Kryeministri Vujanoviç në takimin me Metën: Do të ndahemi me Serbinë
UNHCR dhe Pushteti Lokal i Shkodrës fillojnë përgatitjet për refugjatët nga Mali i Zi
faqe 5, 7
O vizën, o jetën
ENKEL DEMI
Dje u arrit gjendeshin kufomat e para të tragjedisë së radhës në Otranto. Grupet e zbulimit shqiptaro-italiane janë duke kërkuar edhe plot 50 kufoma të tjera, të cilat mendohet që jo të gjitha të jenë shqiptare (ndoshta një pjesë e tyre një anije turke mund t’i ketë shpëtuar). Mes këtij grupi klandestinësh të nisur në 30 dhjetor të mendohet të jenë edhe kurdë apo njerëz të etnive të tjera që ushqejnë kohët e fundit trafikun e klandestinëve italo-shqiptar. Në të dy brigjet është dhënë alarmi, ndërsa mediat po merren me këtë lajm prej ditësh. Nëse të gjithë pasagjerët e këtij skafi do të kenë vdekur, si dhe thuhet në Gjirin e Vlorës, tragjedia është e jashtëzakonshme.
Të vetmit që ende deri më tash nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të ftohta janë diplomatët e të dy vendeve. Nga Ministria jonë e Jashtme nuk ka asnjë reagim, ndërsa nga Farnesina nuk pritet ndonjë ndryshim politik në lidhje me regjimin e vizave italiane për shqiptarët.
Vetëm në javë më parë Ambasada italiane në Tiranë nuk pranoi të jepte viza për të afërmit e të “Katërtit të Rades”. Një pjesë e tyre protestuan me banderola dhe fotografitë e të afërmve të përpirë nga deti para Ambasades, ndërsa të tjerë mesohët të kenë shkuar për të ndjekur gjyqin me SKAF. Ky është skandali më vete. Të përkurrit nga tragjedia e detit, rrezikojnë kokën po në det për të gjetur drejtësi, sepse ndonjë burokrat italian në ambasadë nuk e sheh të nevojshme t’i pajisë viktimat me një vizë, qofte dhe afatshkurtër.
Pavarësisht se në Vlorë është hapur konsullata, procedurat për marrjen e vizave italiane janë ende të renda dhe pak kush ka mundësi i respektojë burokracitë e vena nga ligjet e këtij vendi. Të gjithë Qeveritë italiane kanë dhënë vijet që bëjnë presion mbi Tiranën zyrtare për të bllokuar trafikun, i cili sërish pas jo zotën shqiptarët, por edhe drogë, armë e prostituta. Askush nga këto Qeveri nuk ka lehtësuar regjimin e vizave për shqiptarët. Kjo nuk duhet lehtësuar emigrimin e shqiptarëve.
Kjo nuk mud të llogaritet është fare e thjeshtë. Fizikpse. Ajo që mund të llogaritet është fare e thjeshtë. Fizikisht shqiptarët tani e kanë të pamundur të dërgojnë në Itali. Aq sa janë sot në këtë vend janë maksimumi, ndaj edhe sikur vizat të hiqen fare, më tepër se kaq shqiptarët nuk do të ketë më në tokën e italianëve. Ata që marrin skafin ose janë pakica ekstreme e mbetur që do të punojë në Itali, ose hallexhinj si puna e të afërmve të Otrantos. Mungesa e vizave do të thotë edhe dobësim total të trafikut dhe punë më e lehtë për bllokimin e tij. Por duket vetë shtetarët e Italisë nuk kanë interes ta mbyllin këtë histori. Në radhë të parë presioni që i bëhet Tiranës për trafikën është një mjet për të mbajtur peng ata dhe në radhë të dytë fundi i trafikut, ndoshta do të thotë fund i mallrave të shtrenjta si droga, armët dhe prostitutat, fitimet e të cilave nuk është çudi që shtetarët e vendit të tyre i përfitojnë. Ndaj, shqiptarëve u duhet edhe për ca kohë të mbajnë radhën dhe të kaptojnë detin, ndërsa pas diplomacia e vet nuk i mbron, por hesht.
Mos të spekullujmë me Rambujënë
Faqe 16-17
Mos të spekullujmë me Rambujënë
Greve e përgjithshme traditore
Shkallëzohet konflikti i artistëve të TOB-it me administratën
Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit kanë shpallur të premë grevë të përgjithshme me afat treditor.
Kjo është forma që ata kanë zgjedhur në shenjë proteste, ndaj drejtorisë së TOB-it, pas vendimit të fundit marrë nga kjo drejtori, zbatimi i të cilit ka sjellë përjashtimin nga puna të udhëheqësit artistik Bujar Llapaj, mjeshtres së korit Suzana Turku, Artiste e merituar dhe të pesë orkestrantëve e një korist. Sipas tyre, çdo gjë e ndodhur këto tre muaj e fundit në TOB, duke përfshirë dhe përjashtimin e artistëve të lartpërmendur “kërkojnë përshpejtimin e fundit të historisë së operas shqiptare” si dhe “vërtetojnë qartë qëllimin shkëputimtar të projekt-ligjit famëkeq ‘Për teatrin’.”
Faqe 27