30/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 janar 2000

SHBA-Metës: luftoni korrupsionin t’ju ndihmojmë

Pas kushteve të BE për Paktin, në Tiranë mbërrin nësekretari amerikan Pickering: Vetëm kështu do të gëzoni përkrahjen dhe mbështetjen tonë faqe 3 Pas kushteve të BE për Paktin, në Tiranë mbërrin nësekretari amerikan SHBA-Metës: luftoni korrupsionin t’ju ndihmojmë Pickering: Vetëm kështu do të gëzoni përkrahjen dhe mbështetjen tonë faqe 3

Projektligjet e fjetur

Disa ditë më parë, në përpjekje për t’u çliruar nga protestat e artistëve, për të cilat nuk përjashtohet rreziku i zgjerimit të tyre, parlamentarët socialiste akuzuan komisionin e kulturës për zvarrisjen e miratimit të projektligjit për teatrin. Sipas socialistëve, mungesa e një ligji, i cili të sanksionte të drejtat dhe detyrat e artistëve dhe marrëdhëniet e teatrove me strukturat përkatëse të shtetit është shkaku kryesor që ka gjeneruar konfliktet e kohëve të fundit midis njerëzve të skenës dhe drejtuesve të tyre në pozitat e përfaqësuesve të shtetit. Duke lënë mënjanë efektin negativ të shkaktuar nga vakumi i mungesës së “Ligjit për teatrin”, ata që ndjekin aktivitetet e parlamentit shqiptar, nuk e kanë të vështirë të gjejnë dhe disa projektligje shumë më të rëndësishëm nga ai “për teatrin”, të cilat ndonëse mund të kenë vite që janë diskutuar, akoma nuk kanë marrë vulën e miratimit nga kartonat e gjelbërt të deputetëve. Ndër këto mund të përmenden “Projektligji për Duhanin” i hedhur në tryezën e diskutimit që në vitin 1994, “Projektligji për pastrimin e parave”, që doli në rendin e ditës në periudhën kur pritej rënia e piramidave financiare, pra nga fundi i vitit 1996, “projektligji i Prokurorisë”, i vitit 1998 dhe tani së fundi ai i teatrit. Po të gjykosh nga nevoja për to si dhe roli që kanë projektligjet e mësipërme në zhvillimin normal të disa aktiviteteve, nga të cilët varet së tepërmi stabiliteti i vendit, është me të vërtetë një paradoks lënia e tyre në harresë për t’u angazhuar me ligje të parëndësishëm, fjala vjen si ai “i të ushqyerit me ligje” etj. Por, në një kohë që politikanët shqiptarë ndodhen në “syrin e ciklonit” përsa i përket akuzave për lidhje të tyre me botën e krimit, nuk ka si të mos lindë dyshimi që zvarrisja e projektligjeve si ato në fjalë mund të jetë diçka e qëllimshme, për të lënë shteg të shumta për spekullime dhe abuzime. Këto dyshime shtohen së tepërmi po të kihen parasysh edhe këmbëngulja e institucioneve ndërkombëtare dhe vendeve të ndryshme për futjen në jetën e përditshme të ligjeve të mësipërm. Kështu, p.sh. një ligj mbi pastrimin e parave, do të vështirësonte së tepërmi aktivitetin e mafies financiare të lidhur me struktura të caktuara shtetërore. Në mënyrë të ngjashme, edhe organet e prokurorisë ndjehen dualidhur për të vepruar me efikasitet kundër krimit në mungesë të një ligji, i cili të sanksionojë kompetencat e tyre. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë më shumë hapësirë dhe frymëmarrje për krimin. Së fundi, mosangazhimi për të kthyer në ligje disa nga projektligjet e rëndësishëm komprometon dëshirën e politikanëve shqiptarë për të ndërtuar një shtet ligjor.

Piramidë në bankën e shtetit

Faqe 9

Mafia mban peng projektligjin e duhanit

Ligji i ri mbron prodhimin vendas Faqe 16-17 Mafia mban peng projektligjin e duhanit Është hartuar që në vitin 1994 dhe asnjë kabinet qeveritar nuk e ka kaluar për miratim në Parlament

Gratë socialiste përzënë nga sheshi grevistët

Faqe 11