PS: Parlamenti fajtor për krizën me artistët
Komisioni Parlamentar i Kulturës prej pesë muajsh zvarrit ligjin
Pas nxjerrjes nga greva, dje miting në shesh me thirrjen “poshtë qeveria”
faqe 5, 26-27
Kushtet e BE komprometojnë qeverisjen
GAVROSH LEVONJA Dje, emisari radhës i ardhur nga Evropa u përsëriti zyrtarëve shqiptarë kushtet gjithashtu të radhës që Shqipëria t’i ndiqet drejt e gjelbërt për të mundësuar afrimin e saj me institucionet ndërkombëtare, në radhë të parë ato europiane. Au të stërpërsëritura janë kushtet që evropi[?] evropianët u paraqesin zyrtarëve tanë, sa që edhe më të humburit janë në gjendje t’i riprodhojnë pa ndonjë vështirësi. Por, po t’i besosh propagandës zyrtare dhe asaj proqeveritare, të krijohet bindja se Shqipërisë i janë hapur të gjitha dyert dhe mezi po presin që ajo të marrë mundimin për të hedhur hapin e fundit përtej pragut të NATO-s, apo BE-së. Sipas kësaj, Shqipëria duhej të ishte anëtarësuar disa herë në grupimet e mësipërme. Mirëpo vlerësimet dhe këshillat e miqve nga Evropa e Amerika kontrastojnë dukshëm me këtë lloj propagande, e ngjashme me atë të “fakt social në Evropë”, apo të “vendit më të demokratizuar të Lindjes”. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh se në proceset integruese ne ndodhemi të fundit në të gjitha listat, duke na kaluar dhe shtete që nuk kanë mbushur akoma dekadën e parë të jetës, si Maqedonia, të krijohet përshtypja se në Perëndim Shqipëria shihet si një partner problematik. Por, me t’u njohur me përmbajtjen e kërkesave e rekomandimeve që i transmetohen vazhdimisht Tiranës, kupton lehtë se në fund të fundit, gjithçka lidhet me paaftësinë, apo mungesën e dëshirës së qeveritarëve shqiptarë për të përmbushur. Mysafirët evropianë që vijnë në Tiranë u kërkojnë zyrtarëve tanë të lartë plotësimin e kushteve të tilla si rritjen e sigurisë në vend, rregullimin e situatës makroekonomike si dhe forcimin e administratës apo gjëra të tjera, të cilat lidhen, ose janë derivat i këtyre. Në fund të fundit, tre kërkesat e mësipërme kanë si emërues të përbashkët atë që njihet me emrin qeverisje. Kështu, duke u ndeshur me rrethanën e terma siguri, situata makroekonomike, forcim të administratës arrihet në përfundimin se miqtë tanë, duke përfshirë dhe ata që po luajnë çdo gur për ta futur Shqipërinë në familjen evropiane, nuk janë të pakënaqur me qeverisjen për të mos thënë të zhgënjyer. E keqja është se edhe për vetë qeveritarët e sotëm integrimin dhe kushtet në fjalë që miqtë nuk reshtin së përsërituri, kanë qenë dhe janë shtyllat kryesore të propagandës së tyre. Madje, tre vjet më parë ata erdhën në pushtet me premtimin se “do të ringrinin shtetin që rrënoi Berisha”. Ashtu si paraardhësit, edhe i dërguari i fundit nga Evropa ka caktuar një afat për plotësimin e këtyre kushteve. Mirëpo duke gjykuar në bazë të një algoritmi të nxjerrë pas këtij afati pritet të vijë një i dërguar tjetër për të caktuar një afat tjetër, pavarësisht se realisht vendi do të endet edhe më tej në shkretëtirën e izolimit.
“Orizi”, Hajdaraga udhëheq tenderin
“Orizi”, Hajdaraga udhëheq tenderin. Faqe 7
Nga Kuçova dëshmor i UÇK
Historia e një të zhdukuri
I humbur prej 10 muajsh një 23 vjeçar nga Kuçova është zbuluar se ishte vrarë gjatë një beteje me serbët në Gjakovë. Autoritetet shqiptare ende hezitojnë ta varrosin atë si dëshmorë — faqe 9
Masakrohet shefi i FSHF
Sport
Krerët e klubit të futbollit Vllaznia, pasi kanë ftuar për një kafe nga zyra e tij shefin Besnik Cela e kanë prerë në besë, duke e goditur dhe keqtrajtuar — faqe 22