen e Metës për të “ndëshkuar” ligjërisht Preçin, kjo në masën më të madhe lidhet pikërisht me atë që deri tani disa zyrtarë që ndonëse kanë vjedhur me të dy duart, e “kanë kaluar lumin” pa u hyrë gjemb në këmbë. Rasti më banal në këtë aspekt lidhet pikërisht me paraardhësin e ish-ministrit, Zef Preçi, Ylli Bufin. Duke i vënë këto dy figura përballë njëra-tjetrës, edhe më i humburi do të hutohëj duke menduar se si ka mundësi që Preçi po shkon në “gjyqitë” vetëm për një firmë të kundraligjshme, në kohën që Bufi për dy vjet me radhë bëri rrush e kumbulla pasurinë kombëtare duke ua dhuruar miqve të tij në formë privatizimi pa çmim firmave me qira qesharake, e formë privatizimi pa çmim firmave me qira qesharake, e forma privatizimi pa çmim firmave me qira qesharake, e? Pra, vetëm duke menduar që dëmmet e Bufit shkaktuar ekonomisë së shtetit janë pakrahasueshmërisht më të mëdha se dëmi i firmës së Preçit arrihet në përfundimin se ndodhemi para një padrejtësie. Më e keqja është se lindin dyshime se Bufi kursehet duke qenë se është i lidhur me klane të caktuara brenda PS dhe aleatëve të saj, në kohën që Zef Preçi nuk njihte si njeri i klaneve. Në një rast të tillë, vullneti i Metës për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e tjera do të komprometohej rëndë, duke ia ulur kështu reputacionin dhe qeverisjes së drejtuar prej tij.

Jep shpjegime bisha e Ballkanit

Faqe 13 Jep shpjegime bisha e Ballkanit

Ekspertët e Metës kontrollojnë doganat

faqe 19

Nesër në TV KOHA do të ndiqni: Rrëfimi i dy ish ministrave: Preç Zogaj dhe Zef Preçi

Nesër në TV KOHA do të ndiqni: Rrëfimi i dy ish ministrave: Preç Zogaj dhe Zef Preçi “Ftesë në studio”, ora 21⁰⁰