02/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 shkurt 2000

Kontrolli: Si humbën 31 milionë dollarë

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për KESH-in zbulon abuzimet e mëdha Ata që duhen të siguronin dritat, kanë marrë paratë faqe 20-21

Kaosi institucional i Paktit të Stabilitetit

ALEKSANDËR ÇIPA Aleanca për Shtet po përjeton krizën e aleancës për Paktin e Stabilitetit. Shqipëria zyrtare ende nuk ka një strukturë të legjitimuar përfaqësimi në kuadër të nismës globale të Paktit për Stabilitet. Kjo mosmarrëveshje që ka sjellë në një kaos institucional përfaqësimi, duket qartë së pari brenda vetë socialistëve. Nëse u referohesh për një çast, kalendarit të lëvizjeve politike dhe propozimeve të artikuluara nga kryetari socialist Nano, dhe përpjekjeve të kabinetit Meta, konstatohet mungesën e një strategjie të përputhur mes përfaqësimit të partisë dhe konkretësisë së saj në Ekzekutiv. Ndërsa kreu i socialistëve Nano shënon një kalendar takimesh në Podgoricë, në Bullgari si dhe me të deleguar të Komunitetit Europian, duke u sugjeruar idetë e veta për strategjinë e Paktit, kryeministri Meta në itineraret e veta ballkanike mbetet disi në pozita sugjeruese dhe rekonfirmuese por jo në deklarimet e veta të prera si shef i Ekzekutivit, pasi ende nuk ka njësi legjitime përfaqësimi. Një ditë më parë në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, sërish është replikuar për përfaqësimin përmes Ekzekutivapo përmes strukturave të propozuara në tryeza ndërpartiake. Madje edhe vetë Ministria e Jashtme në shumë takime të përcaktuara nga strukturat dhe organizmat ndërkombëtarë që dirigjojnë Paktin, është gjendur para dilemës se kujt i duhet besuar kjo e drejtë. Nga ana tjetër, vetë precedenti i mosvotimit për shkak të abstentimit brenda Komisionit Parlamentar i propozimeve të kryetarit socialist Nano për Komisionin e Paktit të Stabilitetit, të kuptohet qartë se “Aleanca për Shtet” ka mbetur në lakun e mospasjes së aleancës së nevojshme për Paktin. Ndërkohë, në planin e përfaqësimit kombëtar në nismën më të madhe politike të Ballkanit, shqiptarët sërish mbesin në provën e “mosgjetjes së fjalës mes vedi”. Opozita e ka pasuruar këtë impotencë institucionale me bojkotin e vet, të cilin në mënyrë absurde nuk e ka shoqëruar qoftë edhe në një rast, me versionin e mundshëm oponent. Përkundër nesh, fqinjët po fitojnë kohë përmes paktit brenda vetvetes, duke fituar shansin dirigjues administrues të resurseve të këtij Pakti-aksion. Athina dhe Shkupi në këtë pikë kanë gjetur çastin të avancojnë përfitueshëm nga vonesa institucionale e Tiranës. Përshtypjet i kontakteve në kryeqytetet ballkanike në fakt, janë sinjalet që Komuniteti Europian imponon për të mos u vazhduar më tej “kënga e vonesave dhe amullisë ballkanike”. Nisja së fundi e vizitave në Tiranë nga zyrtarë amerikanë, le të lexueshëm seriozitetin e Perëndimit në tërësi ndaj “kurimit të sëmundjes shqiptare” të kohës së humbur në prezencën dhe veprimin institucional në Ballkan.

Racistët në pushtet, Bota izolon Austrinë

Faqe 15 Joerg Hajder kryetari i Partisë së Lirisë, Ultra e Djathtë dhe zëvendësja e tij Suzan Riess-Passer para takimit me Shusel

Fier, rrëzohet treni i naftës

150 milionë lekë derdhen nga 5 çisternat Nuk dihet se kush e ka dhënë urdhërin që treni të udhëtojë natën dhe të futet në linjën e ndaluar, por ajo që dihet është se shoqëria shqiptare e naftës “ARMO”, që i shet karburantet me çmime më të lira se firmat importuese, ka humbur 150 milionë lekë dhe 5 cisterna naftë. Kjo humbje mund ta detyrojë, jo vetëm të rrisë çmimin e naftës, por edhe të shtyjë afatin e privatizimit dhe ndoshta të kërkojë ndihmë për të mos falimentuar. Policia po heton, por ende nuk ka gjetur kush e ka dhënë urdhërin për të nisur trenin drejt rrëzimit, në të njëjtën pikë ku është rrëzuar edhe 3 muaj më parë dhe ka humbur një tjetër sasi të madhe nafte. faqe 9

Izraeli, origjina e vërtetë e shqiptarëve

— Faqe 16-17 —