01/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 shkurt 2000

Meta: Fillon “dora e fortë” e shtetit

Kryeministri takon artistët. Grevistët u rikthehen institucioneve ligjore Meta: Fillon “dora e fortë” e shtetit Përfaqësuesit e qeverisë nuk lëvizin nga kërcënimi faqe 6-7

Porta amerikane në Ballkan

GAVROSH LEVONJA Pas disa vizitave të munguara të justifikuara me “shkaqet atmosferike”, Tomas Pickering është zyrtari i parë i lartë amerikan që zbret në Shqipëri që prej ngjarjeve të 14 shtatorit të vitit 1998. Natyrisht, një fakt i tillë ka shtuar ndjeshëm interesin e klasës politike shqiptare për këtë vizitë. Kjo, sepse, vlerësimet e zyrtarit amerikan, priteshin me padurim nga pushteti por dhe opozita për t’u shfrytëzuar si kapital politik. Kështu, notat pozitive të zotit Pickering në adresë të qeverisjes do të përdoreshin nga Meta dhe ekipi i tij për t’i bërë ballë fushatës së ditëve të fundit të Berishës, në kohën që vërejtjet e kritikat e nësekretarit amerikan të Shtetit të faturuara qeverisë do të bëheshin shpejt pjesë e bagazhit propagandistik të liderit opozitar. Por, në këtë aspekt, vizita e zotit Pickering solli zhgënjim në të dy krahët e politikës shqiptare. A thua se ai ishte në dijeni që çdo fjalë e tij do të kthehej në një armë nga politikanët shqiptarë për të luftuar njëri tjetrin. Vlerësimet e zotit Pickering ishin të përgjithshme, ku kalimthi përmendeshin ato gjëra që dëgjohen çdo ditë duke qenë si temë e preferuar e gjithë emisarëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Por, mbi të gjitha, dukej qartë se vizita e zyrtarit amerikan në Shqipëri ishte e lidhur me një hapësirë shumë të gjerë se ajo shqiptare. Madje, mund të thuhet se qëllimi i asaj pjese të vizitës së Pickeringut që ka të bëjë me Shqipërinë dukej se ishte të eksploronte politikën shqiptare lidhur me zhvillimet në rajon, mbi të gjitha përsa i përket Paktit të Stabilitetit dhe implementimit të tij. Pa dyshim, më realist në këtë drejtim është treguar lideri socialist, Nano, i cili takimin e tij me nësekretarin amerikan të Shtetit e shfrytëzoi për t’i ekspozuar idetë dhe nismat e tij për Paktin e Stabilitetit, ndoshta dhe pse e sheh veten në një pozicion më të avancuar se të tjerët. Nga ana tjetër, tepër domethënës ishte qëndrimi i zyrtarit dhe interesimi i veçantë i zyrtarit amerikan për qytetin e Durrësit. Ky interesim është edhe në vazhdën e deklarimeve të presidentit amerikan, Klinton për portin më të madh të Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë. Një interesim i tillë amerikan për Durrësin lidhet me faktin se ai është terminali i Korridorit 8, arterios kryesore që përshkon vendet e angazhuara në Paktin e Stabilitetit. Por, ky interesim i treguar hapur për Durrësin dhe Korridorin 8 mund të interpretohet dhe si një “tërheqje vesh” për Tiranën zyrtare dhe, sidomos për ata zyrtarë të cilët reklamojnë e hedhin firma për disa të ashtuquajtur “korridore” që u vënë numra apo emra.

Korridori 8, rruga e sigurt e qeverisë Faqe 3

Granatë për të shfarosur familjen

Policia: Ngjarja lidhet me një gjakmarrje të vjetër Kur Aleksandri 8 vjeç, i uritur, po i lutej nënës të shpejtonte për gatimin e supës, aroma e së cilës ishte shpërndarë në kuzhinë, mori fund qetësia për familjen Gjojakaj. Zhurma dhe tymi hynë brutalish në gajashtë. Dikush, i nisur nga instinkti i hakmarrjes ka prishur gjithçka dhe ka rrezikuar jetën e gjashtë familjeve dhe prindërve të tyre. Për fat nuk humbi asnjë jetë, por rikthimi në normalitet i familjes do të jetë shumë i vështirë. Aty humbi siguria, përveç dëmeve të tjera të riparueshme. Familja e ardhur nga Tropoja, kishte ndërtuar jetën në Tiranë pa shumë pretendime. Hakmarrja, që ndoshta është nisur dikur tjetër, ka goditur edhe fëmijët e pafajshëm. faqe 11

Ushtria, pazare edhe me klorin

Faqe 8